Të gjithë do plakemi, askush nuk do t’i shpëtojë ndëshkimit. Lum ai që zgjedh të shpërblehet

Nga Albert Vataj

Pleqëria është e keqe. Teorikisht dhe praktikisht vetëm kaq thuhet. Më tej secili nga ne do ta provojë. Fatlum apo fatmjer?! Ndoshta këtë më mirë se sa vetë ditët e kësaj ngrysje, asçka nuk do ta dëshmojë. Përifrazime të ndryshme, kanë populluar cakun e mbarimtë të jetës, pa mundur ta fshehin realitetin dhe pa hezituar t’i mëkojnë vullneteve të mira dritimin e mendjeve dhe ojnisjen e shpirtrave krijues. Gjithashtu nuk kanë munguar aforizma e sentence që moralizojnë rreth hapave të fundit të jetës, shkase përfshirjeje dhe ndërmendje vetëdijësimi për ndërgjegjësim dhe përgjegjësi.
Koha, por më shumë se ajo, vetë njerëzit, me vepër po dëshmojnë se pleqëria është një prag zemërthyerjesh dhe sprovë e rëndë trishtimi dhe mundimi. I tillë, që vetëm vdekja mund ti japë fund këtij tmerri pafund. Vetmia, por më shumë, harrimi dhe braktisja, ka behur duke gjetur dhe mbajtur me thonj në kushte dhimbjeje shumë prindër e gjyshër. Më fëmijët që i kanë mohuar, të afërmit që nuk kujtohen, shtetin që tallet, ata rreken të sfidojnë, gjithsi e gjithqysh, si kjo grua plakë.
Në këtë foto, publikuar kohë më parë nga “Reuters”, kjo nënë plakë kalon me me dy dhitë e saj pranë një vendbanimi në periferi të Moskës. Ato dhi janë, jo vetëm burimi i jetesës, por edhe të afërmit e vetëm që asaj i kanë mbetur.
Kjo është një e vërtetë që akuzon, më shumë se sa një panorama ngjethëse, një zë që thërret në shkretëtirë. Ajo kalon vitet e mbetura të jetës nën shoqërinë dhe në mëshirën e këtyre dhive bujare, njëjt si shumë prindër dhe gjyshër që numërojnë qindarkat e fyerjes mizore të shteti, për racionin e ilaçeve e mylmesën e helmët të të çdoditshmes, me të cilën ata përballen hekakeq.
Sa e sa të moshuar, si kjo nënë kalojnë fatalisht jetën e tyre, madje më keq se kjo e moshuar. Për ta nuk ka më asgjë vetëm ngulmi për të mbërritur të nesërmen, duke numëruar çastet shkallmuese të pritjes në pragun ku askush nuk vjen, asnjë zë nuk dëgjohet. 

REUTERS / FOTO: Alexander Natruskin (RUSSIA)