Atë Bernardin Palaj tërë kohën ia kushtoi mbledhjes së rapsodive shqiptarë

Aleksander Tanushi, OFM

Atë Bernardin Palaj lindi ne fshatin Shllak të Shkodrës më 2 tetor të vitit 1894. Rrjedhë nga një familje që e çmonte diturinë dhe qeshtjen kombtare.

Mësimet e para i mori në shkollen fillore të Etërve Françeskan në Shkoder që drejtohej nga Atë Gjergj Fishta.

Pas gjimnazit në Seminarin Françeskan kreu edhe studimet e Liceut, në Salzburg, përkatësisht në drejtimin filozofi – teologji. Në Isbruck të Austrisë ndoqi edhe kurset univerzitare të Fakultetit shtetror të letërsisë.

Zhgunin françeskan e veshi më 15 shtatorë të vitit 1911, ndersa në gusht të vitit 1919 u shugurua meshtar.

Më 1920 Atë Bernardini debuton për her të parë në revisten “HYLLI I DRITES” që drejtohej prej Fishtes, një studim i cili zgjoi kureshtjen e lexuesve të shumtë të popullit shqiptar.

Ndërkohë Atë Bernardini ishte edhe profesor i gjuhës shqipe dhe i gjuhes latine në Liceun ILLYRICUM të Shkodres, përkatësisht famullitar në Dioqezen e Pultit dhe të Rubikut.

Më 15 prill të vitit 1923 bashkë më vllëzrit Mjeda, Fishtën, Harapin, Prenushin, e disa të tjer botuan në Shkodër gazetën “ORA E MALEVË”.

Përveç si meshtar Atë Bernardini njihet si mbledhës i pasionuar i folklorit, përkatësisht i rapsodive të malësisë. Shkroi dhe botoi poema epiko – lirike me pseudonimet: Kukel Lapaj, Konstandinus, Viator, përpos këtyre ishte edhe etnograf, muzikant e pianist.

Botoi edhe shumë punime rreth dokeve, zakoneve etj.

Më 1940 merr pjesë në KONGRESIN E STUDIMEVE SHQIPTARE. Ndersa më 1944 rikthehet famullitar, ndersa dy vite më vonë më 1946 arrestohet si armik i popullit nga komunistët ku edhe vdes më 8 dhjetorë të vitit 1947 në Burgun e Shkodrës.

Për 15 vjet mblodhi rapsodi në Malsi

Nga viti 1919 – 1934 Atë Bernardini tërë kohën ia kushtoi mbledhjes së rapsodive shqiptarë, që për 15 vjet punoi pa nderprerë bashkë më Donat Kurtin ku nisi botimin e këtyre rapsodivë në fillim të Hylli i Drites që drejtohej nga Atë Gjergj Fishta e për ti përfunduar ato në Tiranë, në botimin e dytë veprës së njohur VISARET E KOMBIT këngë kreshnikë dhe legjenda.

Në parathënjën e këti libri ndër të tjera thuhet: “Këngët e vjetra”, që njihen prej malësorëve më emrin “Këngë kreshnike, Këngë të moçme, Këngë lahute”, janë thesari i paçmushëm i gjuhës.

Që në fillim të këtyre këngëve Atë Gjergj Fishta shprehet: “Ku ma ke edhe ndër litëraturë të kombëve të qytetnume një përkthim me ngjyra më të gjalla, më shëmbulltyra më të përshtatuna e më një burrni më bujare ma fisnike e të njëzëshme”.

Atëher kur kihet parasysh se keto se u thanë më lart shihet qartë se Atë Bernardini nuk ishte vetem mbledhës i rapsodive, por Ai i përpunonte ato në variante të ndryshme si poet i fuqishëm me një mjeshtëri të rrallë pa prekur në freskinë orgjinale që ato këngë ngerthenin në vete.

Çfarë tha Fishta dhe cilat janë shtatë poemat e Atë Bernardinit

Poeti Atë Bernardini fillon dhe mbaron brenda viteve 1933 – 1942 ku shkroi shtatë poema epiko – lirike me mbi 6000 vargje si dhe tri poezi, dy prej të cilave u botuan pas vdekjes se tij.

Keto shtatë u botuan në revisten “Hylli i Drites” sipas kësaj kronologjije:

“Prej burgut të jetes” – 1933

“Valet e një shpirti” – 1934

“Moskë – Alkazar” – 1937

“Vorreve të flamurit” – 1937

“Kuq e zi” – 1937

“Ndermjet të shën Gjergjeve” – 1938 dhe

“Kah nata e vetme” – 1941.

