Epikuri dhe epikuarianët, hedonizmi dhe filozofia e i patrazimit të shpirtit

Perfaqesuesi me i rendesishem i Epikurianeve (shek IV & III para Krishtit), kesaj rryme eshte Epikuri.

Doktrinën etike të Epikurit mund ta radhisim në hedonizëm, ngase edhe Epikuri e gjen vlerën më të lartë në njëlloj të kënaqësisë, d.m.th në lumturinë që vjen si pasojë e gjendjes së qetësisë, patrazimit, jodhimbjes në shpirt (ataraksioni). Ataraksi ishte e kundërta e mospërfilljes, apo e një qëndrimi mos kokëçarës. Ajo mbështetej te një pavarësi rrënjësore e brendshme që mund të paraqitej si dhe ndaj gjithë burimeve të kënaqësive.

Ai dhe nxenesit e tij mendoninse, mqs atomet jane te pandashme perbersesit e vetem te boetes materiale perplaseshin ne menyre krejt te rastesishme,gjithcke qe ndodh ne gjithesi eshte pertej kontrollit njerzor te drejtperdrejte. Perkundrazi jane veprimet dhe pasionet njerzore ato qe jane rrjedhore e levizjeve materiale. Si pasoje jeta njerezore karakterizohet nga pasiviteti: gjithcka qe ne mund te bejme, eshte te jetojme ne vetedijen se nuk zoterojme aftesine qe ta ndryshojme realitetin. Edhe ne keto rrethana, Epikuri besonte se jeta mund te jete e lumtur, nese shumica e pervojave tona eshte pozitive. Epikuri mendonte se synimet e vetme ne jete jane arritje e qetesise se shpirtit ose ataraksi, dhe clirimi nga dhembja. Deshirat tona ndijore jane te natyrshme; permbushja e tyre çon drejt lumturise, kurse, kur ato mbeten te parealizuara, njerzit perjetojne dhembje. Zoterimet materiale jane te dobishme nqs ato cojne drejt realizimit te paqes shpirterore. Qetesia shpirterore konsiston ne pranimin e realitetit pa perpjekje dhe ankesa.

Epikuri theksoj se frika e vdekjes eshte absurde, sepse vdekja nenkupton zhdukjen e personalitetit, ajo nuk mund te perjetohet. “Vdekja me e temerrshmja nga te keqijat, nuk duhet te na tremb,-shkruan Epikuri-, sepse kur jemi gjalle ajo nuk eshte e pranishme dhe kur ajo vjen ne nuk ekzistojme me“.