Hedh nji sy te “Kandi i poezise…”, tempulli i shpirtjeve të Desantila Qerimajt

Desantilës nuk i mora leje, as kur i’a kopjova kumtimin, “Kandi i poezise…”, s’po i marr as tash, tash qi po e publikoj te gjanat e vyme, s’bashku me dy fjalë bashkshoqnuse. Kisha dasht me shkru për poezinë e saj, por m’mbeti me u përçap te kjo prozë, te kjo kandje, te shpirtje.

Edhe pse  “Kandi i poezise…” ashti nji kumtim n’proz, sprov apo persiatje i Desantilës, ajo asht poete, kënduese n’shpirt. Në kyt shprishje mendimesh e fjalësh, end at pëlhur solemniteti qi u’a lshon përsipër si hukamë, gjithëçfarë ka marr shkas e asht ngjiz s’brendshmi saj. Në kyt prozë poetike Desantila rreket me ravijëzi në nji pamshmëri përçuese kandin e vet të poezisë, me ravijëzu kyt ceremonial t’heshtun, me i blatu njat përulje qi e nalton, këtij tempull ku marrin fill e mëkohen bulimit frymë e përfytyrime, çaste e andrra.

AV

Kandi i poezise…  së Desantila Qerimaj

Kandi jem i poezise nuk ka kurgja poetike, nji tavoline te zeze, lapsa e fletore me ngjyra te zbehta, me pika me vija, me rrathe,,, kapse letrash, qi perdoren rralle, nji makine printimi qi ne te shumten e rasteve me veshtirsi punon, s’ka engjej te pikturuem perreth, s’ka ngjyra te diellshme, s’ka asnji detaj i cili mund te quhet poezi, por ka drite te shtrime ne deshiren per me shkrue. . .

Aty vjen e shkrihet darka dore per dore me fjalen, butsisht, , , per me e shkrue gjithcka me nji perkdhelje puthjesh te kaltra, apo ne rastin e kundert me nji vetetime heshtash te mbushuna prej shiu te rrembyem permbytes. . . Mbulesa e vogel e tavolines asht dicka e lire ne mes antikes e modernes, luledele te stampueme te bardha, me ate piken e tyne te verdhe perjetsisht dehese, si dhe katrore te nji jeshileje te thate ne te zi. Nuk e mbaj mend ku asht marre kjo mbulese, por shpesh me kujton punimet me grep te nanadajes, e cila thoshte se te punosh me grep , asht “art” i duerve per me kriju dicka te amel, qi ti e shef perdite, me cdo histori qi ka ndodhe gjate punes te durueshme per dite te tana. . . Ajo perfaqsote thjeshtesine njerzore, si ne fushat ku mbizotnon era e ngopun e shiut mbasi dielli ka shperthye bujshem me padurim.

Mos e lesho lapsin prej duersh:-i them disa here vedit me ngut, mos te ikin asnji fjale, asnji cast, asnji drite, asnji emocion!!!E kshtu ngulem me frike e me gzim edhe ma thelle ne karrigen e drunjte, e nganjihere pres qi dora me ma dhane drejtimin e atij shteg ku ndjenja perhumbet , shprishet, lidhet, bymehet, naltesohet, per me u kacavjerre shpirtit e etun, e me plase, e dale ne jete. Por kjo nuk ndodh asnjihere, , , ndjenja nuk plas prej lapsit e dores, ajo kerkon mundim kohnash me u krijue, e per ma teper, ne castin e te shkrumit, kerkon edhe djerse me e ba si duhet rrugen e vet prej ne zemer deri ne fleten e bardhe qi ne momente heshtjesh te gjata, te kutjon thanien”mish me dy sy”. . .

Ne kandin tem poetik ndodhin per te saten here mijra ngjarje, ato qi kane kene e qi jane, ato qi jane e kane me kene, beteja e tyne asht e hapun ne ajer, sfide qi zhvillohet mbi tavoline… Me duhet nji stretegji: -prap i them vedit ne tane ate rrumuj episodesh, me duhet me i seleksionu ngjarjet, lotet, revolten, lumtunine, habine, dashnine,,, por as kjo nuk ndodh asnjihere. Nuk ka asnji strategji si me e dashte te bukuren, ajo thjesht asht, aty,,, e plotfuqishme mbi gjithcka, ajo duhet pa kompase , pa rrige e teorema, pa perpjestime e shumzime ekzakte, kerkuse,,, ajo te vjen ne anderr pa te zgjue te trembun, te prek me lehtesine e puples, te rilind me mallin per shi, e te cudit me peshen e saj te papeshe, si blerimet e pllajave ne pranvere. . .

… Jane edhe do lule ketu, artificiale, te pabukra boll, asnjihere se kam kuptu se pse nuk i kam largu nga kandi jem, edhe pse cdo dite mendoj me ba te njejten gja, ndoshta me duhen per me me kujtue, se duken si fustan i tej shkurte me dekolte te tejhapun, parajse e palande,,, kane cepa te vrazhde kto lule sa here qi i prek, polen te pjekun ashper, zhveshe nga elegnaca e freskise, me kujtojne edhe fallxhoret me ngjyra te ndritshme fort e me sy te pikllume zi, si dicka e ndezun por e patrup, e kjo me ban me ndje ma fort me bindje se e bukra, asht gjithmone nji “Profet i fresket”, qi me doren e dashnise predikon poezine, muziken, paqen…

Ne cepin e majte te tavolines jane mbledhe prej kohesh flete te bardha me shenime te ngaterrueme e te parregullta , sa ore jane ba qi ngjajne me carcafe andrrash te zblueme, presin me linde kto fraza te shkrume nji ketu nji atje, poezi te paperfundueme netesh, poezi te perfundueme keq ditesh, citate te mbrujtuna mendimesh, paragrafe te humbun fijesh, balada te varuna melodish, copeza prozash te jetes, te kesaj jete,,, kesaj dhurate te nalte, kesaj faltoreje,,, te Zotit, e te nanes!

Desantila.