“Zanat kërcimtare”, këto shpërthime drite të piktorit suedez, Johan August Malmström


“Zanat kërcimtare”, është një punë befasuese e piktorit suedez Johan August Malmström (14 tetor 1829 – 18 tetor 1901).”Dancing Fairies”, është realizuar më 1866 dhe nuk mbetet e vetmja prej punëve të këtij piktori që trajtoi këtë temë, që solli vizualisht përme një loje magjepsëse me penelatat e dritës atë që mundet ta endi vetëm përfytyrimi dhe ëndrra. Shtozovallet vijnë në këtë pikturë me një frymë kaq përfshirëse dhe shastisëse. Ne të gjithë kemi dëgjuar, por pak janë ata që i kanë parë këto realitete veguese, këto bukuri që ravijëzohen përmes shpërthimuit të dritës duke behur kaq real. Ato janë kaq të bukura, sa dhe të mistershme, në këtë kërcim ata krijojnë një realitet që piktori e ka nxjerr nga irealja, nga ëndrra për ta ndarë me admiruesit të artit të krijimit.
Albert Vataj