Një kujtesë për Helen Hyde, japoneze-amerikanen e shquar pikturës së stampuar

Nga Albert Vataj

Tradita aziatike e pikturës edhe pse nuk ka patur admirues të shumë në Europë, ajo është njohur dhe pranuar si pjesë vitale e kulturës dhe artit kontemporan. Uniteti krijues, speciafika e veçantë e tematikës dhe teknikës, ngjyrat dhe realizimi, shumfishimi dhe ekspozimi, materialet e përdorura dhe impakti estetik, e bëjnë këtë përvojë artistike të admirueshme. Sepse ajo ka diçka krejt të pazakontë në artin e tablosë, diçka që reflekton edhe në mënyrën se si i krijon raportet me shikuesin, me perceptimin vëzhgues të ëndjes dhe syrit. Kur flasim për këtë kulturë, këtë traditë dhe vlerat e saja të pamohueshme, ndërmendim mes gjithë asaj plejade, japoneze-amerikanen e shquar pikturës së stampuar, Helen Hyde.
Helen Hyde vdiq në Kaliforni më 13 maj 1919, plot 100 vite më parë. Ajo ndërroi jetë në shtëpinë e motrës ku kishte shkuar si mysafire, pasi ishte diagnostikuar se vuante nga tumori, pesë vite me heret. Ajo është pak e njohur në botën e madhe të arteve figurative, por jo më pak kontribuese në pikturë, në atë që mbetet vetë historia e forcës së shprehjes përmes ngjyrës dhe elaburimit të imazhit.
Helen Hyde u lind në Lima, një qytet i vogël në Nju Jork, por ka kaluar shumë nga rinia e saj në Kaliforni, ku ka studiuar artet në Shkollën e Dizajnit të Kalifornisë. Pas një periudhe të shkurtër në New York City, ajo shkoi për të studiuar në Evropë, në Berlin edhe në Paris. Në kryeqytetin francez, ajo perfeksionoj artin e saj nën përkujdesin e Raphawl Collin. Gjatë kësaj periudhë perfeksionimi të artit, pa dhe u ndikua nga pikturat dhe printimet e impressionistit amerikan, Mary Cassatt, i cili kishte studiuar Edgar Degas.
Kur Hyde u kthye në Kaliforni pas afro gjashtë vitesh përvojë europiane, në 1894, ajo frekuentonte lagjen e kështjellave të San Fanciscos, ku ajo skicoi kryesisht gra dhe fëmijë. Vitin e ardhshëm ajo bleu me të ardhurat personale një shtypshkronjë, dhe filloi të eksperimentonte me gravurat.
Ajo u bë një vazhduese e traditës së pikturës aziatike, si në tematikë ashtu edhe në teknikë, si në përdorimin e ngjyrave ashtu edhe në përzgjedhjen e subjektit. Realiteti amerikan atë nuk e shkëputi nga origjina, të cilën ajo e qëmtoi kiudo që të ishte, ta bënte pjesë të tablove. Është interesant fakti se si tradita europiane, kryqendrat e të cilave ajo i vizitoi dhe mori përvojë, nuk u bënë pjesë e filozofisë së saj krijuese. Mbeti përgjithmonë një japoneze në shpirt në art, pa e ndjerë trysninë amerikane.
Për ta çuar më tej punën e saj, Helen Hyde realizoi kontakte dhe bëri miq me një emër të sajuar, Josephine Hyde. Më 1899, pati dy udhëtime në Japoni me synim mësimin dhe përsosjen e teknikës japoneze të shtypit dhe të pikturës. Helen Hyde do pasuronte krijimtarinë me me printime në dru, teknikë të cilën ajo mësoi nga austriaku, Emil Orlik, i cili jetonte në Tokio në atë kohë.
Dekorimi i brendshëm që ajo aplikoi aty nga viti 1900 tregon se sa shpejt mësoi teknikën dhe magjepsjen e saj për artin japonez në mjediset e përditshme.
Deri në vitin 1912, Helen Hyde jetonte kryesisht në Japoni. Udhëtoi prej aty për të vizituar Kinën, Indinë dhe Meksikën, ku edhe skicoi për një seri të tjera punësh
Pikëpamjet e Hyde mbi Japoninë janë të shumta dhe të gjera. Ashtu si Mary Cassatt, ajo specializohet në paraqitjen e grave dhe fëmijëve, shpesh të kapur në momente humoristike ose intime. Ajo e donte Japoninë para-industriale, ku kimono ishte veshje e zakonshme dhe ajo pa aq shumë bukuri në peizazhin dhe njerëzit e saj.
Japonia pësoi ndryshime që nga disfata e Rusisë në vitin 1905 dhe Hyde u implikua nga dashuria me shoqërinë e saj të re perëndimore. Në vitin 1914, pas disa viteve shumë të frytshme, gjatë të cilave ajo kishte nënshkruar rreth 16 mijë printime, Hyde u kthye në SHBA, ku vazhdoi të bënte të tjera printime, të tjera punë. Fitoi një medalje bronzi në Ekspozitën Ndërkombëtare të Panama-Paqësorit në vitin 1915, pastaj u zhvendos në Çikago, ku ajo pati promovimin e saj të parë solo në Institutin e Çikagos në 1916.
Helen Hyde u diagnostikua fillimisht me kancer në vitin 1914 dhe më 1919 shkoi për të vizituar motrën e saj në Kaliforni, ku ajo vdiq më 13 maj, në moshën 51-vjeçare.
Printimet e saj vazhdojnë të kërkohen edhe pas vdekjes, duke mbetur të preferuara përgjatë gjithë shekullit XX edhe më vonë.