Dëshmi ngjethëse nga Depresioni i Madh. “Nëna emigrante”, Nipomo, Kaliforni, mars 1936, foto nga Dorothea Lange

Asnjëra prej këtyre grave që u bënë histori e fotografisë nuk jetojnë sot pas 83 viteve, por ky imazh, kjo sprove e shndërrimit të fotografisë në një sensibilitet ishte dhe mbetet atëditë e sot urë komunikimi ndërmjet kohëve. Është ky imazh që u bë emblemë e Depresionit të Madh dhe logo e punës së fotografes amerikane, Dorothea Lange.
Dorothea Lange (26 maj 1895 – 11 tetor 1965) ishte një fotografe dokumentare amerikane dhe fotoreportere, e njohur më së shumti për punën e saj gjatë Depresionit. Ndërsa “Nëna emigrante”, Florence Owens Thompson (1 shtator 1903 – 16 shtator 1983) ishte subjekti i fotografisë së famshme të Dorothea Lange, një imazh ikonik i Depresionit të Madh. Biblioteka e Kongresit e ka titulluar imazhin”Mbledhësit e varfër të bizeleve në Kaliforni, nëna e shtatë fëmijëve”
Ky portret i fuqishëm përshkruan lodhjen e një ekzistencë të vështirë të kapluar nga varfëria në një kohë zezone e Amerikës së Depresionit. Florence Owens, nëna emigrante, në plan të parë, është e rrethuar nga dy fëmijët e saj dhe të tretin e mban në prehër, fytyrat e të cilëve struken, dashtazi për ta shpëtuar prej dhimbjës britëse vështrimin tonë. Ndokush ngulit vëmendjen që kushtojnë sytë e saj, të cilat dallohen se nuk janë në kërkim të kameras, por të drejtuar jashtë, tej në një pikë të vdekur, ku ajo kërkon të gjejë gjurmë jete dhe shprese për një të ardhme më të mirë për fëmijët e saj.
Unë e pashë dhe iu afrua nënë së uritur dhe të dëshpëruar, tregon fotografia, Dorothea Lange. Ajo sikur më tërheqi nga një magnet. Nuk mbaj mend se si kam shpjeguar praninë time apo aparatin tim pranë saj, por unë mbaj mend se ajo nuk iu përgjigj shumë pyetjeve. Bëra pesë shkrepje, duke fokusuar më afër dhe më afër nga i njëjtin drejtim. Unë, kujton Dorothea Lange, nuk e pyeta për emrin e apo historinë e saj. Ajo më tha vetëm moshën e saj, se ishte tridhjetë e dy vjeçe. Ajo më tha se ata kishin jetuar me perime të ngrira nga fushat përreth. Kishte shitur gomat e makinës së saj për të blerë ushqime. Atje ajo u ul në atë tendë të pisët me fëmijët rreth saj, dhe duket se e di se fotografitë e mia mund të ndihmojë atë, dhe kështu ajo më ndihmoi në realizimin e këtyre. Ishte ky moment që këto dy gra do të fusnin emrat e tyre në historinë e Amerikës, në dëshmimin rrënqethës të asaj periudhe që mbeti një kujtesë e trishtë për “Tokën e ëndrrave”
Albert Vataj