Shkodër, dje m’dhimti njaq shumë plaga jote e poshtnimit, sa s’mujta as me u anku as me gjimu

Nga Albert Vataj

I shtrenjti qyteti jem, dje pate nji dit’ fort të keqe, nji prej atyne qi guxuen me t’lëndu, me t’nëpërkamb, me t’fy. S’pati kurrkush respekt as keqardhje për ty. Të dhunuan, të fyen, dhe s’pati asnjë brerje ndërgjegjeje dhe pendesë. Nuk mujte të ishe za as heshtje në kët’ cak. S’mujte të ishte bindëse, n’se kishte mbetun antikomunzëm n’ty, e shpirt demokracie me çfarë ti u mburre.
Ç’ndodhi me ty, dje, kur shteti i rrethuem krejtkah prej panikut e i ngërthyem n’makthe tmerri, lypi me ken ç’ka din ma ba ma mir’, me ken i dhunshëm. Të mbyti me hekur e hekamë, e ti s’ishe e zonja me ç’u krye, me diftu se hala n’ty rrjedh gjak i pastër, gjak i papërlyem.
Shkodër, dje m’dhimti njaq shumë plaga jote e poshtnimit, sa s’mujta as me u anku as me gjimu. Thjeshtë m’shtangu njaja qi pash e njaja qi ndiva. S’u besova syve, se deshta vedin, kur shteti l’shoj n’ty zemëratën e një s’friksuemi. Ai shtet qi i’a lejoj vedit me ba me ty ç’ka din me ba ma mir’, e për ç’ka s’mundet me u ndi n’faj. Ai shtet qi t’poshtnon, t’fyen, t’rreh, t’helmon, e si mos me mjaftu me njaq, ikën tue t’lan t’koritun.
Ç’ka s’mujti me e ba kurrkush, e bani ky vullnet qeverisës, kjo juntë policore, ky despotizëm. Ai bani me ty ç’ka deshti, e ti? S’mujte me ba kurrgja. Se s’mujte a s’deshte, kyt nuk e di, ose nuk du me e dit? Njaja qi di fort mir’, asht se nuk e meritove këtë dang turpi, anipse kur ta ven njaj qi ke zgjedh me t’përfaqsu e me t’mbrojt. Nuk meritove me t’fy njaq rand, me t’dhunue njaq keq, me t’lendue njaq idhnisht. Gjithqysh, Shkodër, ti ke ken, je e ke me met për mu’ njaja Zonj ‘e Rand, qi din me u çu e krenueme edhe pse e kan rrxue përdhè. Ti ke dit, e ke me dit me ken gjithmon njaja qi ke ken për çdo hordhi, çdo diktatur e çdo despotizëm, qi i’a lejoi vedit me ba me ty, njat qi ka me e pague fort rand.
Gjithçka ndodhi dje, më 20 qershor, nuk e meritove, por ke me guxu me besu, se ky psim ka me ken për ty nji m’sim i vyem, nji përvoj idhnake, nji dhimbje dogonisëse, nji rrxim qi t’ban ma t’fort, nji poshtnim qi t’len bekue n’krenin tande, e shtrenjta e shenjt, jemja Shkodër.
Joti, Albert Vataj