Intertekstualiteti- A do te ekzistonte postmodernizmi ne letersi pa Jorge Luis Borges?

Eshte kjo nje pyetje qe e parashtrojne shpesh studiuesit e letersise. Pergjigja mbase mund te ishte pohuese, por gjithcka do te ishte ndryshe ne letersine postmoderne.

Danillo Kishi, ka shkruar se: E gjithe letersia ndahet ne ate para dhe pas Borhesit. Po te mos ishte Borhesi ndoshta Kishi nuk do te kishte shkruar vepren “Varreza e Boris Davidoviqit”. Kushedi, te vepra e Borhesit dallojme ndertekstualitetin. Hasen referenca hapesirash te shumta gjuhesore dhe horizontesh letrare. Borhesi shfrytezon modele paraprake per te krijuar nje tekst letrar autokton.

Thomas Kaster thote: Pas Joyceit, paralajmerimi per nje letersi postmoderne vjen nga argjentinasi Jorge Luis Borges. Ne librat e tij, ai krijoi nje univers tekstual enciklopedik, ku teksti burimor korespondon me shume te tjere. Kjo loje ndertekstuale me se mire shihet ne tregimin e Borhesit Biblioteka e Babilonise (1944), i cili gjithe poetiken postmoderne e paraqet ne formen e imazhit te nje biblioteke te pakufishme, iracionale.

Ndertekstualiteti verehet ne shume tregime te Borhesit. Ndonjehere ke pershtypjen se kemi te bejme me nje miksim detajesh nga vepra te ndryshme, te cilat si teresi krijojne nje veper te re.

Ndoshta kjo eshte edhe arsyeja qe Borhesi e quan si religjion dhe lodhje idene per nje tekst kryekeput origjinal.

Vete Borhesi, sic thote Zhan Pjer Berns, enderronte te ishte si Zoti qe permbledh ne vete te gjitha imazhet e qemotshme qe ka sajuar universi. Madje, ne fund te jetes, deshironte te rishkruante tekstet e medha te letersise boterore, ashtu sikurse Pjer Menari. Ne gjithe kete perpjekje ai lidh midis tyre zeron e pafundesine, gjithckane dhe asgjene, logosin dhe kaosin (U.T. Rodrigues), per te krijuar nje veper te vecante dhe paimitueshme, gjate krijimit te se ciles ai nuk perfill metoda, apo ndonje sistem te caktuar, dhe ku pernjehere mbizoteron rregulli dhe rremuja, drita dhe hija, gjithckaja dhe asgjeja, jeta dhe vdekja, nje labirinth i njemendte.

Vepra e Borhesit dallohet per erudicionin e gjere, i cili perzihet me imagjinaten dhe reflekton dicka te re.

Ne librin “Historia universale”, shfrytezimin e gjithe atyre referencave ne vepren e tij ai do ti pershkruaje si nje loje te papergjegjshme e nje te druajturi qe nuk vendos te shkruaje tregime dhe qe argetohet ne falsifikimin dhe ne komentin e historive te te tjereve.

Ne njefare menyre Borhesi na perkujton se duke u imituar disa vepra, ose duke i vjedhur, ripertrihen ato.

Ai permes tregimeve fantastike dhe filozofike, sic jane Fiksione (1944), Aleph (1949) etj., arrin qe ta shprehe edhe ndjenjen e vet.

Borhesi besonte se njeriu nuk e meriton realitetin qe i paracakton fati, prandaj ai ka shpikur nje tjeter realitet, duke i dhene nje alternative reales13.

Borhesi nuk rrefen tregime, por krijon mitet e se ardhmes. Borhesi e konsideron boten si cudi. Pikerisht per kete shkak, sic do te thoshte gruaja e dyte Maria Kodama14, i interesonte budizmi, te cilin e zbuloi duke lexuar vepren e Shopenhauerit. Kodama thote se budizmi eshte baza e filozofise se tij, ideja mbi boten, iluzioni, enderrimi. Ndoshta Borhesi nuk do te pajtohej me kete konstatim. Kushedi.

Ndikimet

Eshte folur shpesh edhe per shkrimtaret qe kane ndikuar te Borhesi. Ne vepren e tij dallohen ndikime te teksteve te shumta letrare, filozofike, teologjike, qe ai nuk i mohon ne asnje rast. Te “Alefi” shkrimtari argjentinas ka perdorur si model “Komedine hyjnore” te Dante Aligierit, por duke e permbysur modelin origjinal, duke e parodizuar ate. Nje burre dashurohet marrezisht me Beatrice Viterbon dhe ka si udherrefyes poetin Carlos Argentino Daneri, i cili shkruan nje poeme qe pershkruan gjithe boten. Daneri gjendet ne nje bodrum te Buenos Aires-it, ashtu sikurse Aligieri gjendej diku ne boten e nendheshme

