Hendeku mes kofshëve te femrat dhe predispozita e mundshme seksuale, çfarë sajon natyra dhe thonë ekspertët?

Seksi kjo energji e fuqishme me rol primar në jetën tonë gjithnjë shfaq interes dhe kureshti për ta pasuruar njohjen dhe veprimtarinë. Përfshirja dhe predispozita intimeve e secilit është e shkruar në kodin tonë gjenetik. Kjo megjithëse nuk është diçka e re për shumë është diçka e papranueshme. Vetëdija dhe vullneti ndryshues sipas tipeve dhe karaktereve që specifikisht dallojnë nga tipare të ndryshme fizike, mund ta sofistikojnë fasadën, por pa mundur ta ndryshojnë thelbin. Shumë nga ne shohim një femër si një objekt joshjeje dhe epshi. Kundrimi mashkullor shpesh është i hutuar. Ai kërkon pa ditur se çfarë. I pëlqen ose jo një femër. Është në gjendje të japë dhe arsyet se pse, dhe sërish ai nuk e di se pse syri nuk para i bindet. Ai kërkon ende, dhe padyshim ka një mënyrë intuitave për të përcaktuar caqet dhe dalluar kuotimin e pëlqimit. Ka disa mënyra skanimi të fizikut të një femre dhe rrjedhimit disa gjykime, të cilat kanë bazë shkencore, por shpesh injorohen nga përplasja me pritshmërinë. Gjithsesi njerëzit shikojnë njëri-tjetrin dhe shprehin ose jo interes, dhe kjo ka lidhje me çfarë ai ka kuptuar dhe ka ndjerë në atë që ka parë.

Ka një lloj dallimi specifik që bën ndryshim të madh të femrës në predispozitën seksuale. Ajo është e tillë, pa asnjë mundësi për të ndryshuar. Dhe meshkujt në gjithë atë gamë të dijeve dhe përvojës, ndoshta kanë patur diçka kaq thelbësore që nuk ka marrë në konsideratë interesimi i tyre. Këtu zë vend ideja se asnjëherë nuk është e mjaftueshme me njohjen e sekreteve të qënies.

Atëherë njihuni me boshllëkun famëkeq, siç thonë ekspertët, atë të hapësirës që ndan kofshët e femrave. Çfarë duhet të kuptojmë me hendekun e kofshëve dhe si kategorizohen në specifika predispozite seksuale, secila prej tyre?

Shkenca është shumë e qartë kur hedh në treg teorinë sipas së cilës, madhësia hapësirës së kofshëve dhe forma e këmbëve ka shumë të bëjë me hormonet e grave. Bazuar në këtë pretendim, ne përvetësojmë një njohje, se si hendeku i kofshëve mund të lidhet me veprimtarinë tuaj seksuale dhe përformancën në shtrat. Nëse dikujt këto hipoteza nuk i pëlqejnë, le t’i pranojë ato si spekulime të bukura dhe grishje cytëse.

Sipas ekspertëve lloji i hapësirës ndërmjet kofshëve të një femre është kategorizuar në 4 grupe: A, B, C ose D. Ju mund të mos i përputheni asnjërit nga këto përcaktime, por kjo nuk do të thotë, se ju nuk do të kuptoni diçka në thelbin e kësaj qasje për komunikim njohës të asetit seksual femëror.

 

Lloji A

Ai në thelb, nuk ka hendek, saktësisht një minimum midis gjunjëve ose këmbëve është jokonsiderues. Kjo mund të tregojë, se je mjaft i butë dhe tepër e përmbajtur në jetën seksuale dhe atë dashurore. Burrat mund të jenë të tërhequr për feminilitetin tuaj ultra, sepse ky lloj hendeku ju bën të dukeni elegante dhe shumë fine. Ju jeni e disponuar të mbeteni e vetkontrolluar në shtrat. Kjo veçori pasohet gjithnjë nga ndjenja e turpit dhe hezitimi për t’u përfshirë në atë që një mashkulli i pëlqen, loja e seksit, e cila për ju është e tepërt dhe jo komode. E keqja është se meshkujt ndaj jush do të humbin interesin shumë më shpejt se sa ju mendoni. Do të jeni të akuzuar si femër pa fantazi, konservatore dhe fshatare, një femër që nuk mund ose nuk është e destinuar të dalldisë një mashkull.

