Richard Macneil, britaniku që nuk bëri shkollë arti dhe sfidon tregun e pikturës

Nga Albert Vataj

Richard Macneil nuk është i vetmi piktor, i cili ka zënë një vend të konsiderueshëm në art, por është me kuptimin e plotë të fjalës sfiduesi i një bote gjithnjë në progres. Larmia e tematikës të huajtur nga realiteti, freskia dhe gjallëria, me të cilën ai i jetëson këto çaste në kanavacë, kanë bërë që të jetë gjithnjë një mundësi e admirueshme penelat. Ai nuk ndjek specifikisht një shkollë apo rrym arti, i beson vetëm intuitës vepruese dhe shpirtit krijues. Momentet e rastësores janë pikërisht ai fokus që për syrin e piktorin krijojnë një marrëdhënie që vendoset me porositësit, me admiruesit. Punët e tij janë një mundësi për emocion. Përtej atij sofistikimi, Richard Macneil sjell në tablo grishje, rrjedhojën e një atraksioni të thellë përjetues.
Richard Macneil është një artist autodidakt, i cili ka punuar gjithmonë në industrinë krijuese. U lind në Worcester më 1958. Ai filloi në Worcester Royal Porcelain dhe gjithmonë ka punuar në fushat e skulpturës, qeramikës dhe grafikës, si në Mbretërinë e Bashkuar ashtu edhe me qasje ndërkombëtare. Richard kaloi shumë vite në SHBA, ku kompania e tij Bronn, prodhoi skulptura të mëdha, ekskluzive të artit perëndimor amerikan. Një nga arritjet e tij më të mëdha ishte momenti kur ai arriti të shihte veprat e tij artistike të shfaqura në zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë. Pas kthimit në Suckley, Worcestershire, në Mbretërinë e Bashkuar, Richard kaloi si artist i pavarur. Më 2009 së bashku me gruan e tij Judi dhe djemtë Daniel dhe Kyle ai formoi Studio Macneil ku prezantojnë dhe propozojnë punë ekskluzive të artit të Richard Macneil. Që atëherë, biznesi ka shkuar në rritje. Veprat e artit të Richard Macneil mund të shihen në shumë dhurata, homewares dhe produkte letre në të gjithë globin. Richard ka punuar në zhvillimin e stilit të tij unik që pikturon sot.
Richard Macneil pikturon zakonisht skena të larmishme bashkëkohore në bojëra vaji. Gëzimi dhe butësia e zemrës, e shpirtshmja e momenteve spontane vijnë përmes ngjyrave të gjalla dhe asaj shkujdesje që i bën këto punë më të dashura. Subjektet e tij përfshijnë skena të qytetit, çifte, romanca, pazar, skena në natyrë, dasma, lule, fëmijë dhe Krishtlindje. Puna e tij e gjallë ka një bukuri që mund të bëjë të mbash frymën. Dritëhija e tij rrëzohet gjithnjë në një taban reflektues, në një pamshmëri ku ai përthyen objektin bashkë vibrimin e vitalitetit shprehës.