Gjithçka që jep me gjithë zemër, të dhurohet me gjithë shpirt… Besoj!

Nga Albert Vataj

Prej të gjithë shqetësimeve që godasin sistematikisht qëndresën tonë, mosmirënjohja dhe mosvlerësimi zënë peshën më të fortë goditëse. Nëse do të kishte diçka që do ta rrëzonte perdhe madhështinë e një vepre, mjafton nënvleftësimi për të shkërmoqur atë.

O njeri sado të përpiqesh, ajo që do të mund të bësh sërish do të jetë e pamjaftuehme. Do të të duhet të bësh ballë veç rraspakitjes dhe përkushtimit, fyrjen dhe mosmirënjohjen. Do të të vihet në provë besimi. Zhgënjimi dhe lodhja do të të hedhin në gjunjë, por ti duhet sërish të ngrihesh, të rifillosh përsëri nga e para, si për të treguar se vullnetin tënd asgjë nuk ka çfarë ta nënshtrojë. Duke e bërë kwtw do të kesh më shumë mundësi të harrosh atë çfarë tu desh ta pagueaje me nënçmim.

Atë që ndjen dhe dëshiron të bësh, mos hezito ta shndërrosh në vepër nga fakti se gjithçka do të të shkojë dëm dhe nuk do të ketë asnjë altar mirënjohje që do t’i flijojëjë asaj falenderime.
Jo!
Jo të gjithë farët që besimi ynë hedh në tokë arrijnë të mbijnë, por ato që kalbën do të jenë ushqim për farën që ka mbirë dhe bimën që rritet.

Shtegtarin, jo të gjitha udhët do ta shpien atje për ku është nisur, por secila prej tyre i jep atij një shans për të vënë në sprovë kurajon dhe besimin dhe një mundësi të shtuar për të mbërritur atje ku e pret qëllimi.

Pemër, bimët, fryma jonë, të gjitha marrin dhe japin prej njëra-tjetrës në një cikël të pambarimtë reciprociteti. Shiu, breshëri, dëbora bien jo për të marrë çfarë ata japin, por për të dhënë çfarë ata duan, që ai rregull dhe ajo ligjësi e pashkruar e natyrës të mirëfunksionojë pa patur nevojë për një tjetër rregullator, veç atij vullneti të lartë që na bën që të besojmë se gjithçka që jep me gjithë zemër, të dhurohet me gjithë shpirtë.