Elbert Hubbard: Të luftojmë për të qartësuar mendjet tona, synimet dhe ëndrrat të lartësuara në qëllim

Kur dilni nga shtëpia, jini të vëmendshëm, ngrijeni kokën, merrni frymë thellësisht, përpijeni dritën e diellit, mëkon Elbert Hubbard, duke e shndërruar veten tuaj në një enë dritë dhe energjie jetëdhënëse. Përshëndetni miqtë me të qeshura e dritëpamësi sysh përshkënditës. Shpërngojuani duart me gjithë shpirt dhe mos kini frikë, se mos keqkuptoheni dhe mos harxhoni asnjë minutë duke menduar për armiqtë tuaj. Kjo tashmë nuk ka vend tek ju. Qartësojeni mirë në mendje atë që dëshironi të bëni dhe pastaj ecni në mes pa mëdyshje si një triumfator. Mendo për gjërat e bukura dhe të mira që do të bëni, të paktën në një ditë, dhe rasti për ti kurorëzuar ëndrrat tuaja do të paraqitet fare papritur, vijon ai.
Ndodh si me një guaskë në detin e koraleve që thith elementet jetësorë nga një dallgë që vjen dhe shkon. Përfytyroni në mendjen tuaj njeriun e ndershëm, të pastër e të sinqertë, siç ju dëshironi që të jetë dhe mundoni që ti ngjani sa më shumë të jetë e mundur. Mendimi është më i fortë se çdo mëdyshje apo ndalim. Bëjeni tuajën sjelljen e drejtë e të vetëdijshme, sepse ju sjell guximin, qetësinë dhe mirësinë e shpirtit. Të mendosh në mënyrë të drejtë është gjysma e përpjekjes që ju ka ftuar në sfidë. Gjithçka vjen nga dëshira e mirë, dhe lutjet e sinqerta nuk janë kurrë të kota. Ata janë shkëndijat e dritave lart në pafundësi, të cilat njëjësohen në këtë vullnet duke bashkuar me të një fuqi eterne, si ajo e krijimit të zanafillës. Të luftojmë për të qartësuar mendjet tona, synimet dhe ëndrrat të lartësuara në qëllim. Njerëzit janë perëndi në kristalidë, profetizon shkrimtari dhe filozofi amerikan, Elbert Hubbard.

Pergatiti: AV