Borhesi pranon vete se ne fillim e kishte lexuar mjaft Bodlerin, se pastaj kishin bere ndikim veprat e Berklit dhe Shopenhauerit. E veja e tij, Maria Kodama thote se ai adhuroi me shume Kiplingun, Ualdin, Uitmanin, Konradin, Shoun, kurse me pak adhuronte Xhojsin, gjithashtu edhe disa poezi te Oktavio Pazit, ca rrefime te Kortasarit dhe disa faqe te Markesit. Si per te na kujtuar se te ndikohesh nga shkrimtaret, kjo do te thote te jeshe pjese e familjes se madhe te tyre (Kadare) dhe se ndikimet nuk paraqesin dicka te rrezikshme per letersine, perkundrazi, ato e pasurojne ate…

Shume kritike jane te mendimit se Borhesi me shume eshte ndikuar nga Franc Kafka. Ka nga ata qe thone se krahasimi Borhes Kafka eshte i pamundshem, por ka te tjere qe shkojme me larg dhe thone se shpirti borhesian dallohet edhe te Kafka. Borhesi ne nje rast ka thene: “Cdo shkrimtar krijon paraardhesin e vet. Vepra e tij e nderron konceptin tone per te kaluaren, ashtu sic do ta ndryshoje edhe te ardhmen. Perkunder faktit se Kafka ka bere mjaft ndikim te Borhesi, ai me se paku permendet nga shkrimtari argjentinas.

Disa rrefime fantastike te Borhesit kane atmosfere kafkiane, kurse ne njerin prej tyre Tlon Ukbar Orbis Tertius, shfaqet personazhi me emrin Qaphqa. Rrefime karakteristike borhesiane me atmosfere kafkiane jane: “Tlen Ikbar” dhe “Kulla e Babilonit”.

Emir Rodriges Monegal, biograf i Borhesit, thote se atmosfera kafkjane te rrefimet e Borhesit dallohet vecmas tek ato rrefime qe kane si teme biblioteken. Sipas tij, ne biblioteken e qytetit, ku punonte Borhesi, mbizoteronte nje atmosfere e rende dhe depresive, e ngjashme me atmosferen e veprave te Franc Kafkes.

Borhesi e kishte lexuar Kafken qe ne vitin 1937, kur edhe shkroi nje ese mbi Kafken duke e bere te njohur ate ne Argjentine, vecmas vepren e tij “Procesi”. Ne eseun Kafka dhe paraardhesi i tij Borhesi e nderlidh fiksionin e Kafkes me paradokset e Zenonit. Ne vitin 1938 ai kishte bere edhe perkthime te disa veprave te Kafkes.

Ne parathenien mbi tregimet e zgjedhura te Kafkes, te perkthyer nga vete ai, Borhesi shkruan: Dy ide fikse sundojne vepren e Kafkes: nenshtrimi dhe pafundesia.

Borhesi eshte i mendimit se veprat e Kafkes jane qellimisht te paperfunduara. Kafka deshironte te theksonte pengesat e pafundme me te cilat duhej te ballafaqohej personazhi i tij, duke perjetuar mundime te pafundme sikurse ne ferr. Megjithate, Borhesi eshte i mendimit se vepra e Kafkes nuk duhet qe te interpretohen nga aspekti teologjik.

Sipas Borhesit aftesia e padiskutueshme e Kafkes eshte zbulimi i situatave te padurueshme se perpunimi letrar te Kafka nuk eshte po aq i admirueshem sa edhe idete dhe se vetem nje njeri ekziston ne vepren e tij: Homo domesticus, teresisht hebre e teresisht gjerman qe deshiron te gjeje vetveten ne renditjen ekzistuese te gjerave: ne gjithesi, ne ministri, ne cmendi, ne burg.

Borhesi mendon se tek Kafka tema dhe kuadri jane thelbesore, jo zhvillimi i fabules, as perpunimi psikologjik, prandaj tregimet dhe novelat e tij kane perparesi ne krahasim me romanet e tij.

Kjo parathenie e Borhesit konsiderohet jo vetem si nje pasqyrim i kompletuar i vepres se Kafkes, por edhe i vete vepres se Borhesit. Leximi dhe perkthimi i Kafkes i ka ndihmuar Borhesit qe te sjelle vendimin per te shkruar. Borhesi e lexoi dhe e diskutoi Kafken ne kohen kur pergatitej qe te behej tregimtar. Sipas fjaleve te Borhesit, Pjer Menar, autor i Don Kishotit, eshte rrefimi i tij i pare fantastik. Ky rrefim ka mjaft piketakime me Kafken, para se gjithash persa i perket fantastikes, ose situates fantastike dhe absurde ne te cilen gjendet protagonisti.

Borhesi nuk eshte vetem nga shkrimtaret qe u ndikua, por edhe shtriu anekend ndikimin e vete universal, madje edhe ne letersine shqipe. Ashtu sikurse u ndikua, ai gjithashtu e shtriu gjithkah dhe pati ndikimin e vet universal.

Ndikimi i Borhesit shihet ne shume romane te shkrimtareve latinoamerikane, dallojme: Karlos Fuentes, Gabriel Garcia Markes, Hulio Kortasar, por edhe ne veprat e shkrimtareve evropiane.