Si ta kuptoni përmes shenjave që shfaqen në buzë, se nga çfarë problemi shëndetësor kërcënoheni?

Buzët tona janë fleksibël, lëvizin kur qeshim, mrrolemi, kur shqiptojmë fjalët apo përgatitemi për puthje. Ato përbëhen nga shtresat më të holla të lëkurës, çka i bën të ndjeshme në prekje dhe ndjenja.
Kjo gjë i bën buzët të lëndueshme ndaj tharjes, pëlcitjes dhe ndryshimeve të tjera në sipërfaqe. Dhe kohë pas kohe, ndryshimet në pamjen e buzëve mund të tregojnë se diçka nuk është ashtu si duhet në trupin tonë.
Këtë mund ta vërtetoni vetë duke u shikuar në pasqyrë. Por, nëse jeni të brengosur për atë që shihni, mos hezitoni të konsultoheni me mjekun, stomatologun apo dermatologun.

Nëse buzët tuaja janë të thata apo të pëlcitura
Zakonisht kjo do të thotë që keni qenë të ekspozuar ndaj erës, diellit apo ajrit të thatë. Apo ndoshta mund të bëhet fjalë për dehidrim. Ka edhe disa mundësi të tjera për këto simptoma:
o Nëse jeni nervoz mund t’i kafshoni buzët dhe t’i bëni më të dhimbshme, të thata dhe të përflakura. Buza e poshtme kafshohet më shpesh se buza e sipërme;
o Buza e poshtme e thatë e cila është e kuqe apo e bardhë është shenjë e dëmtimit nga dielli çka mund të rrisë rrezikun e kancerit të lëkurës në të ardhmen.
Nëse vëreni ndryshime në skaje të buzëve
Cheilitis është një lloj i infeksionit kërpudhor, i cili më së shpeshti paraqitet te njerëzit me proteza. Cheilitis mund të jetë i dhimbshëm dhe të shkaktojë qoshe të pezmatuara apo të plasaritura të buzëve. Shmangni lëpirjen, fërkimin apo irritimin e asaj zone të ndjeshme që të ndalet infeksioni.
Infeksionet kërpudhore mund të shkaktojnë njolla të bardha në skajet apo qoshet e buzëve. Kur këto njolla fshihen, mund të bëhen të kuqe, të ndezura dhe të shkaktojnë dhimbje.
Nëse buzët tuaja duken të fryra apo të pezmatuara
Do ta kishit ditur po të kishit marrë goditje në gojë e cila ka shkaktuar ënjtje ose nëse në kohën e fundit keni injektuar kolagjen në buzë. Por, ekzistojnë edhe shkaqet e tjera të mundshme:
Reagimet alergjike mund të jenë përgjegjëse për ënjtjen. Ushqimi, pijet, medikamentet, buzëkuqi dhe produktet e tjera kozmetike, madje dhe kafshimi i insekteve mund të shkaktojë ënjtje.

Nëse vëreni të thatë në buzë
I thati në buzë mund të jetë i përkohshëm apo kronik. Mund të shërohet lehtë apo të jetë arsye për t’u bërë merak:
Buzët e thata kronike mund të shkaktojnë dhimbje në skaje të buzëve. Shkaqet e dehidrimit përfshijnë buzët e thata dhe përdorimin e medikamenteve të caktuara. Mukokelet mund të shfaqen në pjesën e brendshme të buzës së poshtme. Kjo është flluskë sikur ënjtja e cila mund të duket e kaltër. Mukokelet paraqiten kur gjëndra e pështymës është e bllokuar apo e lënduar dhe kjo zakonisht shkaktohet me traumë, siç është kafshimi i rastësishëm i buzëve.
Një burim evident i të thatit është virusi herpes simplex. Herpes simplex shkakton të thatin. Po ashtu mund të merrni edhe pezmatim të fytit apo bajameve. Ky virus shpërndahet me lehtësi, kështu që shmangni kontaktin direkt me buzë.
Në mënyrë të ngjashme, edhe sifilizi shpërndahet lehtë me kontaktin e afërt dhe mund të shkaktojë herpes të tillë si i thati.
I thati më së shpeshti është i kuq dhe nuk shkakton dhimbje.
Fibromi është fryrja e indit të butë dhe zakonisht është beninj. Më së shpeshti fibromet janë ngjyrë rozë, të bardhë apo përkohësisht me ngjyrë të çelët, ndërsa nëse janë të ngacmuar mund të jenë të kuq apo me ngjyrë të kaltër. Arsye e mundshme është kërcëllitja apo gërryerja e dhëmbëve, kafshimi i buzëve apo aparati i ashpër për dhëmbë. Nëse pini duhan apo alkool, fibromi mund të jetë shenjë e karcinomit oral.

Zgjidhja që ju duhet për buzët e plasaritura

Plasaritjet e buzëve janë një problem që ndodh te një pjesë e personave dhe kjo për arsye nga më të ndryshmet. Disa nga arsyet kryesore të plsaritjes së buzëve janë; temperaturave të ftohta janë mosmarrja e vitaminave, reaksionet alergjike, duhanpirja, lëpirja e buzëve apo ekspozimi ndaj diellit. Simptomat kryesore janë tharja e buzëve, skuqja, plasaritja etj. Ka disa produkte të cilët na vijnë në ndihmë nëse ne kemi buzë të plasaritura, ato janë;

Sheqeri

Përzieni 2 lugë sheqer me 1 lugë mjaltë. Aplikoni masën e krijuar në buzë e lëreni për disa minuta. Përdorni gishtat për ta fërkuar masën butësisht në buzë për të larguar qelizat e vdekura, më pas lajini me ujë të ngrohtë.

Mjaltë

Thjeshtë aplikoni mjaltë sipër buzëve disa herë në ditë, ose mund të krijoni një masë me mjaltë dhe glicerinë dhe ta aplikoni para se të flini e çdo mëngjes.

Petale trëndafili

Lani disa petale trëndafili dhe i zhysni në një gotë me qumësht për disa orë. Shtypini petalet për të krijuar me to një masë të trashë, kjo është një mënyrë që ju mund ta aplikoni 2-3 herë në ditë dhe para se të flini.

Vaj kokosi

Në saj të vetive shumë të njohura të vajit të kokosit, ju mund ta aplikoni atë disa herë në ditë pa e përzier me asgjë tjetër. Për një rezultat më të mirë rekomandohet ta përdorni edhe kur nuk keni problem të tilla. Një variant tjetër do të ishte edhe vaji i ullirit.

Aloe Vera

Vetitë kuruese të aloe verës do t’ju ndihmojnë në shërimin e buzëve tuaja dhe largimin e dhimbjeve, shkruan Anabel. Vendosni një sasi të vogël xheli aloe vera mbi buzë. Pavarësisht se ajo ka një shije jo fort të këndshme, rezultatet e saj janë të mahnitshme.

Kastravec

Ndajeni atë në feta të vogla me të cilat fërkoni butësisht buzët në mënyra që uji I tij të aplikohet në të gjithë sipërfaqen dhe lëreni të veprojë për 15-20 minuta dhe shpëlani fytyrën më ujë të vakët.