Fiku, fryti magjik i një peme parahistorike, ëmbëlaku i begatisë së natyrës dhe mirënjohjes së krijuesit

Nga Kristo Kauri

Emertimin shkencor e ka Ficus carica. Kete emer(carica) e mori nga krahina Carica e Azise se Vogel nga ku ka dhe origjinen. Ben pjese ne familjen Moraceae dhe ne gjinine Ficus. Kerkon klime te ngrohte, por me mire zhvillohet ne tokat e thella, te pasura, me lageshti, por te kulluara mire. Nuk rritet ne tokat e renda argjilore. Shtrihet nga afersia e detit deri ne lartesin 1700 metra.

Shumezohet me llastare, me shpatulla dhe me shartime. Arrin 4- 8 metra lartesi.

Jane nga pemet me te lashta ne bote, ku sipas gjetjeve arkeollogjike eshte pema qe njihet qe nga periudha prehistorike, 4000 vjet para Krishtit.

Sipas mitologjise, eshte pema simbol i prodhimtarise, i shumimit, nje peme mit dhe shume adhuruese nga njerezit, sidomos nga meshkujt. Greket e lashte besonin, se fiqte i benin meshkujt me te fuqishem. Ne lojrat olimbike ne vend te medaljes se arte, ne lashtesi, fituesve u varrnin rreth qafes vargje me fiqe.

Ekzistojne mbi 300 lloje fiqsh, qe bejne fruta me ngjyra te ndryshme, te zinj, kafe, te bardhe, vjollce, jeshile, fiq te vegjel, te medhenj, te hershme, te vonshme..

Ne rrugetimin mbi 6500 vjeçare, pema e fikut eshte evoluar dhe i eshte pershtatur shume mire klimes se Azise, Lindjen e Mesme, Mesdhe, Egjypt.. dhe ne shekullin e 18-te ka mbritur dhe ne zonat e ngrohta te kontinentit Amerikan. Pothuaj ne te gjitha pemet frutore, organet e luleve femerore dhe luleve mashkullore, jane te ekspozuara, ndersa pema e fikut eshte me e turpeshme, i mban ato te fshehura.

Fruti i fikut nuk eshte nje frut tipik si frutet e tjera, por ai eshte nje bashkesi lulesash, qe mund te jene me qindra. Numri i lulesave ndryshon nga lloji ne lloj. Pllenimi i ketyre luleve behet nga nje lloj insekti, grerez e vogel, qe bashkejeton me pemen. Asnjera pale nuk mund te ekzistoj njera pa tjetren. Pema ofron polenin dhe insekti realizon pllenimin.

Insekti e ka emrin shkencor Blastophaga grossorum(B. Psenis). Ne pranvere shfaqen lulesat e fiqve, periudhe qe perkon me formimin e plote te ciklit biollogjik te insektit. Insekti merr polenin nga lulet mashkullore qe jane ne baze dhe i transporton ne lulesat femerore qe jane ne brendesi. Keto insekte e kryejne kete sherbim vetem per disa jave aq sa zgjat cikli i tyre biologjik. Ne shekuj te paret tane kishin zakone dhe tradita te mira. Çdo familje luftonte qe te krijonte bahçen e vet rreth shtepise. Shtepia me arkitekturen e saj karakteristike sipas zones, bahçeja qe ishte nje sallon i madh ne natyre..ishin treguesit qe deshmonin per kulturen, pervojen, pasionin dhe fuqine ekonomike te pronareve. Edhe miqesite, lidhjet, krushqite..beheshin sipas nivelit qe zinte sejcili ne komunitet.

Edhe ne bahçet e pasura, por dhe ne ato te varfera, gjeje nje biodiversitet te pasur me peme dhe dru frutor.Ketu nuk mungonin fiqte, dardhat, pjergullat, ulliri, qershia, shega, molla, portokalli,arrat…por nuk mungonin dhe druret pyjore si hidhezat dhe lisat me pjergullat qe i hijeshonin dhe i pasuronin ato. Banoret luftonin per keto bahçe, sipas mundesive, takatit, per bahçe te medha, apo te vogla, banoret luftonin per te krijuar hijen e vet, ku mblidheshin ne ditet e nxehta me miqte dhe familjaret e tyre. Peme qe ofronin hije te fresket( kondicionere natyrore), por dhe fruta te mrekullueshme sipas stineve. Por hija e fikut ishte e vecante, ishte unike. Ne ditet e nxehta te veres ato ofronin hije dhe fiq te embla.

Kur çelte llastari i fikut dhe shfaqej gjethja, ishte treguesi me i sakte se ka trokitur behari. Bujqit edin shume mire kete sekret.

Po ta krahasojme me peme dhe dru te tjera frutore, fiku nuk gezon ndonje simpati te veçante. Gjethet nuk mund t’i prekesh dhe t’i perkedhelish si gjethet e tjera, se te djegin dhe te bezdisin. Ne trungun e tij kacaviresh me veshtiresi dhe gjitmone i kercenuar nga gjethet dhe qumeshti i bardhe..

Por te gjitha keto minuse i mbulon me magjine e frutit qe na ofron, dhe ja vlen te çirresh dhe te digjesh nga gjethet. Qe te shijosh frutat e tjere, si arren, bajamen, lajthine, mollen, dardhen..duhet te perdorish dhune, cekic, gure, thike….ndersa me fikun nuk ndodh nje gje e tille. Mjafton te hipesh me kujdes ne peme, te zgjedhish frutat e pjekura dhe ti shijosh me gjithe levoren. Perqindja e sheqernave natyrale, vitaminat A, B, PP, C, kaliumi, hekuri, magnezi dhe elemente te tjere, e bejne frutin e fikut nga me te dashurat ne gjithe historine e njerezimit.

Quhet ndryshe pema e parajses dhe eshte nje arme efikase per semundjet e zemres, jeten sentimentale, tonik per stomakun dhe rezultate te shkelqyera ne semundjen e prostates.

Mbreti grek Mithridates( 120- 63 para Krishtit), e kishte percaktuar si antitod per te gjitha semundjet. Eshte fruti qe siguron nje punim te shpejte dhe normal te trurit, ne marrjen dhe rregjistrimin e informacioneve, mbron njeriun nga stresi, forcon kockat, sistemin nervor, dobeson dhe ngadaleson mplakjen, mbron shendetin e syve, largojne pagjumesine,…

Dhe siç thoshte doktori Plini : “ Fiqte riperterijne, i bejne te rinjte me te fuqishem, ndersa te moshuarit i mbajne te shendetshem dhe u fshijne rrudhat per t’u dukur me te rinje.”