U deshën 500 vite për të parë skicën e portretit të mjeshtri Rilindjes së Artë italiane, Leonardo da Vinçi

Nga Albert Vataj

Pikërisht sot kur mbushen plot 500 vite nga vdekja e Leonardo da Vinçit, në Pallatin Buckingham në Londër është bërë publike një portret skicë i mjeshtrit të Rilindjes së Artë.
Një skicë e panjohur më parë që shfaq Leonardo da Vinçin, e bërë ndoshta nga një prej asistentëve të tij. Ajo mori interesim publik, pikërisht sot në Anglia, në ditën e 500-vjetorit të vdekjes së gjeniut. Kjo vepër që nga vlerësimet daton ndërmjet viteve 1517 dhe 1518 është një nga dy portretet e Leonardo da Vinçit të bëra gjatë jetës së tij dhe që i ka rezistuar viteve. Një tjetër vepër e famshme është vepra e Francesco Melzi, dishepullit të tij më besnik. “Të dyja këto vepra do të paraqiten në publik në një ekspozitë të madhe kushtuar Da Vinçit në Pallatin Buckingham, e cila do të qëndrojë e hapur për publikun nga 24 maji deri më 13 tetor”, tha në një deklaratë për Trustin e Koleksionit Mbretëror, organi përgjegjës për ruajtjen e trashëgimisë mbretërore.
Për një njeri si Leonardo da Vinçi, një figurë e tillë gjigante në artin e Rilindjes, ishte gjithmonë pak e çuditshme që kishte vetëm një portret që mbijetoi dhe që njihej derimsoot.
Një skicë e një njeriu me mjekër, në pronësi të Koleksionit Mbretëror, është ‘identifikuar’ si portreti i artistit dhe shpikësi. Pamja, në të cilën konturon në këtë skicë mjeshtri “duket pak melankolik dhe i lodhur”, besohet se kjo skicë të jetë realizuar pak para vdekjes së tij, diku në fillimvit të 1519. Martin Clayton, autoritet arti i Trustit të Koleksionit Mbretëror, identifikoi fytyrën ndërsa përgatiste vizatime, të ruajtura në Ëindsor Castle, për ekspozitën.
Portreti tjetër që do të shoqërojë ketë punë është e bashkëkohësit të da Vinçit, nxënësit të tij, Francesco Melzi.
Z. Clayton shton se krahasimi i karakteristikave të të dy punëve “është e vështirë të shmanget përfundimi” në të cilën është arritur, se vizatimi i dytë ishte Leonardo, ndoshta hedhur në letër nga një asistent i tij, kur mjeshtri jetonte nën privilegjet e Mbretitë të Francës, Francis I.