Piranja e epokës ‘Jurassic’ është peshku mishngrënës më i hershëm në botë, daton rreth 150 milion vjet më parë

Piranja bën pjesë në familjen Characidae, rendi Characiformë, peshk i ujërave të ëmbla që banon në lumenjtë e Amerikës së Jugut. Në Venezuelë, i quajnë caribe. Janë të njohur për dhëmbët e tyre të mprehtë dhe për oreksin e pangopur për mish.

Piranjat gjenden në pellgun e Amazonës, në Orinoko, në lumenjtë e Guajanës, në lumenjtë Paraná-Paraguaj, dhe në sistemin e lumit São Francisco. Disa lloje të piranjës kanë përhapje të gjerë gjeografike, përtej baseneve kryesore të përmendura më lart, ndërsa të tjerët kanë shpërndarje më të kufizuar.

Shkencëtarët kanë zbuluar fosilet e një specieje si piranja, të cilat ata thonë se është shembulli më i hershëm i një peshku mishngrënës. Kjo krijesë kockëmadhe, e gjetur në Gjermaninë e Jugut, jetonte rreth 150 milion vjet më parë dhe kishte dhëmbët dalluese të mprehtë të piranjas moderne. Këta grabitës Jurasikë përdorën dhëmbët e tyre të mprehtë për të copëtuar copa mishi dhe  për të ngrënë  peshqit e tjerë. Peshqit e tjerë u gjetën pranë, të cilët ishin sulmuar nga Piranjat e lashta.

“Ne kemi peshq të tjerë nga i njëjti lokalitet me copa që mungojnë nga trupat e tyre”, tha Dr David Bellwood i Universitetit James Cook, Australi, i cili është një nga autorët e studimit.

Hulumtuesit analizuan nofullat dhe gjetën dhëmbë të gjata në pjesën e jashtme të një kocke duke formuar qiellzën e gojës. Ata gjithashtu gjetën dhëmbë trekëndorë me skaj të dhëmbëzuar në kockat e nofullave. Ekipi ndërkombëtar i shkencëtarëve arriti në përfundimin se modeli dhe forma e dhëmbëve, si dhe  morfologjia e nofullës japin idenë e  një goje të pajisur mirë për të përtypur mish.

“Ne u habitëm se ky peshk kishte dhëmbë si piranja”, thotë Martina Kölbl-Ebert, nga Jura-Muzeu Eichstätt, e cila udhëhoqi studimin.

“Ky peshk rrjedh nga një grup peshqish (pycnodontids) që janë të famshëm për dhëmbët e tyre dërrmues. Ajo që është më surprizuese, është se i përket periudhës së lashtësisë. “Peshqit siç i njohim ata, peshqit kockor, thjesht nuk kafshonin peshq të tjerë në atë kohë. Peshkaqenët kanë qenë në gjendje të kafshonin copa mishi, por gjatë gjithë historisë, peshqit kockëmëdhenj janë  ushqyer me krijesa të gjalla të detit. Ushqimi me mish ishte diçka që erdhi shumë më vonë. “

Piranjat janë zakonisht rreth 14–26 cm të gjata, edhe pse disa mostra janë raportuar të jetë deri në 43 cm të gjata.

Llojet Serrasalmus, Pristobrycon, Pygocentrus dhe Pygopristis njihen lehtë nga dhëmbët e tyre unikë. Të gjitha Piranjat kanë një rresht të vetëm me dhëmbë të mprehtë në të dyja nofullat. Dhëmbët janë të mbushur dhe të ndërthurur ngushtë, përdoren për shpim të shpejtë dhe prerës. Dhëmbët në përgjithësi janë trekëndorë dhe të sheshtë si teh në profil. Lloje të tjera piranjash i kanë dhëmbët pesëkëndorë ose të vendosur në dy rradhë.

Dhëmbët e piranjave përdoren shpesh për të bërë mjete dhe armë nga popullsia indigjene. Piranjat përdoren edhe si ushqim. Në qoftë se një piranja zihet nga grepat e peshkatarëve ajo mund të sulmohet nga ndonjë piranja tjetër. Në dekadat e fundit mostra të thata piranjash tregtohen si suvenire turistike. Piranjat herë pas here kafshojnë dhe nganjëherë plagosin plazhistë dhe notarë[2]. Por kjo ndodh shumë rrallë as sa kafshimi nga piranjat konsiderohet mq tepër si një akt pakujdesie. Ato shpesh janë një ngatërresë për peshkatarët pasi u vjedhin karremin, sakatojnë prenë e kapur me karrem, shkaktojnë dëme në rrjeta dhe pajisje të tjera. Disa specie piranje tregtohen për tu mbajtur në akuariume. Kjo gjë është e paligjshme në shumë pjesë të Shteteve të Bashkuara.

Piranja më e zakonshme e akuariumit është Pygocentrus nattereri, piranja bark-kuqe. Këshillohet që piranjat të mos mbahen kurrë në çift pasi do të sulmonin njëra tjetrën, mund të mbahen teke ose në grupe me 3 ose më tepët piranja. Shpesh gjenden individë me një sy të humbur për shkak të një sulmi të mëparshm. Piranjat ka të ngjarë të bëhen të kanibale mbi të tjerët në grupin e tyre, nëse kanë mungesa në ushqim.