Një mike e mirë që di të japë prej mirësisë së saj, besim, respekt dhe mirënjohje që e finsikëron

Nga Albert Vataj

Në konsumimin e vazhdueshëm të veprimtarisë komunikuese dhe këmbyes të informacioneve, njohjes, teprimeve dhe budallallëkut, që bujarisht kemi fatin ta përvetësojmë nga teknologjia, ajo që shfaq gjithnjë e më shumë interes është se çfarë ndodh “pas vrimës së çelësit” siç e quan një sociolog jetën në rrjetet sociale? Çfarë e përbën atë pjesë të komunikimit që privatësie e fsheh, duke e mbajtur larg syve të botës dhe gojimeve të ngjyra në thartirë dhe helm? Në këtë mundësi komunikimi dhe shansesh për të bashkëbiseduar, gratë janë më të kërcënuarat. Ata janë viktima në një botë meshkujsh maniak, burrash pa takt e kavalierësh me kredenciale të konsumuara.
Kurrë nuk e kam bërë, me askënd nuk do të guxoja, askush nuk mund të më akuzojë, se kam kapërcyer cakun. Nuk jam shenjtor, as i shteruar nga dëshirimet, por një administrues i mirë i vullnetit dhe njohës i asaj brishtëse, lëndë nga e cila përbëhemi. Komunikoj me miqtë, privatisht njësoj si publikisht. Nuk kam asgjë për të fshehur. Nuk i frikësohem asgjëje, sepse luftoj gjithnjë për të mos e tepruar, për të mos i’a neveritur askujt. Gjithnjë kam qenë vlerësues për miket. E kam shfaqur publikisht syçelësinë dhe sinqeritetin e tyre, kurajën për t’u përfshirë dhe për të thyer tabu dhe ndalime. Janë më vlerësuese dhe e çmojnë më shumë mirënjohjen. Kanë më shumë etje për dijen dhe të bukurën, sikurse kanë më shumë talent dhe përkushtim. Sa janë të bukura dhe joshëse, aq janë të urta dhe paqësore. Vlerësojnë më mirë dhe janë më selektive. Edhe kur gabojnë din të pendohen dhe munden të rifillojnë të luftojnë, si të gjithë, për të përsosurën. Shkas i këtij kumtimi, ndoshta pak më të gjatë se ç’duhej dhe për këtë përulësisht ju kërkoj ndjesë, është një urim, prej atyre që më bëri vërtetë mirë, se dhe kafja e mëngjesit, të cilën e konsumoj prej 25 vitesh me të njëjtin person, bashkëshorten time.

Prej shumë mesazheve që më vijnë desha të ndaj me ju njërin. Motivimi i tij është më sfidues se sa çdo pritshmëri që presim me padurim. Ai është sa i thjeshtë aq dhe përzemërt. Sa dashamirës aq dhe i ngrohtë.

Ja se ç’shkruan!

Përshëndetje zoti Albert!
Nuk mund të mungoja as këtë herë të ndaj me ju një dëshirë dhe një urim që del nga zemra.
Ju uroj një muaj të mbarë dhe të suksesshëm, për ju dhe familjen tuaj.
Prano nga unë përqafime të përzemërta.
Të kaloni një ditë sa më të bukur sot.
Respekte!

Ja se si një përzemërsi e larë në ujin e kulluar të fisnikërisë vjen të të dhurojë çfarë ajo ka më të shtrenjtë. Dhe ta bëjë këtë me një përulësi të përkorë dhe një përzemërsi që e lartëson zemrën e saj dhe i blaton atij shpirti gjënë më të shenjtë, besimin në mirësitë dhe mirënjohjet që mundësia e teknologjisë i jep me duart e saj të begata, dëshirimeve tonë, me bindjen se do të lartësohet në çfarë e bekon.

Faleminderit mike fisnike!

Përulësi dhe mirënjohje për bujarinë e përzemërsisë, e kohës dhe predispozitës suaj, për t’u bëtë pjesë e kësaj gostie, miq!