Çfarë është “Peltia mbretërore” i ashtuajturi qumështi i bletës, funksioni i saj dhe cilësitë kuruese

Nga Dr Agim NELAJ

Në shprehjet e përditëshme të bletarëve njihet si ”qumështi i mbretëreshës së bletëve” ose “ qumështi i mëmave”.

Në fakt nuk është qumësht. Gjëndja fizike e saj është e brumtë. Në literaturën shkencore flitet për “Pelte mbretërore” ”Queen jelly”.

Është një ushqim hyjnor. Ka një strukturë kimike specifike të përbërë. Rreth kësaj lënde natyrore të pashoqe e çudibërse janë krijuar mite.

Çfarë është kjo lëndë?

Peltja mbretërore tajitet nga gjëndrat hypofaringale, që ndodhen në kokën e bletës kujdestare. Ajo shërben për të ushqyer të gjitha larvat e bletëve puntore, meshkujve dhe mbretëreshës. Pas tri ditësh, larvat puntore dhe meshkujt nuk ushqehen më me pelte mbretërore, ndërsa larva e mbretëreshës vazhdon të ushqehet me këtë ushqim special. Ky produkt i rrallë me vlera të pazëvendësueshme prodhohet nga bletarët, duke stimuluar familjet me korniza të mbretëreshës, pregatitur posaçërisht, për prodhimin e peltes mbretërore.

Peltja mblidhet në çdo qelizë (larvë) të veçantë mbretëreshe jo më shumë se 72 orëshe. Shkenca sot ka vërtetuar se ka një diferencë midis peltes mbretërore të bletës puntore dhe meshkujve me atë të mbretëreshës. Gjithashtu ka të dhëna tashmë të konfirmuara shkencërisht se kjo lëndë e prodhuar natyralisht është e cilësis më të mirë. Pra qeliza e l arvës mbretëreshë është e “pajisur” me pelte të veçantë. Një familje e mirërritur gjatë një sezoni mund të prodhojë deri 500 njësi pelte. Analizat laboratorike tregojnë se vetëm peltja që nxirret në fillim (rradha e parë ) është e cilësisë së mirë, të tjerat kanë vlerë më të ulët. Produkti është i ndjeshëm nga drita dhe temperatura .Prodhuesit duhet të kenë qasje të menjëhershme për ruajtjen e saj. Ndonjëherë ruhet në mjaltë ose dyllë. Përzierja me çdo lëndë tjetër, apo marrja dhe ruajtja jo me shishe qelqi standart , duke qënë se është e ndjeshme, i ulen vlerat ushquese. Kjo lëndë është tepër e ndjeshme, prandaj kërkon disa rregulla të veçanta për marrjen dhe përdorimine saj.

Disa nga përbërësit

Peltja mbretërore ka përbërje: B/complex,, vit B 5,vit.B6,, aminoacide, sheqerna të thjeshta, gjurmë makroelementësh,d isa enzima,acide yndyrore etj: Ajo përmban 67% ujë,12,5 proteina bruto,11% monosakaride, 5% acide yndyror.

Aktina mbretërore(Royalactina)

Ky është përbërsi i vaçantë i peltes mbretërore, që larvën e një blete puntore e zhvillon në një mbretëreshë, me sa duket është një protein e emëruar Royalactin.

Ajo ka efekte të ngjajshme si phenotipical fryitffly (Drosphila melanogaster) e cila rrit madhësin e trupit, vezoret , vitalitetin dhe jetëgjatësin mbretëreshës.

Peltja mbretërore dhe ndikimi çudibërës isaj ,lidhet me veprimet e gjëra mbi disa sisteme të organizmit të njeriut. Ajo përdoret për kujdesin e lëkurës dhe në disa produkte të bukurisë natyrore. Në rrethet shkencore të shërimit holistik, në mjekësinë alternative, besohet të ketë ndikim kundër plakjes. Hulumtimet eksperimentale sjelin të dhëna se kjo lëndë është raportuar si imunomodulator i mundshëm, stimulues i qelizave burimore në tru.

Po ashtu njoftohet se ndikon në uljen e kolesterolit, në shërimin e plagëve, si antibiotik, antiinflamator. Studimet gjithashtu sugjerojnë që acidi 10_hidroksi_2_decenoik(10 _hda) që gjëndet në pelte, mund të pengojë vaskularizim e tumoreve.

Peltja ka qënë gjithashtu hipotesik, duke korigjuar kolesterolin, pabarazitë në nivel të konsumit të nikotinës.

Peltja mbretërore,qëndron në krye të gjithë lëndëve që përdoren në Mjekësin Alternative. Ajo është mbretëresha.

Peltja i humb vlerat brënda vitit. Kjo lidhet me kushtet vjeljes,rruajtjes. Mirë është të përdoret sa më e freskët. Nëse nuk përdoren lugë speciale, shishe qelqi të errta, dhe nëse nuk ruhet në ftohje në frigorifer i humb shpejt vlerat.