Kush është Buda dhe cilat janë ato mësime që u shndërruan në një doktrinë filozofike?

Buda (Budd´ha: Sanksrit, Pali, ndryshe: fj.p.fj. ” I Zgjuari “) është emër që përdoret në Budizëm për këdo që ka gjetur dritërimin (`bod`hi`). Fjala Budd`ha përdoret zakonisht edhe për Sidd´hart´ha Gautama (themeluesi historik i Budizmit) ose Hotei (Budën e majmë buzëqeshës, shpesh i parë në shtatore të vogla). Gautama Buda ishte një princ që qe kureshtar mbi jetën pas vdekjes. Sipas gojëdhënës, ai u ul nën një pemë të gjerë të quajtur “bod`hi“ dhe i`u betua vetes se nuk do ta linte këtë ndenjë (vend), derisa të gjente të vërtetën e jetës mbi vdekjen. Dhe ai e gjeti më vonë pas shumë vitesh, pasi la pas çdo gjë lëndore e sendore.

Në përgjithësi, budistët e mendojnë Sidarta Gautaman që jetoi në Indi rreth viteve 623 p.e.s. deri në 543 p.e.s., dhe mori drithërimin (bod´hi) rreth 588 p.e.s., të ketë qenë Buda i parë apo i fundit. Nga pikëpamja klasike e doktrinës budiste, një Buda është kushdo që rizbulon Darma-n dhe arrin dritimin, pasi ka mbledhur mjaft karma në vete. Sipas budizmit në rrjedhën e kohërave ka pasur shumë qënije të tilla që kanë arritur dritimin (ndriçimin). Meqë Gautama Buda (i njohur me emrin fetar Shakjamuni) është një anëtar i kohëvijës shpirtërore të Budas së Epërm që shkon prapa në të kaluarën e mjegullt dhe përpara në të ardhmen e largët. Paraardhësi i menjëhershëm ishte Kassapa Buda dhe pasardhësi i tij do të quhet Maitreja.

1-Mos iu drejto me ton të ashpër ndokujt. Atyre që do ju drejtohesh kështu mund të të përgjigjen në të njëjten mënyrë: plagët janë të dhimbshme; njëra pas tjetrës do bien mbi ty.

2-Duke mbrojtur veten ke mbrojtur tjerët; duke mbrojtur tjerët ke mbrojtur veten.

3-Fjalët kanë fuqinë e të shkatërruarit dhe të krijimit; kur fjalët janë të sinqerta dhe të këndshme mund të ndryshojnë botën.

4-Asgjë e gjallë s’duhet vrarë, as insekti apo kafsha më e vogël, sepse çdo jetë është e shenjtë.

5-Jemi ajo që mendojmë.

6-Sa më pak të keni, aq më pak duhet të shqetësoheni.

7-Aroma e luleve nuk shkon kundër erës, as i Jaseminit, aroma e të mirëve shkon kundër erës: një njeri i drejtë njihet anë e mbanë.

8-Është e nevojshme që njeriu t’i afrohet gjithmonë e më shumë të mirës e të përpiqet të ruajë mendjen e tij nga ligësitë. Mendja e atij që bën vepra të mira me gjysmë zemre, në fakt, merr kënaqësi në të keqe.

9-Dhuna është frut i dëshirës.

10-Njëqind vite të jetës së një njeriu që nuk merr në konsideratë Ligjin Suprem, është e krahasueshëm vetëm me 1 ditë të jetës së atij që e respekton.

11-Është e preferueshme të mos bëhet një vepër e bërë keq, sepse më pas do pendohemi. Atë që bëjmë, më mirë ta bëjmë të rregullt (mirë), për të mos u penduar.

12-Urrejtja nuk ndalet nga urrejtja, në asnjë kohë; urrejtja pushon nga dashuria: ky është ligji i përjetshëm.

13-Kujdesi shpie në përjetshmëri, moskujdesi në vdekje; të kujdesshmit nuk vdesin kurrë, të pakujdesshmit janë si të vdekur.

14-Nëse doni të arrini ndriçimin, nuk duhet të studioni mësime të panumërta. Thellohuni vetëm të njëra. Cila? Te dhembshuria e madhe. Kushdo që ka shumë dhembshuri, ka të gjitha cilësitë e Budës në pëllëmbën e dorës.

15-Më mirë të jesh endacak e të udhëtosh vetëm, sesa të mykesh në shoqërinë e budallenjve.

16-Lëviz nëpër botë duke festuar, kërcyer, kënduar, si një bletë; shko nga lulja në lule, vetëm duke provuar të gjitha eksperiencat, piqesh.

17-Vdekja do jetë shumë e bukur nëse di të komunikosh me të. Është një shpërbërje, bie prapë në burimin e qenies për tu çlodhur e për tu rinovuar. Do të thotë, të zhdukesh në burimin e  ekzistencës dhe të bashkohesh me Zotin – dhe mund të rilindësh prapë, deri sa të bëhesh i Zgjuar.

18-Për të parë atë që pak njerëz kanë parë duhet të shkoni aty ku pak kanë qënë.

