Zbuloni pse viti kishte 10, dhe tani ka 12 muaj, shkurti ka 28 ditë, ndërsa 1 herë në 4 vite, ky muaj ka 29 ditë?

Nga Albert Vataj

Pyetje të tilla shpesh janë kaq naive sa dhe fare të papërfillshme për t’u konsideruar edhe pse ne nuk mund ta përjashtojmë veten nga këto kureshti, të cilat koha i ka murosur në dijet tona dhe i çliron duke na vënë në pozita peytësore, shpesh dyshuese në atë se si e njohim të vërtetën dhe cila është ajo që ballafaqon fakte më bindëse. Një prej këtyre është pyetja, pse viti kishte 10 dhe tani ka 12 muaj, shkurti ka 28 ditë, ndërsa 1 herë në 4 vite ka 29? Padyshim që ju mund të keni dëgjuar mbi arsyet s pse muaji shkuart është i shkurtër dhe vetëm një herë në katër vite, ai është 29 ditë. Rrekje të panumërta janë qasur përnga saktësimi i kësaj të vërtete dhe ç’burgosja e kësaj dileme nga pikëpyetjet.

Çdo muaj në kalendarin modern Gregorian, të cilin ne përdorim, përbëhet nga të paktën 28 ​​ditë. Ky numër mund të ishte fare mirë i rrumbullakosur në 30 ditë, për çdo muaj, por nuk është. Le të përpiqemi të tregojmë se pse muaji shkurt ka 28 ditë, ndërsa 1 herë në 4 vite, ai përbëhet nga 29 ditë.

Cila është e vërteta?!

Paraardhësi më i vjetër i kalendarit Gregorian, kalendari i parë romak, kishte një ndryshim të dukshëm në strukturën nga variantet e tij të mëvonshme: ai përbëhej nga 10 muaj dhe jo 12 siç është. Për të sinkronizuar plotësisht kalendarin me vitin hënor, mbreti romak, Numa Pompilius, shtoi janarin dhe shkurtin duke i’a bashkëngjitur 10 muajve ekzistues. Kalendari i mëparshëm kishte patur 6 muaj me nga 30 ditë dhe 4 muaj me nga 31ditë, për një total ditësh, prej 304 ditësh. Megjithatë, Numa donte të shmangte madje disa numra në kalendarin e tij, pasi supersticioni romak në atë kohë kishte pranuar se disa nga numrat ishin numra ters. Ai zbriti një ditë nga secili muaj 30-ditor, për t’i bërë ato nga 29-ditësh. Viti i hënës përbëhet nga 355 ditë (për të qenë të saktë, 354.367. Por duke e pranuar atë 354, do ta bënte tërë vitin pa fat), që do të thoshte se Numa kishte 56 ditë të mbetur, për të punuar me të. Në fund, të paktën një muaj nga 12 që do të kishte viti, duhet të përmbajë një numër të barabartë të ditëve. Kjo për shkak të faktit të thjeshtë matematikor: shuma e çdo shumës (12 mujore) të numrave të rastësishëm, do të jetë gjithmonë e barabartë me një numër të barabartë – dhe ai donte që totali të ishte i rastësishëm. Kështu Numa zgjodhi shkurtin, një muaj që do të strehonte ritualet romake, që nderonin të vdekurit, pasi muaji i pafat do të përbëhej nga 28 ditë.

Pavarësisht nga ndryshimet në kalendar ashtu siç u ndryshua pas shtesave të Numa, ndryshime që përfshijnë shkurtimin e shkurtit, në intervale të caktuara, shtimi i një muaji të brishtë, dhe përfundimisht dita e kërcimit modern – dita e 28-ditës së shkurtit është mbërthyer.

“Viti i brishtë” siç quhet ndryshe ka një ditë më shumë në çdo katër vite, të shtuar në fund të muajt shkurt dhe kjo për shkak të mungesës së sinkronizimit mes sistemit diellor dhe kalendarit Gregorian të përdorur në pjesën më të madhe të botës.

Një rrotullim i plotë i Tokës rreth Diellit zgjat ekzaktësisht 365.2422 ditë, por në kalendarin Gregorian viti ka 365 ditë. Prandaj, “viti i brishtë” është shtuar për të mbajtur orën dhe kalendarin në sinkronizim me Tokën dhe stinët e saj.

Përse shkurti ka më pak ditë se muajt e tjerë?

Të gjithë muajt në kalendar kanë 30 ose 31 ditë, por shkurti ka humbur ditët e tij për shkak të egos së perandorit romak, Çezar Augustus. Gjatë periudhës së paraardhësit të tij, Jul Çezarit, shkurti kishte 30 ditë, ndërsa muaji korrik i emërtuar në bazë të emrit të perandorit (July) kishte 31. Por, problemi qëndronte të muaji gusht (August) që në atë periudhë kishte vetëm 29 ditë.

Kështu që, kur Augustus u bë perandor ai i shtoi “muajt të tij”, gushtit, dy ditë më shumë me qëllim për ta barazuar me korrikun (July). Dhe ishte muaji shkurt ai që humbi betejën në këtë “përballje” mes perandorëve.