Honore de Balzak, jeta private dhe frymëzimi, bizneset dhe veprat e para më vlerë dhe… krijimi i një universi

Në jetën e tij private ngjarjet rrjedhin njëra pas tjetrës, dy motrat e tij martohen. Lorenca vdiq në 1825 e vetmuar pasi njohu një ferr martesor. Përsa i përket Balzakut, ai u bë në 1822 i dashuri i Laura de Berni, që do ti qëndrojë afër për gjithçka, madje edhe për mbështetjen financiare në ndërmarrjet e tij të mëvonshme. Në qoftë së znj. Balzak ishte e para grua 30 vjeçare që ai takoi, zinj. de Berni ishte modeli i të gjitha grave që rrethojnë botën e Balzakut,madje ai thote:”Nje grua ne moshe kanonike ben gjithcka per ty ndersa nje vazjze e re asgje”.Nga një endje midis jetës së tij private dhe shkrimtarit, Balzaku, gjithmonë i fshehur prapa pseudonimeve të tij, shkruan disa romane në të cilat merr rëndësi tema e dashurisë si “Kolonel Shabert”, ku merr formë romani balzakian, ku shfaqën tensione midis idealit dhe realitetit, viktimë e të cilit është një djalë i lënduar nga gruaja që dëshironte. Këto romane do të dështonin, por do ti shërbenin atij në punën e mëvonshme.

Bizneset dhe veprat e para më vlerë

Balzaku dëshiron para dhe pushtet. Kështu ai hidhet në botën e biznesit me një fonderi dhe një shtypshkronjë. Në vitin 1828 vjen katastrofa e parë, që do të bëhet model edhe për të tjerat, sepse Balzaku ushqente projekte ekstravagante, të pamundura për tu realizuar, si kultivimi i ananaseve në Paris. Pra ai është i detyruar ti rikthehet letërsisë. Këtë herë Balzaku shkruan një roman historik, sipas modelit të Uollter Skot, ku jep një pasqyrë të betejave të perëndimit në kohën e revolucionit. Më pas ai shkruan një ese gati sociologjike, “Fiziologjia e martesës” ku përshkruan me tonë humori institucionin e martesës. Skenat e para të jetës private do të shfaqën në prag të revolucionit të korrikut. Ai do të marrë emrin Honore de Balzak, dhe do të bëhet i famshëm për mendimet e tij për gruan dhe martesën.

Gazetar politik

Ai bëhet gazetar politik dhe mban një kronikë të rregullt mbi jetën politike të kohës në gazetën “Letra mbi Parisin”. Që këtu vërehet lindja e një gazetarie modernë. Ky aktivitet nuk do të qëndrojë kurrë në plan të dytë për Balzakun dhe do ta shoqërojë përgjatë gjithë krijimtarisë së tij. Suksesi duket se është afër me veprën filozofike, që përshëndetet nga të gjithë, “Lëkura prej shagreni”

Suksesi

Sipas të tjerëve dhe sipas dëshires së tij, Balzaku ia doli mbanë pas të tridhjetave. Pasioni i tij për tu bërë i famshëm është aq i madh sa e shtynë Balzakun të frekuentojë sallonet aristokratike dhe të pranojë për të dashur markezën de Castri. Reputacioni i tij i ri si një njohës shumë i mirë i botës femërore do ti vlejë. Në 1832 ai merr një letër të nënshkruar “E huaja” nga një konteshë poloneze Eva Hanska, e martuar në Ukrainë. Ky do të jetë fillimi i një historie romaneske që zgjati deri në vdekjen e Balzakut. Për momentin Balzaku po jetonte në mes të luksit, vishej si një dendi megjithëse nuk e kishte fizikun, dhe shpenzonte pa hesap paradhëniet e dhëna për vepra akoma të pashkruara, të cilat ai shpreson ti mbarojë brenda afatit. Ai rend pas kohës pas iluzioneve të botës. Ai punon nga 10 deri 8 orë në ditë duke pirë lumenj me kafe dhe gati prek çmendurinë në qershor të 1832. Romani i tij “Lui Lambert” duket si një autobiografi. Këtu paraqitet një djalosh intelektual i ekzaltuar, romantik që vdes në fund nga çmenduria.

Krijimi i një universi

Romanet ndjekin njëri tjetrin, dy ose tre në vit, themelues të mitologjisë balzakiane dhe të vështrimit të tij unik për jetën. Romanit “Lui Lambert” i përgjigjet utopia e “Doktorit të fshatit”. Të organizosh për të luftuar forcat shkatërruese të dëshirës, të luftojmë kolektivisht për të zëvendësuar pasionet me rregullin social. Revolucioni për Balzakun, përveçse u mundua të zhdukë pabarazinë dhe krimin, forcoi pasionet. Ai përjashtoi dhe tipizoi me mijëra njerëz, heronj popullorë, kriminelë, mjeranë, të rinj që kërkojnë të ardhme, gra pa të drejta për shkak të legjislacionit napoleonian. Bota moderne është shumë e ashpër, sepse burrat dhe gratë vuajnë atje. Liberalizmi është një gënjeshtër që favorizon pasurimin e egoistëve dhe të imoralëve, të udhëhequr nga interesi. Doktori i fshatit, Benasisi, ka një zemër të plagosur, i cili, meqë ka vuajtur vetë është i aftë të reflektojë në një mënyrë kritike për shoqërinë në të cilën bën pjesë. Ajo që është romantike të Balzaku është fakti se dhimbja formon vetëdijen të njeriu. Në të njëjtën mënyrë për të riardhur tek forcat shkatërruese, ai shkruan “Kërkimi i absolutes” ku tregohet jeta e një të çmenduri në botën reale. Këtij universi real i përgjigjen sa vjen e më shumë romanet që vijojnë, të parët e ciklit “jeta e provincës” si “Evgjeni Grande”. Balzaku shkruan dhe publikon shumë shpejt duke u vënë re kështu për ndërthurjet e personazheve në romanet e tij. Në vitin 1833 ai mendon të rikthejë disa personazhe të romaneve të kaluara. Një ide gjeniale që do të lejojë sipas tij të paraqesë një afresk të botës modernë. Është tek “Xha Gorio” (1834-1835) që Balzaku zbaton për herë të parë idenë e tij, pasojat e së cilës do të jenë të rëndësishme dhe do të shërbejnë në krijimin e “Komedisë njerëzore”.