Kodi i Leonardo da Vinçit nga Dan Brown te Sabrina Sforza Galitzia dhe Fundi i pretenduar Botës, i koduar në pikturën “Darka e Fundit”

Nga Albert Vataj

Njeriu gjithnjë ka qenë i grishur nga ideja e apokalipsit. Fundi i Botës është trajtuar dhe menaxhuar nga mjeshtra të propogandës religjoze, virtuozë të shprehive estetike në art dhe ustallarë të rafinuar të pushtetit kinematografik. Kemi përcjellë fundin e pretenduar të botës në aq shumë versione dhe përjetuar me aq makth, sa do ta kemi të pamundur ta përjetojmë me nota tragjikë, kur ai të trokasë vërtetë. Gjithnjë e pareshtur mediat bombardohen nga sulme meteorësh dezinformues rreth këtij caku fatal. Jeta në planetin tokë është gjithnjë e “kërcënuar” nga beteja e ankthshme e klikimeve. Ne, çuditërisht, edhe pse të vetëdijshëm se po manipulohemi, vullnetlirë ofrojmë nga koha dhe predispozita jonë për t’u njohur me fakte të pretenduara si përcaktues të këtij fakti. Në këtë afri qasjeje është studimi i italianes Sabrina Sforza Galitzia, e cila ka ç’koduar një prej sekreteve më të famshme, atë të apokalipsit të “Darkës së Fundit”, kryeveprës së Leonardo da Vinçit.
“Bëhu gati për darkën e fundit më 1 nëntor, 4006” është ky një nga titujt e medias, e cila aso kohe i referohet mediave italiane, në të cilin ka trajtuar deshifrimin e një kodi që Leonardo da Vinçi ka fshehur në pikturën e tij të famshme, “Darka e Fundit”. Teoria e kodeve të Leonardos nuk është diçka e panjohur për admiruesit e letërsisë, ato të tillerit të Dan Brown, i cili flet gjithashtu në librin e tij “Kodi i Da Vinçit”, një libër shumë i debatuar dhe i sulmuar pikërisht nga eksponentë të rëndësishëm të klerit, nga studjues dhe ekspertë të artit dhe mistikës. Gjithsesi lajmi për një profeci të mjeshtrit të Rilindjes së Artë vjen nga Vatikani dhe bëhet fjalë se Leonardo da Vinçi te “Darka e Fundit” ka koduar se bota do të finalizohet më 1 nëntor, 4006.
Studjuesja italiane, Sabrina Sforza Galitzia është shprehur publikisht se në muralet e famshme është fshehur një mister “matematik dhe astrologjik”, një kod që ajo e ka deshifruar dhe se këto të dhëna janë arritur të përcaktohen. Ajo pretendon se da Vinçi ka parashikuar fundin e botës në një “përmbytje universale” që do të fillojë më 21 mars 4006 dhe do të përfundonte më 1 nëntor të të njëjtit vit. Dokumentet treguan se ajo besonte se kjo ngjarje apokaliptike do të shënojë “një fillim të ri për njerëzimin”, tha znj. Sforza Galitzia. “Kodi i da Vinçit”, nuk është vetëm ai që është bërë popullor nga Dan Brown”, është shprehur studjuesja.
Znj. Sforza Galitzia, e cila më parë studioi dorëshkrime nga Da Vinci si studiuese në Universitetin e Kalifornisë në Los Anxhelos, tani punon në arkivat e Vatikanit.
Vitin e kaluar, Vatikani botoi studimin e saj “Darka e Fundit e Leonardo” në Vatikan, në të cilën shqyrtoi një tapiceri të Darkës së Fundit të bërë për Mbretin Luigj XIII të Francës, bazuar në projektin e da Vinçit për murin e tij të famshëm në Milano. Mbreti Louis XII e porositi këtë punë mjeshtrit për të festuar ndarjen e fronit me Francesco I në funksion të martesës me vajzën e tij, Claudia.
Ajo ishte shprehur se po punonte për një vazhdim që do të shpjegonte “kodin” e da Vinçit, duke përfshirë shenjat e zodiakut dhe përdorimin e tij të 24 shkronjave të alfabetit latin për të përfaqësuar 24 orët e ditës.
Da Vinçi e kishte parë historinë e njerëzimit si drejtimin e “shumës së të gjitha gjërave, llogaritjes përfundimtare” të përshkruar në Librin e Zbulesave, por edhe nga shkrimtarë të lashtë si Platoni dhe Aristoteli, i tha La Repubblica.
Ai kishte qenë një shkencëtar dhe njeri besimi i cili kishte jetuar në “kohë të vështira” dhe kishte fshehur mesazhet e tij “në mënyrë që të mos sulmohej”, është shprehur ajo.
Da Vinçi filloi të punonte në “Darkën e Fundit” më 1495, dhe përfundoi atë në 1498. Në romanin e tij të vitit 2003, “Kodi i Da Vinçit”, Dan Brown sugjeron që figura në të djathtë të Jezusit në “Darkën e Fundit” nuk është apostulli Gjon, por Maria Magdalena dhe se ajo ishte shtatzënë me fëmijën e Jezuit kur u kryqëzua.
Midis të tjerave, Sforza Galitzia, mësohet të ketë cituar se Leonardo do të kishte fshehur një profeci, për shumë arsye, por kryesorja e pozitës në të cilën ai ndodhej dhe situatave që mund të provokonte një rrethanë e tillë. Ndoshta ai me 21 marsin e vitit 4006 nuk kërkoi të profestizonte dhe aq një fund fatal të botës, se sa të paralajmëronte fillimin e një rendi të ri. Leonardo dëshironte të flasë me njerëzit duke përdorur dy gjuhë të ndryshme: atë të teologjisë, të besimit, për besimtarët; ajo e shkencave për jobesimtarët. Për të, shkenca dhe besimi janë dy gjëra plotësisht të pajtueshme, duke qenë patur rezultat të njëjtë. Por ai jeton në një kohë të vështirë. Leonardo ishte kryesisht një ministër i mbrojtjes, një inxhinier dhe një arkitekt, si i tillë, ai kishte nevojë për të lënë të kënaqur të gjithë. Ai fshehu mesazhin në mënyrë që të mos sulmohej. Ai nuk donte të ishte një profet në atdheun e tij. Ai donte të kuptohej nga ata që do të kishin përdorur të njëjtën përpjekje, për të arritur përfundimet e tij, sepse rruga që çon drejt njohjes së vërtetë është e lodhshme ». Me pak fjalë, ku Michelangelo flet hapur për zbulesën biblike në Kapelën e Sistines, Leonardo është më pak i qartë dhe përdor lojën e enigmave, puzzles dhe kodeve të koduara.