Cilët janë fituesit më kontroversë të çmimit “Nobel” për Paqe nga Jimmy Carter, Henry Kissinger te Menachem Begin?

Çmimi “Nobel” është krijuar nga Alfred Nobel, shpikësi i dinamitit. Nobel kërkoi që çmimi t’i jepej “personit i cili do të kishte realizuar punën më të mirë të mundshme për miqësinë mes shteteve, për zhdukjen ose reduktimin e ushtrive ose për promovimin e kongreseve të paqes”. Për fat të keq, ky nuk ka qenë gjithmonë rasti. Lista rendit 10 fituesit më kontroversë të çmimit “Nobel”, që më shumë kanë qenë të implikuar në luftë se sa në paqe.

Jimmy Carter

Çmimi “Nobel” për paqe që u fitua nga Jimmy Carter në vitin 2002 në sajë të “përpjekjeve shumëvjeçare për gjetjen e zgjidhjeve paqësore për konfliktet ndërkombëtare, përparimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut dhe promovimin e zhvillimit ekonomik dhe social” është pasuar që në fillim nga deklaratat e ngjyrosura politikisht nga kryetari i komitetit të çmimit “Nobel” për Paqe (të konfirmuara më vonë nga Gunnar Staalsett, një anëtar tjetër i komitetit prej pesë anëtarësh të “Nobel”-it).

Wangari Maathai

Wangari Maathai, fituese e çmimit “Nobel” për Paqe në vitin 2004, filloi të krijonte pamje kontroverse, pasi nisi artikulimin e teorisë sipas të cilës HIV ishte shpikur nga shkencëtarët e bardhë për të shkatërruar njerëzit me ngjyrë. Më vonë, ajo gjithsesi kërkoi falje për dhënien e një iluzioni që e bënte atë të dukje si teoriste konspirative.

Al Gore

Al Gore e fitoi këtë çmim në vitin 2007 për punën e tij në rritjen e ndërgjegjes publike, lidhur me ngrohjen globale. Ka pasur disa kontestime, pasi dyshohej që puna e tij lidhej me fitimin e çmimit. Për më tepër, ka disa paqartësi lidhur me punën e tij në fushën e ngrohjes globale dhe në fakt, çka është më kontroverse, është paqartësia nëse ngrohja globale, ndryshe nga sa thuhet rëndom, përbën kërcënim real për jetën e njerëzve. Kohët e fundit, një Gjykatë e Lartë në Britani ka lëshuar urdhrin, sipas të cilit, qeveria mund të dërgojë një kopje të librit “Një e vërtetë e papërshtatshme” në çdo shkollë, vetëm nëse është e shoqëruar me udhëzimet që shtjellojnë “9 gabimet shkencore” të saj dhe një tjetër udhëzues që kundërshton “pikëpamjet e njëanshme të librit. Në filmin e tij, Al Gore u bën thirrje amerikanëve të kursejnë energjinë, duke reduktuar konsumimin e elektricitetit në shtëpitë e tyre. Në gusht të vitit 2006, faturat e energjisë për Gore-në tregonin se në një muaj ai kishte djegur 22619 kilovat, më shumë se dyfishi që një familje e zakontë përdor për një vit të tërë.

Rigoberta Menchu

Rigoberta Menchu fitoi çmimin “Nobel” në vitin 1992. Ka pasur dëshmi që ajo ka gënjyer në autobiografinë e jetës së saj në Guatemala, në fund të viteve 1950 dhe disa fakte që i takojnë historisë dhe rrethanave të familjes së saj janë ndryshuar me qëllim propagandimin më të mirë të ideve të saj të majta. Këto fakte u sollën në dritë përmes ekspozimit të antropologut David Stoll.

Henry Kissinger

Kissinger mori çmimin “Nobel” për Paqe në vitin 1973 për kontributin e tij në vendosjen e paqes me Vietnamin, pavarësisht se kishte krijuar fushatën sekrete të bombardimit midis viteve 1969-1975 kundër infiltrimit të NVA-së në Kamboxhia – një fushatë rrëmbimesh dhe vrasjes e koordinuar nga inteligjenca dhe shërbimet sekrete të Argjentinës, Bolivisë, Brazilit, Kilit, Paraguait dhe Uruguait. Ai gjithashtu mbështeti pushtimin e Qipros, çka rezultoi në zaptimin e 1/3 të ishullit nga trupa të huaj për plot 33 vite. Disa aktivistë të paqes shkojnë aq larg sa sugjerojnë se çmimin “Nobel” për Paqe nuk është më i tillë që pasi u fitua nga Kissinger.

Yitzhak Rabin

Rabin e fitoi këtë çmim bashkë me Shimon Peres-in dhe Yasser Arafat-in në vitin 1994. Rabin kur ishte në ushtrinë e Izraelit ka urdhëruar dëbimin e arabëve nga zona të pushtuara nga Izraeli gjatë luftës së vitit 1948. Ai ka qenë përgjegjës edhe për goditjen agresive të Izraelit, ndërsa ishte ministër i Mbrojtjes. Rabin ka vazhduar autorizimin e ndërtimit të marrëveshjeve me vendet e zaptuara, pavarësisht marrëveshjes së paqes.

Shimon Peres

Peres ka qenë përgjegjës për zhvillimin e arsenalit të armëve bërthamore të Izraelit dhe më vonë është fajësuar për Masakrën e Qana-s. Masakra në fjalë ndodhi në vitin 1996, kur ushtria e Izraelit rrethoi një fshat me 800 civilë libanezë që kishin shkuar atje për t’i shpëtuar luftimit. 106 prej tyre u vranë dhe 116 të tjerë u plagosën.

Yasser Arafat

Arafat, fitues i çmimit “Nobel” për Paqe në vitin 1994, kritikohet si një lider terrorist për shumë vite. Kare Kristiansen, një anëtar norvegjez i Komitetit të “Nobel”-it dha dorëheqjen në vitin 1994 në shenjë proteste për dhënien e çmimit Arafatit, të cilin ai e etiketoi si “terrorist”.

Cordell Hull

Cordell Hull u nderua me çmimin “Nobel” në vitin 1945 për përpjekjet e tij për paqe dhe kontributin e çmuar në kuptimin e hemisferës perëndimore, marrëveshjeve tregtare dhe punës për të krijuar Kombet e Bashkuara. Në vitin 1939, një anije që po lundronte nga Hamburgu në oqeanin Atlantik dhe që mbante mbi 950 refugjatë hebrenj, shumica prej të cilëve të pasur, kërkonte azil nga persekutimi nazist pak para fillimit të Luftës së Dytë Botërore. Roosevelt-i tregoi vullnet modest për të lejuar hyrjen e anijes, por Hull, atë kohë sekretar i Shtetit, kërcënoi se nuk do të mbështeste Roosevelt-in në zgjedhjet e ardhme presidenciale, nëse lejohej hyrja e anijes. Roosevelt e ndaloi hyrjen e saj. Anija u detyrua të kthehej në Gjermani dhe shumë nga pasagjerët përfunduan në kampet e përqendrimit.

Menachem Begin

Menachem Begin (Kryeministri i 6-të i Izraelit) u nderua me çmimin “Nobel” në vitin 1978 për kontributet e tij në afrimin e suksesshëm me Kampin e Marrëveshjeve. Për fat të keq, Begin më herët kishte qenë militant i grupit sionist Irgun, i cili shpesh konsiderohet si organizatë terroriste dhe ka qenë përgjegjës për bombardimin e Hotelit King David në vitin 1946.