Truri, ky planet i paeksploruar, fakte dhe mundësi njohëse për një prej mistereve të vetes sonë

“Sa më shumë nxë, aq më tepër nxjerr në pah paditurinë time”, kjo maksimë nuk ka pse të na detyrojë të zbresim kokëulur nga kreshta e krenarisë së rreme ku fudullëku na ka ngjitur. Ky përkufizim nuk bën me faj asnjërin nga ne, cilado qoftë përpjekja dhe sakrifica që ai/ajo kanë bërë për të shtytur tej kapacitetet përvetësuese të dijeve. Pafundësia e gjithësisë dhe ajo e nxënies janë dy prej grishjeve më të ethshme të njeriut. Këto dimensione të pamatshme na tregojnë, jo vetëm papërfillshmërinë e raporteve, por na nxisin të kërkojmë brenda nesh dhe mundësisë, rivlerësimin e kapaciteteve zotëruese të përcaktimit të caqeve njohës. Nëse dija dhe gjithësia janë të pafundme, jemi ne që i dëshmojmë këto fakte dhe na mbetet ne që t’i shtytim më tej këto caqe. Dija dhe drita janë arsyet e themelta dhe motivime të qenësishme të rrugëtimit tonë në jetë. Gjithçka tjetër është në funksion të këtij qëllimi.

E bëra këtë shënim për të kërkuar vëmendje dhe për t’i qenë mirënjohës, Selim Kurtit, një miku në Facebook, i cili publikon, gjithnjë dhe pa u zhgënjyer nëse nuk ka mundur të marrë pritshmëritë e interesimit, gjëra me shumë interes, njëra prej të cilave janë këto të dhëna telegrafisht për trurin.

 

Duket si një planet i porsazbuluar. Edhe pse e e kemi kaq afër, edhe pse taborre me njerëz i kanë kushtuar gjithë jetën hulumtimit të tij, ai duket ende i largët, i errët, misterioz, i paeksploruar.

Si punon ai? Si zhvillohet? Si ndikon në gjumin e kujtesën tonë? Si e kontrollon gjithçka mendojmë, flasim e bëjmë?

Faktet e mëposhtme mund të na mësojnë diçka.

  1. Truri njerëzor peshon rreth 1,4 kg.
  2. Truri i madh (cerebrum) përbën 85% të peshës së gjithë trurit.
  3. Lënda e hirtë e trurit përbëhet nga trupat e neuroneve, të cilët mbledhin e tejçojnë sinjale.
  4. Lënda e bardhë përbëhet nga dentritet dhe aksonet, të cilët krijojnë rrjetin përmes të cilit neuronet dërgojnë sinjalet.
  5. 60% e trurit është lëndë e bardhë dhe 40% lëndë e hirtë.
  6. 75% e trurit përbëhet nga uji.
  7. Truri përmban rreth 100 miliardë neurone.
  8. Çdo neuron lidhet me neurone të tjerë me 10-25 mijë sinapse.
  9. Truri nuk dhemb kurrë, sepse në të nuk ka receptorë dhimbjeje.
  10. Në raport me peshën trupore, njeriu ka trurin më të madh. Truri i njeriut përbën 2% të peshës trupore, ndërsa ai i elefantit, arrin deri në 0.15% të peshës trupore.
  11. Gjatësia e enëve trunore të gjakut arrin në 161 mijë km.
  12. Truri njerëzor është organi më i dhjamosur i organizmit tonë: të paktën 60% e tij është dhjamë.
  13. Gjatë shtatzanisë së hershme, në çdo minutë, formohen 250 mijë neurone.
  14. Truri i një fëmije të porsalindur rritet rreth tri herë gjatë vitit të parë të jetës.
  15. Pas moshës 18-vjeçare, truri nuk rritet më.
  16. Një mjedis nxitës mund të rrisë me 25% aftësitë e trurit
  17. Lloji njerëzor vazhdon të prodhojë neurone të reja përgjatë gjithë jetës, si përgjigje ndaj veprimtarisë mendore
  18. Truri i fëmijës zhvillohet duke i lexuar atij me zë të lartë dhe duke biseduar shpesh me të
  19. Emocione si gëzimi, lumturia, frika e trishtimi janë të zhvilluara që në lindje, por tipi i edukimit përcakton formën e zhvillimit të këtyre emocioneve
  20. Shqisa e parë e cila zhvillohet që në mitër, është të prekurit. Buzët dhe faqet e ndjejnë të prekurit në moshën 8-javëshe
  21. Fëmijët që mësojnë dy gjuhë para moshës 5-vjeçare, e ndryshojnë strukturën e trurit dhe kur të rriten kanë më shumë lëndë të përhimtë
  22. Oksigjeni përdor 20% e gjithë oksigjenit të trupit, pra edhe 20% të gjakut qarkullues
  23. Nëse na mungon gjaku për 8-10 sekonda, ne humbasin vetëdijen
  24. Informacioni mund të procesohet me shpejtësi të ndryshme: nga 0.5 m/sek deri në 120 m/sek (431 km/orë)
  25. Mendohet se gogësima ndihmon në shtimin e oksigjenit që shkon në tru.
  26. Neokorteksi përbën 76% të trurit njerëzor dhe është përgjegjës për gjuhën dhe ndërgjegjen.
  27. Çdo pjesë e trurit njerëzor ka një funksion të përcaktuar, prandaj nuk është e vërtetë që ne përdorim vetëm 10% të tij
  28. Truri mund të jetojë 4-6 minuta pa oksigjen, kohë pas të cilës ai fillon të vdesë. Po të ngelet pa oksigjen për 5-10 min, ai pëson dëmtime të pariparueshme
  29. Stresi i ndryshon neuronet, strukturën dhe funksionimin e trurit.
  30. Sipas një studimi 7-vjeçar, njerëzit që hanë prodhime deti të paktën një herë në javë, rrezikojnë 30% më pak të preken nga demenca (çmendja) se të tjerët
  31. Duke lexuar fytyrën e tjetrit, ne jemi në gjendje të përcaktojmë nëse dikush është i zemëruar apo me humor të mirë.