19-Përgojuesi është i ngjashëm me atë që hedh pluhur kundër dikujt tjetër kur era është në drejtim të tij; kështu pluhuri s’bën gjë tjetër veçse i kthehet atij që e hodhi. I virtytshmi nuk mund të plagoset dhe dhimbja që tjerët duan t’i shkaktojnë, bie mbi vetë ato.

20-Mos i beso asgjëje, s’ka rëndësi ku e ke dëgjuar ose kush e ka thënë, edhe sikur ta kem thënë unë, vetëm nëse është e pranueshme dhe e kuptueshme për arsyen tënde.

21-Kush nuk ka plagë në dorë mundet të prekë helmin me atë dorë: helmi nuk penetron aty ku nuk ka plagë; dhe nuk është mëkat (vepra) për ata që nuk e ka mëkat.

22-Mos i besoni shkrimeve të vjetra, mos besoni asgjë vetëm se populli juaj i beson, ose sepse ju kanë detyruar t’i besoni që nga fëmijëria. Ndaj çdo gjëje veproni me arsye; pasi ta keni analizuar, nëse mendoni se është mirë për të gjithë, atëherë besojeni, jetojeni, dhe ndihmoni fqinjin tuaj ta përjetojë edhe ai vetë.

23-Është më e rëndësishme të parandalosh që një kafshë të vuajë, sesa të rrish ulur e të meditosh për të kqijat e Universit duke u lutur në shoqërinë e priftërinjve.

24-Njeriu duhet të shpëtojë veten me përpjekjet e veta, asnjë nuk mund të bëjë për të, atë që ai duhet të bëjë për vete.

25-Vdekja nuk duhet të kihet frikë nga të mençurit.

26-Vetëm virtyti garanton një Karma të mirë dhe virtyti më i lartë është dhembshuria.

27-Në të vërtetë kurrë, këtu poshtë (Bota materiale), nuk mund të shuhen urrejtjet me urrejtje.

28-Me të njëjtën thjeshtësi që era çrrënjos një pemë të brishtë, tundimet tërheqin atë që është në kërkim të kënaqësive, që është i pangopur (lakmitar), dembel dhe i dobët. Por, si era që nuk mund të lëkundë një mal, asnjë tundim nuk lëkund të urtin, energjikun, të besueshmin që jeton thjeshtë.

29-Në këtë botë të gjithë do vdesim. Kujto, si mund të mbash armiqësi?

30-Në këtë botë urrejtja nuk mund t’i japi fund urrejtjes. Vetëm dashuria është e aftë ta shuajë atë. Ky është Ligji i Përjetshëm.

31-Jemi ajo që mendojmë. Ajo që jemi është produkt i mendjes sonë. Çdo fjalë ose vepër që lind nga ndonjë mendim i turbullt, ndiqet nga vuajtje, ashtu si rrota e karrocës që ndjek këmbët e demit.

32-Mos mbivlerëso atë që ke marrë dhe mos lakmo tjetër: Ai që lakmon tjetër nuk do arrijë paqen e mendjes.

33-Kjo udhë Ariane me 8 rrugë, dmth: vizion i drejtë, qëllim i drejtë, fjalë e drejtë, veprim i drejtë, jetë e drejtë, përpjekje e drejtë, vëmendje e drejtë, meditim i drejtë.

34-Katër të vërtetat fisnike: të lindësh, të jetosh, të vdesësh, të ringjallesh.

35-Për të arritur gjetjen e thelbit tonë të vërtetë, duhet që më parë të jetojmë të të shtatë mëkatet.

36-Udhëtari, nëse nuk takon një shoqërues më të mirë ose të ngjashëm me veten, vazhdon i bindur vetëm: nuk bëhet shoqëri me budallain.

37-Ashtu si një shkëmb masiv nuk tundet nga era, ashtu edhe të mençurit nuk lëkunden mes fajësimeve dhe lavdërimeve.

38-Uji kanalizon burimet, harkëtarët lakojnë shigjetat, marangozët përkulin drurin, të mençurit vetëbindjen.

39-Nuk kërkoj kompensim rilindjen në Qiell, por kërkoj të mirën e njerëzve, kërkoj të ridrejtoj ata që kanë humbur dritën e tyre, ata që jetojnë në errësirë dhe të zhduk nga bota të gjitha dhimbjet e vuajtjet.

40-Ai që vesh rrobën e verdhë pa u pastruar, pa fituar dominimin e vetes e pa kërkuar të vërtetën, është i padenjë për ta veshur atë.

41-Mposht njëmijë herë, njëmijë burra në betejë: vetëm ai që mund veten është luftëtari më i madh.

42-Asgjë nuk është konstante, përveç ndryshimit.

43-Nuk ka zjarr të barabartë me pasionin, ose peshkaqen me urrejtjen, as kurth me çmendurinë, ose përrua me lakminë.

44-Çdo gjë vjen nga asgjëja dhe nga ky burim i përbashkët rrjedh detyra e vllazërisë dhe i mëshirës ndaj të gjitha krijesave