Këto zgjuan kureshtjen e opinionit dhe të studiuesve të letërsisë shqipe.

Poeti Atë Gjergj Fishta duke e parë seriozitetin, talentin, mjeshterinë, gjuhën e pastert të keti poeti thotë: Ky ka talent të madh e njef gjuhën shqipe me themel dhe shton se ky do të na kalojë të gjithëve.

Keto janë shtatë poemat e Atë Bernardinit të cilat qëndrojnë si vepra në vete, por që skalisin portretin e poetit si një ndër skalitesit e fjalës, vargut dhe rinis shqiptare.

Etnograf i mirëfillt

Atë Bernardini zë një vend të merituar edhe në etnografinë shqiptare, Ai botoi në Shkodër disa vepra etnografike:

“Dokë e kanu në Dukagjin” – 1942

“Mite, besime e legjenda” – 1943

“Dioqezi i Pultit” – 1943 dhe

“Kanuni i maleve” – 1944.

Për Atë Bernardinin shkruan edhe studiuesi prof. Dr. Alfred Çapaliku në vepren “Atë Bernardin Palaj – Jeta dhe Vepra” ku thotë se Ky e heton psikologjinë e shqiptarëve dhe njef thëllësisht popullin, gurrën e pashterrur të folklorit nëpërmjet të cilit spikaten aspiratat e kombit në përgjithësi.

Kështu që veprat e tij për gjysëm shekulli u heshten, u injoruan, u përbuzen, u nëpërkëmben, dhe pas atij gjysëm shekulli veprat e Atë Bernardin Palaj filluan të shkruhen e të përmenden, sic kemi fatin që sot t’i kemi në revisten tonë dhë të mund t’i lexojmë.

Muzikant dhe Muzikolog

Atë Bernardini njihet si muzikant. Është i njohur si autorë i tekstit dhe i muzikes së këngëve tashë të njohura me përmbajtje patriotike si:

“Flamuri”, “Vaji i bylbylit”, e pra e përmbledhur në tetë vargje ku jepet e gjithë historia e popullit shqiptarë ndersa e dyta i bën jehonë gjendjes së mjerueme të Shqipërisë nën pushtimin fashist.

Këto dy këngë me tekst dhe muzikë të Atë Bernardinit u përhapen në tërë Shqipërinë e sidomos në mesin e rinisë shkodrane.

Ndersa studiusi prof. dr. Alfred Çapaliku shkruan se Atë Bernardini edhe si fëmjë i kishte rënë fyellit e si djalosh e si burrë u bë i ditur edhe në muzikë, ku ishte edhe në orkestëren e Liceut „ILLYRICUM” në Shkodër.

Fundi tragjik

Studiues të shumtë i quajnë Atë Bernardin Palaj dhe Atë Gjergj Fishtën si “HOMERET SHQIPTARË” dhe vepran e tyre si “ILIADË SHQIPTARE” por si përfunduan këta burra të kombit si: Palaj, Harapi dhe Prenushi, Zadeja dhe Kurti? I burgosen, vdiqen nëper burgje disa nga torturat e disa edhe i pushkatuan.

Atë Bernardini e parandinte dhe u thoshte shokëve se nuk do të mund t’u qëndrojë torturave. Dhe vertetë kështu ndodhi në oborrin e Kuvendit Françeskan të kthyer në burg nga regjimi komunist. Atë e mundonin e rrahnin për vdekje deri sa një ditë ia humbën ndienjat. Kjo vazhdoi deri sa edhe ju helmua gjaku dhe vdiq nga një sëmundje i akuzuar si agjent i të huajve.

Një atëdhetar i flaktë që tërë jetën punoi për të mirën e kombit, të mirën e atëdheut u cilësua si i tillë.

Në vend të perfundimit

Studiuesi i jetës dhe i veprës së Atë Bernardinit prof. Dr. Alfred Çapaliku në veprën e tij “Atë Bernardin Palaj – Jeta dhe veprat” për këtë figurë madhorë të letërsisë shqipe ndër të tjera pohon:

“Dhe brezat që shkojnë e vijnë e quajnë argatin e folklorit Atë Bernardin Palaj “LONROST” shqiptar.

Nëse ELIAS LONROST ( 1802 – 1884 ) mblodhi këngë të moçme, histori dhe legjenda duke udhëtuar në të gjitha tokat e tij, që i përdori si për rindertimin e poemes kombëtare finlandeze, të njëjten gjë e bëri edhe Atë Bernardin Palaj duke jua risjellë shqiptarëve nga mjegulla e kohërave”.

___________________________________________

Në Albanovaonline:

VISARET E KOMBIT