Eixample, Barcelon, qyteti që sfidoi kohën, Ildefons Cerdà, planifikuesi urba që vdiq pa mirënjohje dhe pa shpërblim për këtë kryevepër

Nga Albert Vataj

Kjo i ngjet më shumë një loje me kubat lego se sa një realitet arkitekturor, perfeksioni i së cilës tejkalon kufinjtë e imagjinatës dhe rrok fuqishëm arsyen e faktit. E pabesueshme, por një e vërtetë, që rreket të tregojë se si krijohen qytetet, si ata janë qendra vendbanimi funksionale.
Qarku Eixample në Barcelonë, Spanjë, karakterizohet nga modeli i saj i rreptë i rrjetit dhe apartamenteve me oborre komunale. Ky dizajn i përsosur dhe vizionar ishte puna e planifikuesit urban, Ildefons Cerdà, (23 dhjetor 1815 – 21 gusht, 1876). Plani i tij përmban rrugë të gjera që zgjerohet në kryqëzimet tetëkëndore për të krijuar një shikueshmëri më të madhe me rrezet e diellit në rritje, ventilim më të mirë dhe më shumë hapësirë për parkim afatshkurtër.
Ildefons Cerdà, asokohe u interesua për politikën dhe studimin e planifikimit urban. Kur qeveria e kohës më në fund i bëri presion publikut që muret e qytetit të Barcelonës të shkatërrohen, ai e kuptoi nevojën për të planifikuar zgjerimin e qytetit në mënyrë që zgjerimi i ri të bëhej një vend efikas dhe i jetueshëm, ndryshe nga mbipopullimi i vjetër, i cili ishte i prirur të kyçej brenda mureve. Kur nuk arriti të gjente vepra të përshtatshme referimi, ai ndërmori detyrën e të planifikuarit nga e para, duke projektuar atë që ai e quajti Ensanche ose Eixample, duke huazuar disa ide teknologjike nga bashkëkohësit e tij për të krijuar një koncept të integruar tërësisht modern, sesa dizenjimi i çuditshëm.
Ai vazhdoi të krijonte projekte dhe përmirësonte dizenjot ekzistuese gjatë gjithë jetës së tij, si dhe të zhvillonte teoritë e tij, duke marrë në plan të gjerë planifikimi (në nivelin e planifikimit rajonal ) deri në fund. Në këtë proces, ai humbi të gjithë trashëgiminë e familjes së tij dhe vdiq në vitin 1876, një i varfër shumë i varfër, që nuk u pagua kurrë për kryeveprën e tij, projektin e Eixample të Barcelonës.
Qyteti u ndërtua gjatë periudhës ndërvitase 1903-1905 nga arkitekti modernist, Josep Puig i Cadafalch, i cili përdori një përzierje të gotikut nordik dhe atij spanjoll, Plateresque, së bashku me motive tradicionale katalan. Edhe sot pas 114 vitesh ai është një befasi për urbanistët dhe arkitektët, një sfidë për administrimin efikas dhe krijimin e një qyteti për qytetarët.