Këtë aftësi na e jep një zonë e vogël e trurit, e quajtur amigdala.

  1. Meshkujt reagojnë ndaj dhimbjes ndryshe nga femrat
  2. Femrat priren të mendohen mirë para se të marrin një vendim, krahasuar me meshkujt. Përveç kësaj, ata i mbeten besike vendimit, ndërsa meshkujt e ndryshojnë më shpesh mendjen .
  3. Sa herë kujtojmë diçka ose kemi një mendim të ri, ne po krijojmë një lidhje të re nervore në tru.
  4. Kujtesa formohet prej asociacioneve, ndaj, nëse duam kujtesë më të mirë, duhet të krijojmë asociacione.
  5. Anomia është termi që tregon situatën kur një fjalë e “kemi në gojë”, por ajo nuk del jashtë.
  6. Një kampion botëror i kujtesës – Ben Prodmore – memorizoi 96 ngjarje historike për pesë minuta
  7. Kush nuk e di rolin e insulinës në uljen e sheqerit në gjak, por është zbuluar se ajo ndihmon edhe në përmirësimin e kujtesës
  8. Nëse nuk i mbani mend ëndrrat, kjo nuk do të thotë se nuk ëndërroni. S’ka njeri që nuk ëndërron.
  9. Shumica e njerëzve ëndërrojnë 1-2 orë dhe shohin mesatarisht 4-7 ëndrra në natë
  10. Pas pesë minutash nga ëndërrimi, gjysma e saj është fshirë, ndërsa 10 minuta pas saj, mbi 90% e saj është harruar
  11. Kur flemë, trupi prodhon një hormon që nuk na lejon t’i luajmë fizikisht ëndrrat, i cili na lë virtualisht të paralizuar
  12. Gogësima është ngjitëse: sapo i ndodh njërit, na e “pason” edhe ne.

Mendohet se kjo përbën përgjigje ndaj një sjelljeje sociale antike për komunikimin ndërnjerëzor.

  1. Mendohet se gjatë një dite njerëzit mendojnë mesatarisht 70 mijë herë.
  2. Aristoteli mendonte se funksionet e trurit ushtroheshin në të vërtetë nga zemra.

 

Marrë nga publikimi në profilin e tij në Facebook i Selim Kurti