Shkenca është ajo që qëndron pas teknikës së pikturës abstraksioniste të amerikanit, Jackson Pollock

Piktori amerikan, Jackson Pollock mbahet mend për artin e tij abstraksionist-ekspresionist dhe “teknikën pikuese”. Por studiuesit që studionin punën e tij donin të hedhin një vështrim më të thellë në shkencën që qëndron pas artit të tij. Ajo që ata zbuluan një hulumtim i ri është se Pollock manipuloi dinamikën e lëngjeve për të krijuar punën e tij, pavarësisht nëse ishte një vendim i vetëdijshëm apo jo. Studimi u botua të Mërkurën në revistën PLOS ONE .
Disa nga pjesët ikonike të krijuara nga Pollock nuk u krijuan me një furçë, por duke derdhur bojë me ndihmën e një shkopi për të krijuar fillesa mbivendosëse dhe filamente me ngjyra. Dhe atyre pjesëve u mungon paqëndrueshmëria e kaladredhave të dukshme dhe mbështjellje të krijuara nga një lëng kur derdhet.
Pollock do të derdhte bojën në një kanavacë që ai e pozicionoi përtej dyshemesë. Kjo derimsot është përmendur si “teknika e pikimit”, por studiuesit gjithashtu thanë se nuk është me të vërtetë një përshkrim i saktë i asaj që arriti Pollock në realizimin e këtij procesi që është më shumë se krijues.
Pika do të krijonte pikëza përgjatë pikturës së tij, ndërsa Pollock preferonte rryma të vazhdueshme të bojës nëpër kanavacë.
“Si shumica e piktorëve, Jackson Pollock kaloi një proces të gjatë eksperimentimi në mënyrë që të përsosë teknikën e tij,” tha Roberto Zenit, autor i studimit dhe një profesor në Brown’s School of Engineering. “Ajo që ne po përpiqeshim të bënim me këtë hulumtim është të kuptojmë se çfarë përfundimesh arriti Pollock për të ekzekutuar pikturat e tij ashtu siç dëshironte ai. Gjetja jonë kryesore në këtë punim ishte që lëvizjet e Pollock dhe vetitë e pikturave të tij ishin të tilla që ai shmangu këtë mbështjellje jo të qëndrueshme. ”
Studiuesit analizuan video të marra nga Pollock kur ai ishte duke krijuar artin e tij, duke vërejtur shpejtësinë e lëvizjeve të tij dhe distancën nga kanavacë ndërsa derdhi bojë. Ata rikrijuan teknikën e tij, duke përdorur një shiringë për të shpërndarë bojën nga lartësi të ndryshme mbi kanavacë dhe duke ndryshuar shpejtësinë.
“Ne mund të ndryshojmë një gjë në një kohë që të mund të deshifrojmë elementet kryesore të teknikës,” tha Zenit. “Për shembull, ne mund të ndryshojmë lartësinë nga e cila derdhet bojë dhe ta mbajmë shpejtësinë konstante për të parë se si ndryshojnë gjërat”.
Pollock ishte në gjendje të shmangte paqëndrueshmërinë e mbështjelljes bazuar në shpejtësinë e dorës së tij, një distancë të ruajtur nga kanavacë dhe trashësinë e bojës që u përdor.
Studiuesit e krahasuan atë me lëngje të tjerë të trashë, si mjalti, i cili ka tendencë të përkulet lart në një pirg përpara se të përhapet.
“Ajo që ne gjetëm është se ai lëvizi dorën e tij me një shpejtësi mjaft të lartë dhe një lartësi mjaft të shkurtër të tillë që kjo mbështjellje të mos ndodhte,” tha Zenit.
Studiuesit thanë se kjo mungesë gjarpërimi e ngushtë në punën e Pollock mund të përdoret për të ndihmuar në identifikimin dhe vërtetimin e veprave të tij.
“Unë e konsideroj veten si një lajmëtar të mekanikës fluide,” tha Zenit. “Ky është justifikimi im për të folur në shkencë. Është interesante të shohësh se si piktorët janë me të vërtetë virtuozë të programuar në hedhjen e bojës mbi telajo duke krijuar një shkëncë, duke sendërtuar një marrëdhënie, edhe pse ata nuk mund ta dinë atë.”
Shumë nga ne që kemi përcjellë pikturat e Jackson Pollock mund të kemi medituar gjithësi pas çdo veprimi dhe çdo truku me këtë lojë që ai aplikon në hedhjen e bojës mbi tablo, por ky hulumtim rreket të hedh një dritë më të thellë në të kuptuarin dhe përthithjen e atyre “shkarravinave” e stërpikjen e ngjyrangjyrshme të atyre sipërfaqeve të mëdha. Arti kësosoj nuk është vetëm një marrëdhënie, një komunikim, një reflektim shpirtëror në një dukshmëri të asaj që ne përcjellim me ëndje dhe hutim, më përfshirje dhe dehje. Arti është edhe shkencë, matematikë, gjeometri, siç e vërtetojnë studiuesit në këtë tëjpamësi të veprave të Jackson Pollock.
Ashley Strickland , CNN
Përgatiti: Albert Vataj