Nyjnia e dashuris’ ardht te ju n’çdo rreze vullneti juej u baft veper e t’lumit zot

Nadja e mirë!

Mbusheni me energjinë e mundsisë, kupën e fillimit të këtij hovi, siç krahnorin mbush ky shpërthim agimi, siç dielli lan me ngjyra tançka sheh, e dashnia mbulon me puthje tançka përket. Kjartësojeni pamjen para syve që ende vazhdojnë e përplasen në dritën që vërbon, e tue pa ma kjart pëshpëritni nan za njat dëshir qi çon pesh andjen tuj shkëlqimtare.

Çdo ditë asht, në mu, në ty, në tan ju… nji tjetër përpjekje, nji tjetër mundsi, nji tjetër shteg qi t’kallzon rrugën qi t’çon te andrra. Faleminers thuaj, thuaja tankujt qi ti mendon se i detyrohesh kët mirënjohje, ndoshta edhe vedes tande, por mbi krejtçfarë e krejtkënd, këtë vullnet shpërblimi dedikoja Atij… Atij qi kët zgjim ta ban dhuratë çdo dit’ lume, t’madhit Zot.

Çdo zgjim asht nji rinisje prej fillimit, shpesh edhe në gjanat qi kem lan përgjys, n’udhë t’mbetuna në mes, n’premtime e fjalë të dhanun.

Çdo nadje asht nji andje, asht nji… Në një tjetër përballje na hedh e sotmja, miq.

Guxojmë e ndeshena, sepse jemi këtu për me luftu e me fitu.

Lutu dhe kumto mirënjohje për krejtçka derimtash ka ken dhe asht e jotja, dhe beso se nuk ke ba kurrgja ma shumë se çka buron prej nevojës për t’iu qas kësaj dite me vullnesën ngadhnyese të Sizifit, njatij ngulmi mitik qi t’ka mësu me i’u dhan sprovave, siç me dit me u çu n’kam kur barra e rand e mundi idhnak t’shkreh n’gjunj, pa t’ba me turp as pa t’lan me u zmraps.

Gjithkund e lypim këtë urim t’përzemër, “Nadja e mirë!”, e un po e nap me tan zemër, qi nadja dhe dita fort po e dëshirojnë ardhjen tande, çapin e njatij hapi qi asht çdo ditë një hov i ri, çdo herë nji e mundshme përtej, njatje ku asht tue mujt me t’çu njajo zemër, njajo vepër, njaj akt sublim zotnimi.

Gjithkund qi ti kërkon, tash mundesh me e gjet, por ma s’shumti ajo asht me ty, s’brendshmi teje, asht n’gjithçka qi tue t’u ba shprehi të asht ba diell qi t’shpërthen s’brendshmi, e t’mush me dritë e rreze gjithkend qi fati e ka shkru me t’ken njaty afër, me t’u gjind ku ti ke ma shumë nevoj, me ken me ty ku vetmia e harrimi po t’bajn me u frigu, por kurrqysh me dhan.

T’kjoft e mirë nadja, e bekume vullnesa, e shpërblyme përpjekja.

Si ju e me ju, Albert Vataj