Aloa Vera kundër kallove, e sidomos çregullimeve të lëkurës të shkaktuara nga rrezatimet

Aloa Vera ( Aloe Barbadensis Miller)

Kleopatra e përdorte këtë bimë për tretmane kozmetike, krema të prodhura nga Aloa, ndërsa Hipokrati si dhe mjekët tjerë arabë nga kjo bime përgatitnin ilaqe që përdorej për qetësimin e dhimbjeve të nyjeve.

Veprimi mrekullibërës i bimes Aloa Vera

Aloa Vera, emri shkencor i të cilit është Aloe Barbadensis Miller, është bimë tropike me gjethe të gjata të ngushta ngjyrë të blertë dhe me gjilpëra nëpër buzë të tyre, ndërsa lulet i ka të verdha. Shumë i përngjanë kaktuseve. Kjo bimë në vete përmbanë rreth 200 përbërës aktiv në formë të lëngu apo zheleje. Geli (zheleja) përfitohet nga pjesa e brendshme e gjethes dhe i përngjanë një përzierjeje të dendur zhelatinore. Përbërës tjetër i bimës është lëngu i idhët i verdhë që ndodhet në lëvoret e gjetheve të aloes dhe ka efekt laksativ.

Hulumtimet shkencore kanë treguar se kjo bimë poashtu në vete përmbanë  edhe shumë lloje të vitamineve si: kompleksin e vitamins B, A, C dhe E. Nga mineralet këtu bëjnë pjesë: zinku, magneziumi, bakri, kalciumi, hekuri etj. Është e pasur edhe me aminoacide dhe karbohidrate. Prandaj kjo bimë logaritet si produkt dietetik-ushqimor. Janë të njohura më se 300 lloje të kultivuara të kësaj bime në Afrikë. Llojet e ndryshme të bimës Aloa, kanë koncentrim të ndryshëm të materieve mjekuese.

Emri i kësaj bime vje nga fjala arabe e cila fjalë e përshkruan materien e lëngët të idhët ngjyrë të çeltë të trendafiltë. Për këtë bimë janë gjetur shkrime të ndryshme edhe nëpër papiruse, për të cilën thuhet se është bimë shumë e dobishme dhe nga ajo janë prodhuar tableta të vogla kundër infeksionevet të ndryshme.

Përdorimi i bimës Aloa Vera në kohëra antike me sukses ka zgjidhur problemet e ndryshme të sëmundjes së lëkurës si dhe ka qenë shumë e dobishme si laksativ. Spanjolët e kanë bartur njohurinë për këtë bimë në perëndim. Madje një legjendë thotë se Aleksandri i Madh e ka pushtuar një ishull në Oqeanin Indian, ishullin Sokotra, për shkak se aty ndodhej plantazhi më i madh i bimës Aloa, e cila në mënyrë mrekullibërëse kishte mjekuar plagët e ushtarëve të tij. Vend të rëndësishëm kjo bimë kishte zënë edhe në Mjekësinë kineze. Mjekësia tradicionale indiane këtë po ashtu e ka përdorur si laksativ, anihelmintik, kundër hemorroideve dhe për qetësim të mestruacioneve me dhimbje etj. Me gelin e kësaj bime Arapët kanë mjekuar kokëdhimbjen, plagët ethet …

Kulminacionin e popullaritetit në SHBA, Aloa e ariti në vitet e tridhjeta të shekullit të kaluar. Banuesit e atjeshëm e vërejtën efektin mrekullibërës të saj dhe mundësinë e gjerë të përdorimit.

Sot biologjikisht Aloa kultivohet në Afrikën jugore dhe në Amerikë. Ajo po ashtu kultivohet në masë të vogël gjithkund në botë përveq në shkretëtira. Janë të njohura disa plantazhe të Aloas në Teksas. Për ta arritur pjekurinë e vet, bimës Aloa Vera i duhen 4 vite, ndërsa gjatësia e jetës së kësaj bime është 12 vjetë. Pesha e gjethes së pjekur është 1.5 kg. Gjethet e saj duhet mbledhur me dorë.

Janë të njohura dy lloje të aplikimit të kësaj bime në shëndetësi: për përdorim lokal dhe për përdorim peroral. Lëngjet dhe gelli i kësaj bime janë pjesë përbërëse të kremave dhe losioneve për lëkurë që veprojnë kundër kallove, e sidomos çregullimeve të lëkurës të shkaktuara nga rrezatimet, e cila i regjeneron pjesët e lëkurës së dëmtuar dhe qetëson dhimbjet, vepron si qetësues dhe ftohë lëkurën. Gelli i fituar nga kjo bime ka veprim kundër rrudhave ngjashëm sikurse edhe derivatet e vitaminës A. Si prodhim natyror, Gelli nga kjo bimë e arinë pastërtinë 90%, dhe është shumë i efektshëm në puqërza etj. Lëkura e thatë dhe e dehidruar e pëlcitur thjeshtë “e adhuronë” këtë gel. Përparësia e saj është se nuk është i yndyrshëm dhe nuk përlyen robet. Në kozmetikë ky gel përdoret edhe për mirëmbajtje të lëkurës normale.

Për përdorim peroral përdoret në formë lëngjesh, tabletash dhe po ashtu në formë gelli. Nga disa produkte të aloës largohet aloina e cila është laksativ dhe nuk preferohet t’i jepet fëmijëve më të rinjë se 12 vjetë, shtatzënave, dhe lehonave.

Prodhimet nga aloa, nuk logariten si barëra po si produkte ushqyese – dietetike, mirëpo megjithkëtë ato rregullojnë gjendjen e çrreguluar të organizmit.

Si burim natyral i vitamineve, karbohidrateve dhe enzimeve preferohet për gjithë ata që mjekohen pas operacioneve të ndryshme, pastaj te lodhjet pranverore, çrregullimet e jashtëqitjes etj. Para se të vendosim që t’i hjekim qafe hemoroidet me skalpel, mund ta aplikojmë aloën në mënyrë lokale për mjekimin e tyre.

Edhe veprimi i saj baktericid, fungicid apo virusal nuk është i dyshimtë. Me këtë bimë me sukses mund të rritet imuniteti i organizmit dhe të forcohen mekanizmat e saj mbrojtës.

Është interesante edhe studimi mbi aloën dhe ndikimi i daj nëpakësimin e nivelin të sheqerit në g jak. Mirëpo te ata që tashmë përdorin barëra kundër sheqerit në gjak, nuk preferohet përdorimi i kësaj bime ngase menjëherë mund ta pakësoj krejt sheqerin në gjak! Prandaj nëse tashmë përdoret kjo bimë për qëllime të pakësimit të sheqerit, duhet njoftuar mjekun që ta kontrolloj sasinë e sheqerit në gjak sa më shpesh.

Përveq tjerash aloa është edhe bimë dekorative e shumë shtëpive. Kultivohet edhe te ne  si bimë e dhomës, ndërsa të dashuruarit aloan e shohin si pastrues të energjisë së keq.