Mite dhe të vërteta për krizën klimaterike dhe ngrohjen globale, pse nuk dëgjohet zëri i shkencëtareve

Klima e Planetit nuk ka qene kurre e qendrushme. Per here te pare keto 800 mije vitet e fundit , perqendrimi i CO2 ne atmosphere, gjendet ne kuotat me te larta. Krahasuar me periudhen para 1850, temperatura e Planetit eshte rritur rreth 1 grade.

Sot perqendrimi i CO2 ne atmosfere erdhi ne nivelet 415 ppm, nje nivel qe e kishin parashikuar saktesisht shkencetaret para disa vitesh.

Diskutimet qe behen lidhur me gjoja ftohjen e Planetit, jane fantastiko- shkencore, pa asnje baze llogjike, me qellim qe te terheqin vemendjen nga problemet serioze, dhe te vonojne masat dhe programet e hartuara per shpetimin e Planetit.

Temperatura e Planetit qe nga viti 1970 rritet ne menyre shfrenuese, dhe kjo me shume rrjedhoje e veprimtarise shkaterruese te njeriut ndaj mjedisit. Po te bejme nje krahasim, per te kuptuar me mire situaten kritike qe ndodhemi, eshte sikur ne oqeanet e Planetit tone shkarkojne energjin 190 mije stacione berthamore cdo vit.

Shkencetaret nuk kane asnje pike dyshimi per situaten kritike qe ndodhet Planeti, dhe se kete situate e ka shkaktuar vete njeriu. Ka vite qe shkencetaret kane leshuar sinjalin SOS, i kane bere te njohur komunitetit, studimet dhe konkluzionet e tyre, si dhe masat per te shpetuar Planetin.

Ka shume Shoqata, Institucione shkencore… si IPCC, UNEP, WMO..qe ofrojne dhe prezantojne komunitetin me pasojat e ngrohjes globale. Ne keto grupime marrin pjese mbi 195 vende te botes.

KU GJENDET SOT PLANETI : Ne baze te Organizmave Nderkombetare Metereologjike te OHE, ne vitin 2018 u rregjistruan shume katastrofa natyrore, qe u krijuan nga ndryshimet e ngrohjes globale.

Vetem ne SHBA, keto katastrofa natyrore shkaktuan deme qe llogariten ne mbi 49 milion dollare.

Ne baze te Organizmave Nderkombetare te Emigracionit, nga 17 milion njerez qe emigruan, 2 milion ishin per shkaqe te ndryshimeve klimaterike.

Ne baze te Organizmave Nderkombetare te Bujqesise, njerezimi ne Planet pati probleme serioze ne sigurimin e ushqimit. Per vitin 2017, 821 milion njerez nuk siguronin as ushqimin minimal per jetese. Shkaku kryesor ishte thatesira e stergjatur, rrjedhoje e ngrohjes globale.

Ne tetor 2018 behet e njohur nga IPCC-ja , se po nuk u morren masat per uljen ne 45% te perqendrimit te CO2 ne atmosphere deri ne vitin 2030, dhe xerrimin e tij deri ne vitin 2050, objektivat e vendosura ne marreveshjen e Parisit qe te mos tejkalohet temperature +1,5 grade, nuk do te realizohen.

Ne gusht 2019, IPCC shpalli studimin e saj per ndryshimet klimaterike dhe situaten e Tokes. Toka u perballe me probleme serioze te shkretimit, zvogelimit dhe zhdukjes se saj. Per here te pare pas shume vitesh, mesojme se shfrytezojme vetem ¾ e Tokes, per prodhimin e produkteve ushqimore, dhe pjesen tjeter e sigurojme nga burimet e tjera natyrore, duke prishur ekosistemet dhe ekuilibrat e tyre. Ky shkaterrim i ekosistemeve dhe i biodiversitetit, nuk eshte rregjistruar asnjehere. Nga ky shkaterrim rrezikojne te mbijetojne 1-3 milarde njerez.

Ne shtator 2019, IPCC paraqet studimin dhe sugjerimet per ngrohjen globale, dhe se si ndikohen oqeanet. Ngrohja globale shkaktoi shkrirjen e 123 miliarde ton akujve, gjate periudhes 2006- 2015, duke rrezikuar mbi 1 mialiarde njerez. Kjo shkrirje prishi ekuilibrat, shtoi fatkeqesite natyrore, shkaterroi bujqesine, turizmin.. me pasoja te pallogaritshme per ekonomine.

Shkencetaret thjesht dhe qarte, ne menyre bindese, na bejne te njohur rreziqet qe i kanosen Planetit dhe njerezimit, duke u percjellur nje mesazh te qarte qeverive qe kane ne dore fatet e Planetit.

Me kete qendrim dhe mentalitet te deritanishem, Planeti gjendet ne nje situate alarmante dhe temperatura do te tejkaloj kufirin e + 3 0c ne fund te shekullit.

Erdhi momenti, bile jemi shume vone, nuk e kemi privilegjin te humbasim kohe tjeter, te degjojme shqetesimet dhe kembanat e shkencetareve, te mbeshtesim luften dhe propozimet e tyre. Lufta ndaj ndryshimeve klimaterike eshte lufte per te shpetuar jeten e Planetit dhe vete jeten tone.

Burimet : Materiale dhe botime te IPCC dhe UNEP .

Publikuar ne profilin e tij ne Facebook, Kristo Kauri