Në këto kushte ekspertët sugjerojnë që duke sfiduar karakterin të fitoni shprehi, që mund t’i huazoni nga përvojat e të tjerave, ose nga ato që keni dëgjuar në interesimin tuaj për një jetë të vrullshme seksuale. Nëse nuk e keni të shkruar në kodin tuaj gjenetik fantazinë, atë duhet ta sajoni, nëse dëshironi të mashkulli juaj të mos humbas interesin për ju.

Lloji B

Bëhet fjalë për një hendek të gjatë e të gjerë! Ky është një tregues i qartë se ju jeni mjaft e hapur dhe e predispozuar për një jetë të gjallë seksuale, e aftë për të marrë nga intimiteti më të mirën e trupave. Me fjalë të tjera, jeni një tip që dini të çmendni meshkujt në kënaqësitë seksuale, jo më pak dhe veten, sepse kemi të bëjmë me një reciprocitet përfshirës dhe përjetues në seks. Gjithashtu juve jeni një grua që merrni përgjegjëse kur është fjala për pasion. Mund të bëni gjithçka për këtë pa patur frikë për vlerën, me të cilin e bleni dhe çmimin që duhet të paguani. Ky kombinim i entuziazmit intensiv dhe i një natyre deri diku të përmbajtur, mund të marrë në qafë disa partnerë. Në këto kushte ju mbetet të mësoni disa ushtrime vetëkontrolli. Mbrojeni shpatën e pasionit tuaj sepse është i vlefshëm vetëm atëherë kur ju do të bëni vërtetë një dhuratë të madhe.

Tipi C

Këmbët janë shumë afër, por gjunjët janë të larguar nga njëri-tjetri. Ajo që thuhet për këtë lloj femre është se energjia juaj seksuale mund të funksionojë më mirë kur të kombinohet me një partner, i cili do të jetë i barabartë me ju. Ju mund të shkoni në shtrat si një vajzë e ndrojtur, ndërkohë që partneri kërkon që ju të jeni një përbindësh, dhe e kundërta. Gjithsesi, natyra ka qenë bujare me ju, duke u dhënë larmishmëri mundësish, si tërësore të karakterit tuaj seksual. Por këshillohet, që duke njohur fillimisht veten, pra duke qenë e vetëdijshme se çfarë ju jeni, do ta keni më të lehtë për të gjetur çfarë ju kërkoni. Ky lloj tipi nëse gabon në zgjedhje është për fajin e saj, e jo si një ndëshkim i natyrës.

Lloji D

Shumica e grave që kanë tipin D të harkut të kofshëve, mund të jenë të prirura për të qenë tradicionale, aq sa të talleni me seksin e egër, duke favorizuar metodat klasike. Ju jeni, megjithatë, një person shumë i qëndrueshëm dhe kjo i bën njerëzit të sigurt kur të bëjnë dashuri me ju. Jeta juaj seksuale është e destinuar të kalojë nëpër një terren të sheshtë. Nuk preferoni befasitë në shtrat dhe nuk do ju pëlqente që situata të ju dalë nga kontrolli. Për ju seksi nuk është gjithçka, edhe pse ai ka një rëndësi themelorë në ekuilibrat emocional. Jani bashkëshorte të mira dhe dashnore të bezdisshme. Nuk dini dhe nuk dëshironi të masni se deri në çfarë thellësia ndodhet bërthama e një shpërthimi ndjesor. Jeni përgjithësisht të kënaqura, madje ju pëlqen të keni rol primar në jetën seksuale. Me fjalë të tjera janë skllave dhe sunduese e intimitetit.

***

Nëse ndonjëra nuk është e kënaqur me rezultatet e këtij leximi, le ta pranojë si një trill të këndshëm. Cilado qoftë lloji juaj i hendekut mes kofshëve dhe natyrës seksuale, përqafoni atë, përfshihuni dhe përjetojeni pa vramendje. Ne nuk jemi njësoj, dhe ajo që na veçon nga njër-tjetri, sigurisht që nuk është thjeshtë një trill i natyrës, apo diçka rastësore që i’a vjen të injorohet. Nëse ne njohjen e kemi të mangët, kjo nuk do të thotë se nuk ekziston diçka përtej errësirës sonë të mosdijes.

Përgatiti: Albert Vataj