Veshkat, kujdesi, sëmundjet që kërcënojnë, simptomat dhe trajtimi i duhur mjekësor

Veshka është organ me disa funksione, luan rol themelor rregullues në shumicën e kafshëve, duke përfshirë vertebrorët dhe disa jovertebrorë. Veshkat janë të domosdoshme për funksionimin e sistemit urinar dhe kryejnë edhe funksione homeostatike të tilla si rregullimin e elektroliteve, dhe rregullimin e trysnisë së gjakut (përmes ruajtjes së drejtpeshimit kripë-ujë). Ato i shërbejnë trupit si një kullues natyror i gjakut, dhe heqjen e mbeturinave të cilat shmangen në fshikëzën e urinës. Në prodhimin e urinës, veshkat nxjerrin mbeturina të tilla si ure dhe amoniak. Veshkat gjithashtu janë përgjegjëse për rithithjen e ujit, glukozës, dhe aminoacideve. Ato gjithashtu prodhojnë hormone, duke përfshirë kalçitriol, reninë, dhe eritropoetinë.
Tumoret janë shumë të përhapur tek njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e veshkave. Përveç gurëve, edhe tumoret duhet të trajtohen, sipas specialistëve, me bimë mjekësore të cilat duhet të përdoren në formën e lëngjeve. Për të evituar problemet me veshkat, është e rëndësishme që çdo njeri, pavarësisht faktit nëse është i sëmurë apo jo, duhet të konsumojë të pakën 2 litra ujë në ditë.

Karcinoma renale
Njihet edhe si “karcinomë me qeliza boshe” ose si hipernefromë. Ai është tumori malinj më i shpeshtë i veshkave dhe prek më shumë meshkujt, që pijnë duhan, rreth moshës 50-70 vjeç. Shenjat kryesore janë hematuri, masë e prekshme, dhimbje në ije, temperaturë, policitemi. Biopsia mund të mos mjaftojë për të vendosur diagnozën e kancerit, sepse pamja e karcinomës renale mund të ngjajë me pamjen e tumorit beninj. Tipar i veçantë i karcinomës renale është përhapja përgjatë venave renale dhe venës kava. Trajtohet me kirurgji, imunoterapi me IL-2.

Tumori Wilms
Është më i shpeshti tumor malinj i veshkave në fëmijë. Mosha më e prekur është 2-4 vjeç. Shenjat janë një masë abdominale, shpesh shumë e madhe dhe trajtohet me nefrektomi dhe kemoterapi me ose pa rrezatim. Mund të jetë pjesë e kompleksit WAGR, ku bën pjesë tumori Wilm, Aniridia, ka keq-formime gjenitourinare, prapambetje mendore. Gjithashtu shoqërohet me hemihipertrofi të trupit. Pamjaftueshmëria prerenale e veshkave është pasojë e mosfurnizimit me gjak të veshkave; shkaktohet nga hipovolemia, sepsisi, pamjaftueshmëria e zemrës, cirroza, stenoza e dyanshme e arterieve renale, shoku. Ndërkohë që pamjaftueshmëria renale (brendarenale) e veshkave është pasojë e patologjisë së veshkave: Shkaktohet nga procese si nekroza tubulare akute, ishemia e zgjatur (d.m.th pamjaftueshmëria prerenale mund të kthehet në pamjaftueshmëri renale), glomerulonefritet, sëmundjet tubulare/intersticiale, precipitimi i kristaleve në tubula. Pamjaftueshmëria postrenale e veshkave është pasojë e bllokimit të rrugëve urinare; shkaktohet nga prostata e zmadhuar, gurët, cikatricet/strikturat, gjaku i mpiksur, kirurgjia (sidomos histerektomia)

Simptomat
Shenjat dhe simptomat: Hiperkalemi, acidozë metabolike, oliguri. Diagnoza është eozinofiluria dhe tregon nefrit alergjik (tubulointersticial) ose embolizëm atherosklerotik. Prania e segmenteve eritrocitike tregon glomerulonefrit. Trajtimet që mund të parandalojnë formimin e gurëve në veshka janë të mundshme në çdo rast. Prova të qëndrueshme sugjerojnë se marrja e lëngjeve në sasi të madhe mund të ulë rrezikun e gurëve. Përveç kësaj, sapo të zbulohet shkaku i formimit të gurit, mund të përdoren mjekime të ndryshme apo ndryshime në dietë për të parandaluar gurët e rinj. Tipi i mjekimit varet nga gjaku dhe testet e urinës, përveçse zbrazni mbeturinat dhe lëngjet nga trupi juaj.

Bimët mjekësore:
1-Trëndafil i egër.
2-Kamomil.
3-Lëng kumbullash.

Shenjat dhe simptomat:
1. Sistemi tretës: Anoreksi, pështjellim, të vjella.
2. Gjaku: hemorragji si pasojë e keqfunksionimit të trombociteve.
3. Çrregullime të volumit intravaskular që janë pasojë e humbjes së aftësisë të veshkave për të rregulluar përqendrimin e urinës.
4- Anemia është pasojë e mosprodhimit të eritropoetinës.
5-Djersitje e vazhdueshme.
6-Fryrje e trupit.
7-Ethe.
8-Dobësi.
9-Urinë e turbullt me erë të keqe.
10-Temperaturë.

