Kaktusi nopal, “ari i gjelbër i Meksikës”, termocentrali prodhues i dietave ushqimore, preparateve mjekësore, lëndëve kozmetike dhe biokarburantit

Bima ujëmbajtëse, është shndërruar në një dhuratë bujare e natyrës. Kaktus nopal është një bimë, por edhe lule kombëtare e Meksikës, si e tillë ajo është tashmë edhe si një mundësi e mirë zhvillimi ekonomik. Nevoja dhe kreativiteti, idetë novatore dhe sipërmarrjet sfiduese, kanë bërë të mundur lindjen e një ëndrre dhe ngritjen e një tempulli besimi, krijimin e një industrie prodhuese të lëndës djegëse bie, duke përdorur kaktusin nopal si lënë të parë. Atje ku ndryshimi i temperaturave kanë sjellë tjetërsim thelbësore në jetën e përditshme, falë një impianti, banorët po kontribuojnë që një e ardhme premtuese të bëhet realitet.

Gjigandi CNN ka trajtuar këtë risi dhe promovon këtë nisëm të një kompanie meksikane, e cila është duke shfrytëzuar kaktusin nopal për të prodhuar biokarburantin që siguron të ardhura ekonomike dhe ajër të pastër.

Me të drejtë kjo bimë, e cila tashmë në Meksikë mbarështohet si një kulturë bujqësore dhe industriale, kulinarike dhe kozmetike, është mbiquajtur “ari i gjelbër i Meksikës”. Kaktusi meksikan ka statusin e një termocentrali. Nopal vlerësohet si një element kryesor në dietat meksikane, konsiderohet në fushën e mjekësisë dhe trajtohet si lëndë preferenciale në prodhimet kozmetikë. Për vite të tëra kaktusi nepal ka qenë pjesë kryesore e kuzhinës meksikane, gjithashtu ka stimuluar nevojat shëndetësore dhe kozmetike, duke u shndërruar vitet e fundit në një bime me dobi shumëqëllimore.

Nopal e përzier me pleh organik prej saj përftohet energji e pastër. Përzierje lihet të dekompozojë, në pritje të një proces që prodhon metan.

E vendosur në Michoacan, Meksikë qendrore, Nopalimex përdor metanin, një sasi prej rreth tetë ton çdo ditë, për të ushqyer me lëndë djegëse një makinë të quajtur biodigestor, i cili fuqizon prodhimin e chipin e tyre të misrit dhe kaktusit.

Por ata gjithashtu, kanë testuar me sukses përzierjen e mbetur në automjetet e qeverisjes vendore në qytetin e afërt të Zitacuaro. Në vitin 2015, kompania u bë fabrika e parë në botë për gjetjen e një alternative të ripërtëritshme të karburantit nga kaktusi, duke krijuar gjithashtu përfitime sociale dhe ekonomike për Meksikën.

Për sa kohë që nopalet ripërtërin rregullisht, procesi është pothuajse krejtësisht i qëndrueshëm, duke prodhuar vetëm mbeturinat e ujit dhe nopal, të cilat mund të përdoren për fuqizuar të korrat.

Nopalimex thotë se biogazi që prodhohet nga kaktusi nopal do të kushtojë vetëm 12 pesos, ekuivalenti i një të tretës së çmimit, me të cilin duhet blerë një litër benzinë. Ky biokarburant synon të plotësojë 40% të nevojave që ekonomia vendase dhe veprimtaria e përditshme konsumon. Kush është përfitimi? Më shumë dhe ajër të pastër para për meksikanët.

***

Një fakt tjetër interesant që lidhet me kaktusin është edhe koltivimi i tij si një pastrues i ujrave të tokës nga toksinat e rrezikshme. Kohë më parë është bërë me dije se në një pjesë e madhe të tokës në San Joaquin Valley të Kalifornisë ka sedimente detare, formacione shistore dhe depozita të selenit dhe mineraleve të tjera në tokë. Kur ujiten të korrat e kultivuara në luginë, ka një rrjedhje nga uji i ujitjes që mban nivele të larta të selenit që mund të jenë toksike për peshqit, shpendët migratorë dhe kafshët e tjera të egra, që pinë nga ujërat e afërta dhe kanalet e drenazhimit. Kultivimi i kaktusit në këto zona ka dhënë rezultate befasuese mbi uljen e lëndëve toksike. Kjo zgjidhje, duke përdorur kaktus për të “pastruar” tokën e selenit dhe borit mund të përdoret me siguri në pjesë të tjera të botës!

Përgatiti: Albert Vataj