Shën Pjetri, pendesa, përulësia dhe përbetimi i një dishepullit në pikturë e mjeshtrit italian të penelit, Giuseppe Vermiglio

Shën Pjetri, pikturë e mjeshtrit italian të penelit, Giuseppe Vermiglio (1585 – 1635). Kjo punë përfaqëson jo vetëm shkollën e Caravaggios, së cilës ai i’u bashkëngjit, por edhe përsosmërisë së teknikës së bojrave të vajit, e cila e vendos atë ndër më të mirët e kohës së tij. Duart e mbërthyera të Shën Pjetrit në një lutje përgjëruese plot tension dhe peshë emocionale. Vështrimi i thellë dhe shpues, sytë të mbushur me lot dhe një përulësi e denjë për një shenjtor gërshetohen të gjitha në këtë kryevepër.
Kjo prehje e përvuajtur është blatimi i një besimi, forca e së cilës e ngre vullnetin e një shenjtori, në lartësitë e epërme të lutjes për falje. Të gjithë piktorët që kanë sjellë Shën Pjetrin, e kanë përcjell solemnitetin e tij më atributin e lartë të shenjtorit, por ky realizim i Giuseppe Vermiglio e shtytë mjeshtrin në atë eter, aq pranë Tij, aq pranë, sa ta ndjej brenda vetes pendesën dhe përbetimit e një misionari.
Sikurse jeni në dijeni, Shën Pjetri ishte një nga dymbëdhjetë apostujt e Jezusit të Nazaretit qysh nga fillimi i predikimive të tij. Ai ishte gjithashtu Papa i parë i Kishës Katolike.

Albert Vataj