Emanuele Dascanio, një gjeni i kohës sonë, 36-vjeçari italian që po shkëlqen në hiperrealizëm

Ai është vetëm 36 vjeç dhe gjithçka e tij është një art i vlertë që kahet përnga perfeksioni. Pasioni dhe puna kanë zgjuar te italiani Emanuele Dascanio aftësinë për t’i dhënë jetë me qymyr druri dhe grafit gjithçkaje që derdhet në shpirtin e tij. Vizatimet e tij janë të jashtëzakonshme. Edhe tablotë në vaj qëndrojnë po kaq lart. Syri i tij i mprehtë dhe lapsi i hollë arrijnë të realizojnë atë që mund të fiksojë një aparat fotografik me piksel të lartë. Ai beson se “Misteri është me të vërtetë i tillë nëse zbulohet ngadalë në sytë tanë”. Ai nuk bën çudira, por ajo çfarë merr trajtë prej krijimit të duarve të tij që endin fillin e holllë të jetës, e bën atë një sundues të artit. Ai jo vetëm vizaton, por ka aftësinë që nëpërmjet asaj që na gostit, të na mahnitë.
Zbatimi i tij i magjishëm i këtyre mediumeve të kombinuara me një lidhje të thellë me subjektin, rezultojnë në imazhe që mashtrojnë syrin duke menduar se objektet janë reale. Përtej teknikës dhe persosjes, ekzistojnë edhe shtresa kuptimesh për të zbuluar veten në veprën e Emanuele-s.
Ishte rreth moshës 18-19 vjeç kur ai vendosi t’i jepej studimeve artistike. Shumë shpejt ai u bë pjesë e atij arti të fuqishëm, vazhdues i traditës dhe befasi e brezit. Zotërimi i teknikës dhe përsosja e aktit të krijimit do të kërkonin shumë nga zjarri i tij.
Më pëlqen të pikturoj dhe të vizatoj. Unë nuk kam asnjë subjekt të preferuar. Unë vetëm kujdesem për përmbajtjen e imazhit. Subjekti është i mesëm dhe duhet të jetë funksional për të transmetuar përmbajtjen ose çfarë është ajo që dua të shpreh.
Nuk mund ta shpjegoj kuptimin e secilës foto, por mund të jap çelësin për interpretimin e saktë. Në jetën time ende kam për qëllim të mbaj një kuptim të fortë simbolik, sepse në realitet ekziston një lidhje e fuqishme që mban gjithçka. Përmes leximit të gjërave të vogla, ne mund të kuptojmë ato më të mëdha; qofshin ato psikologjike, fizike, shpirtërore dhe kështu me radhë. Natyra është një libër gjithmonë i hapur. Misteri është me të vërtetë i tillë nëse zbulohet ngadalë në sytë tanë, mendon ai
Për të e para është të mendosh për një koncept dhe pastaj të vizatosh një figurë, për ta shprehur atë koncept. E dyta është më intuitive dhe nënndërgjegjeshme; lindja e një imazhi brenda meje dhe më pas përpunoj kuptimin. Për të dyja metodat, përdorja studime përgatitore të shpejta për të kapur fillimisht idenë ose konceptin.
Karriera e tij ka pasur një prirje mjaft lineare dhe ngadalë vazhdon të rritet. Ajo shkon krah për krah me zhvillimin e aftësive artistike. Ai ka marrë disa çmime në garat kombëtare dhe ndërkombëtare në pikturë. Gjithashtu ka marrë pjesë në ekspozita të grupeve të ndryshme të karakterit shumë të lartë në Itali, si dhe panaire të artit në botë.