Ne të gjithë jemi egoistë, por disa prej nesh egoizmin e kane neurozë, pikërisht për këta flet Erich Fromm

Afirmimi i vetë jetës njerëzore, i lumturisë, rritjes, lirisë, rrënjëzohet në aftësinë e njeriut për dashuri; në kujdesin, respektin, përgjegjësinë dhe njohjen.
Egoisti është vrastari i vullnetit për të zgjuar brenda vetvetes motivin jetëdhënës, forcën dhe pasionin e dashurisë dhe pranimit, bashkëjetesës dhe dakordësisë në një botë marrëdhëniesh.
Egoisti është i interesuar vetëm për veten, çdo gjë kërkon vetëm për vete, nuk ndien kurrfarë kënaqësie në dhënie, por vetëm në marrje.
Botën rreth vetes e shikon vetëm nga këndvështrimi çka mund të përfitojë prej saj.
Ai nuk shfaq interesim për nevojën e të tjerëve dhe nuk ka respekt për dinjitetin dhe integritetin e tyre.
Ai nuk sheh asgjë, veçse vetveten.
Ai çdo person dhe çdo gjë e vlerëson në aspektin e dobisë së tyre për të.
Ai është, në thelb i paaftë për dashuri.
A nuk dëshmon kjo se kujdesi për të tjerët dhe kujdesi për veten janë alternative të pashmangshme.
Egoisti nuk e do veten tepër shumë, por tepër pak; ai në të vërtetë, e urren veten. Kjo mungesë e dashurisë dhe e kujdesit për veten, që është vetëm një shprehje e joproduktivitetit të tij, e lë atë të zbrazët dhe të frustruar.
Ai është, patjetër, jo i lumtur dhe i shqetësuar ankthshëm që të rrëmbejë nga jeta kënaqësitë, të cilat ai vetë i pengon të realizohen.
Atij i duket se është duke u kujdesur së tepërmi për vetveten, e në të vërtetë ai bën vetëm një orvatje të pasuksesshme të fshehjes dhe kompensimit të mossuksesit të tij për kujdesJen e unit të tij real.
Në vetvete egoisti është narcisoid, sikur e ka tërhequr dashurinë e tij ndaj të tjerëve dhe e ka drejtuar kah personaliteti i tij.
Është e vërtetë që personat egositë nuk janë të aftë të duan të tjerët, por ata nuk janë të aftë të duan as veten.

Erich Fromm
“Njeriu për vete” (f.126-127)