Roli i veshkave për organizmin
Veshkat tuaja luajnë një sërë funksionesh të rëndësishme: Rregullojnë ujin në trup dhe përbërës të tjerë kimikë në gjak si: sodiumin, potasin, fosforin dhe kalciumin; largojnë mjekimet dhe helmimet nga trupi juaj; çlirojnë hormonet në gjak për të ndihmuar trupin; rregullojnë presionin e gjakut; krijojnë qelizat e kuqe; nxisin kockat e forta. Pjesa më e madhe e gurëve në veshka mund të trajtohet duke rritur sasinë e marrë të lëngjeve, ndryshime në dietë dhe mjekime. Rreth 90% e gurëve, kalojnë vetë brenda 3 deri 6 javëve. Disa tipa gurësh mund të shpërbëhen me anë të mjekimeve; megjithatë, gurët me përbërje kalciumi (tipi më i zakonshëm), nuk mund të shpërbëhet. Gurët gjithmonë duhet të hiqen kur ka infeksione, bllokime dhe dëmtime në veshka. Kur heqja e tyre bëhet e domosdoshme, ekzistojnë disa metoda të ndryshme për ta bërë këtë.

Meshkujt, më të prekur nga gurët në veshka
Gurët në veshka janë më të zakonshme tek burrat dhe më saktësisht, katër në pesë raste kanë gurë në veshka. Normalisht, urina përmban substanca që parandalojnë formimin e kristaleve. Megjithatë, kjo nuk funksionon për të gjithë. Disa nga faktorët që kontribuojnë në formimin e gurëve tek njerëzit e prekshëm janë: Marrja e pakët e lëngjeve, infeksione kronike në rrugët urinare. Rreth 80% e kancereve të veshkës janë karcinoma qelizore renale, ky tip kanceri mendohet të ketë lidhje me moshën, pasi haset tepër rrallë nën 40-vjeçarët. Tumoret beninje të veshkave mund të rrinë në trup si të padëmshëm. Tumoret malinje shpesh janë në stad të avancuar kur ne i zbulojmë e në përgjithësi nuk i përgjigjen mirë trajtimit mjekësor. Për këtë arsye, veshka e sëmurë zakonisht hiqet në një nefroektomi.

4 shprehi që i dëmtojnë rëndë veshkat
Nefronet (qelizat) e veshkave për çdo 45 minuta filtrojnë pesë litra ujë, që i përmban gjaku. Për këtë arsye, organizmi i shëndetshëm mund që çdo 24 orë të largojë rreth dy litra mbetje të panevojshme në formë të urinës. Këtë detoksikim natyral mund ta çrregulloni në së paku katër mënyra.
1. Përdorimi afatgjatë i tabletave kundër dhimbjeve
Përdorimi afatgjatë i tabletave kundër dhimbjeve, veçanërisht në sasi të mëdha, ndikon dëmshëm në indin dhe strukturën e veshkave. Edhe ilaçet që merren me recetë, edhe ato pa recetë, mund të ndikojnë në reduktimin e rrjedhës së gjakut në veshka. Ilaçet josteroide kundër inflamacioneve që përdoren për shërim të dhimbjeve dhe temperaturës së lartë janë shkaktare kryesore të një gjëje të tillë. Ndërmjet 1 dhe 3 për qind të rasteve të reja të sëmundjes kronike të veshkave në vit mund të shkaktohen me keqpërdorim të ilaçeve kundër dhimbjeve. Efekt të ngjashëm mund të kenë edhe disa ilaçe kundër shtypjes së lartë.
2. Cigaret
Efekti negativ i cigareve në mushkëri dhe zemër tashmë është i njohur, por studimet zbulojnë se duhanpirësit janë më të prirë për të pasur proteina në urinë, gjë që është shenjë e dëmtimit të veshkave. Sëmundjet që ndikojnë në punën e veshkave, siç janë diabeti dhe shtypja e lartë, gjithashtu e përkeqësojnë varësinë nga cigaret, ndërsa duhanpirësit më shpesh kanë nevojë për dializë ose transplantim të veshkave, kanë zbuluar studimet.
3. Ushqimi i pasur me sheqer
Sheqeri i tepërt sjell probleme shëndetësore, siç janë diabeti dhe mbipesha, ndërsa këto janë faktorë për sëmundjen e veshkave. Reduktojeni konsumimin e sheqerit në organizëm dhe do ta reduktoni rrezikun nga sëmundjet e përmendura. Më pak sheqer i përpunuar do të thotë edhe më pak kalori, substanca kimike dhe kripë, ndërsa mesi dhe veshkat do të jenë mirënjohëse!
4. Kripa e tepërt
Ushqimi me shumë kripë e rit shtypjen e gjakut. Shtypja e lartë e gjakut i dëmton veshkat, ndërsa me kalimin e kohës mund të sjellë edhe deri te dështimi i veshkave. Derisa ushqimi i zakonshëm amerikan përmban rreth 3 300 mg kripë në ditë, organizatat shëndetësore rekomandojnë konsumim ditor prej 2 300 mg në ditë, pra rreth një lugë të vogël me kripë. Personat me shtypje të lartë dhe me veshka të sëmura duhet që të konsumojnë edhe më pak kripë – rreth 1 500 mg në ditë. Për fillim, reduktojeni konsumimin e ushqimit të përpunuar.