Eufrazia, anti inflamator i eufrazisë është shumë i dukshëm tek sanimi i procesit të përflakjes së syve, gojës dhe fytit

Eufrazia -Euphrasia officinalis L.

Eufrazia është bimë njëvjeçare gjysmëparazite e cila lidhet për rrënjët e barërave. Gjethet i ka të vogla, të gjata një cm, dhe gjysmë cm të gjëra, kanë formë lanceolaste dhe të dhëmbëzuara. Lulet jashtëzakonisht të bukura janë me ngjyrë të bardhë apo roze me pika të verdha të ndritshme në qendrën e lules. Shija e bimës është e njelmët apo e idhët. Egzistojnë disa lloje të eufrazisë dhe të gjitha janë të përdorshme në qëllimet fitoterapeutike. Bimën mund ta gjejmë nëpër livadhe dhe nëpër të gjitha vendet e mbuluara me bar në tërë Europën. Në mjekësinë herbale përdoret e gjithë bima në lulëzim – Herba Euphrasiae.

Përmban: glikozide iriodoide duke përfshirë edhe sukobin, tanin, vaj eterik, rrëshirë, alkalode, sterole, aminoacide dheholin.

Veprimi: antikataral, antiseptik, adstringent, tonik, digestiv, medikament për sy, tonik mukosal…

Përdorimi : më së shpeshti përdoret për shërimin e sëmundjeve të syve, të konjuktovitisit, blefaritisit, iridociklitisit dhe të tjerave. Pos efektit të tij në përflakjen dhe infektimet e syrit, egziston tradita e përdorimit të eufrazisë edhe në sëmundjet serioze të syrit, si katarakti, madje edhe dobësimi i shiqimit. Nëse eufrazia nuk mund të sanon këtë gjendje, atëherë sigurisht bëhet fjalë për problem shumë serioz të cilin i duhet lëshuar oftamologut. Në trajtimin e problemeve të jashtme të syve, eufrazia mund të kombinohet me hamamelis, buzë gomarin (Verbascum thapsus), marajën (Foenicun), gjethe dellin (dejç), lule kumaku (mërgjyze) dhe agrimonin.

Eufrazia është medikamenti bimor më i mirë për trajtimin e sëmundjeve të mukozës. Përdorimi është i dyfishtë: lokal (taninet) dhe intern nëpërmes qarkullimit të gjakut (aukobin). Eufrazia është edhe tonik mukozal, që është koncept i ri dhe ka të bëjë në aftësinë e saj që të përmirëson integritetin e membranave qelizore sipërfaqësore të epitelit mukozal. Efekti anti inflamator i eufrazisë është shumë i dukshëm tek sanimi i procesit të përflakjes së syve, gojës dhe fytit. Duhet të përmend që aukubini, njëri prej elementeve aktive të eufrazisë, është antibiotik, që spjegon disa veti pozitive të kësaj bime. Bashkë me ECHINACEOM krijon një lidhje të mrekullueshme i cili shëron ethet peludike. Eufrazia është edhe tonik gjeneral, kështu që rekomandohet për forcimin e organizmit. Posedon edhe veti digestive, butësisht stimulon lëngjet e stomakut dhe me këtë edhe jashtëqitjen. Pos kësaj, bollëku i taninit të cilin bima përmban pengon erozionin e mukozës së stomakut.

Dozimi: për përdorimin e brendshëm bëhet dekokti i bimës – një lugë e madhe në 2 dcl. Pihet dy herë në ditë, derisa për përdorimin e jashtëm (për shpërlarjen e syve apo për peca) bëhet dekokti:

Tinktura: në ditë mirren 30 deri 50 pika

Rrikë, rrapane, rrigë (Cochlearia armoracia)

Armoracia rusticana (Cruiferae, brasicacea)

Rrikë, rrapane, rrigë (Cochlearia armoracia)

Është anëtare e njohur e familjes së lakrës, të cilën e njohim përmes gjetheve të mëdha të shkëlqyera, me ngjyrë të gjelbër të errët,lanceolare të dhëmbëzuara në skaje. Kërcelli në maje përmban lulen e përherë nga lulëzat e vogëla të bardha me katër petale. Rrënjën e ka të trashë, të madhe e të gjatë gjer më 60 cm. me erë specifike dhe të fortë.

Kjo bimë preardhjen e ka nga Europa lindore, ndërsa sot është e përhapur në mbarë botën dhe kultivohet me kënaqësi.

Këtë bimë mund ta gjejmë buzë rrugëve, livadheve, vendeve të braktisura, buzë rrjedhës ujore.

Për qëllime mjekësore përdoret rrënja e bimës e cila nxirret në vjeshtë.

Përdorimi : Është një nga stimuluesit më të mirë të qarkullimit të gjakut e cila rritë rrjedhjën egjakut në inde duke provokuar ndenjën e nxehtësisë në organizëm. Kjo d.m.th. edhe shërim më i lehtë Është me rëndësi të theksohet se kjo bimë është një nga postulat bazë të fitoterapisë Angloamerikane ose e fiziomedikalizmit, përdorimi i kujdesshëm i stimulatorëve cirkulative (!?). Kjo bimë është trashëgim i drejpërdrejtë i mjekësisë popullore te indianët amerikan. Te indianët stimulator bazë i qarkullimit të gjakut ka qenë speci djegës, xhenxhefili (zingibera off.) etj.

Në traditën europiane përdorimi i Armoracia rusticana është kryesishtë në qarkullimin lokal (Gjermani). Me marrjen e kësaj bime, me të madhe rritet qarkullimi i gjakut në inde (të gjitha indet) , pra që paraqet materien ideale te të gjitha rastet kronike të përcjellura me qarkullim të dobët dhe ftohje.Lokalisht e aplikuar është ideale kundër kallove të nyjeve, indeve. Me rëndësi është të përmendet veprimi i fortë antibiotik i kësaj bime duke inhibuar rritjen e bakterieve patogjene. Glykozidet dhe vaji apsorbohen nëpër mukozë të lukthit, ndërsa eliminimi i tyre bëhet në veshkë e mushkëri. Gjatë këtij ekskrecioni, këto organe dezinfektohen. Për këtë kjo bimë përdoret për trajtimin e edemave të rrjedhës ujore, si diuretik i fortë, kundër gurit në veshkë. Sikurse edhe shumë mëlmesa, edhe armoracia e sterilizon përmbajtjen e lukthit (ka veprim digjestiv), përmes aktivitetit antiseptik dhe duke stimuluar sekretet dhe enzimet digjistive dhe të ap. të barkut. Ndihmon në punën e pankreasit dhe problemin e tepricës së sheqerit në gjak.

Përmbanë : Glikozide (supstanca fitocido – antibiotike), acid aksorbinik (vit. c), asparagin, vitamin b, rrëshirë, sheqer.

Veprimi : Stimulans i qarkullimit të gjakut dhe lëngjeve të tjera, diuretik, antiseptik, stimulator digjestiv, lokalishtë është rubefacientë, citofilaktik.

Dozimi dhe përdorimi : Rrënja e freskët tre herë nga 2- 4 (dy- katër) gram gjatë ushqimit merret e freskët.

Tinktura: 3 herë nga 20 pika para ushqimit.

Shurupi: Rrënja e freskët e prerë mbulohet me sheqer dhe vendoset në frigoriferë. Ruhet në frigoriferë