Energjia dhe lënda e errët, forca që ushtron zgjerimin e universit dhe masa dominuese e gjithçkasë


Po, Zoti ekziston! Tha në mënyrë lakonike, një ndër mendjet më tejpamëse të aftësisë së njeriut për pushtet mbi gjithçkanë, Stephen Hawking. Astrofizikanti i madh, u shtërngua të dilte në këtë deponim, pasi disa forca të pushtetshme të galaksisë ushtrojnë një aktivitet dhe pjesëmarrin në një proces të pashpjegueshëm shkencërisht, anipse perfekt. A ishte energjia e errët, lënda e errët, ajo që përbën 92% të së tërës së pafundësisë, ajo për të cilën, Stephen Hawking, pranoi të “gjunjëzohej” para pranimit të Zotit si Ai dhe i vetmi që….
Më 1998-n kërkuesit gjetën prova se zgjerimi i universit po përshpejtohet, teksa studionin dritën e një lloji të veçantë supernove ose ylli shpërthyes. Yjet shpërthyese quhen supernova të tipit 1a dhe për një kohë të shkurtër mund të ndriçojnë sa një miliard diej të marrë së bashku. Astronomët i përdorin këto supernova si standard për matjet. Fillimisht shkencëtarët ishin mosbesues, por shpejt provat u shtuan. Natyrisht, ata ishin kureshtarë se ç’lloj energjie po e shpejtonte zgjerimin. Së pari, dukej se ajo vepronte kundër gravitetit dhe, së dyti, nuk parashikohej nga teoritë e kohës. Kjo energji misterioze është quajtur me vend energjia e errët dhe mendoni që ajo mund të përbëjë gati 75 për qind të universit!
Sidoqoftë, kjo energji nuk është e vetmja çudi «e errët» e zbuluar në kohët e fundit. Një tjetër dukuri u konfirmua në vitet 80 të shekullit të 20-të kur astronomët analizuan galaktika të ndryshme. Shpejtësia me të cilën këto galaktika, ashtu sikurse edhe galaktika jonë, rrotulloheshin rreth vetes, ishte aq e madhe sa, normalisht, duhej të shpërbëheshin. Pra, me sa duket, duhej të ekzistonte ndonjë lëndë që u jepte tërheqjen gravitacionale të nevojshme. Por ç’lëndë ishte kjo? Meqë shkencëtarët nuk e dinë, e kanë quajtur lëndë të errët, pasi nuk thith, nuk lëshon dhe as pasqyron ndonjë sasi të dallueshme rrezatimi.
Hipoteza për lëndën e errët u hodh në vitet 30 të shekullit të 20-të dhe u vërtetua në vitet 80. Sot astronomët masin sa lëndë të errët mund të ketë një grumbull galaktikash, duke vrojtuar si e përthyen ky grumbull dritën që vjen nga objekte më të largëta.
Sa lëndë të errët ka në univers? Llogaritjet tregojnë se ajo mund të përbëjë 22 për qind a më shumë të masës së universit.
Mendoni: sipas llogaritjeve të sotme, lënda e zakonshme zë rreth 4 për qind të masës së universit. Dy enigmat e mëdha: lënda e errët dhe energjia e errët, duket se zënë pjesën tjetër. Kështu, gati 96 për qind e universit mbetet mister i plotë. Ndarjet specifikisht, 74% energji e errët, 22% lëndë e errët dhe 4% lëndë e zakonshme.
Albert Vataj