A keni menduar ndonjëherë se pse i mbyllim sytë kur puthemi? Shkenca zbulon misterin e “kafshimit të zjarrit”

Nga Albert Vataj

Puthja është një nga aktet më të hyjshme të komunikimit ndjesor. Delikatesa e këtij kopulimi kalon përmes një shkujdesje dhe afrie të tillë që fillon si një trokitje shkrepëtitëse e kësaj zone erogjene për t’u shndërruar në një ngulm përpirës. Puthja është ndoshta ceremoniali më i magjishëm i asaj thirrje pasioni që na fton në eterin e gjërave qiellore që dashnorët ndajnë mes tyre në një çast të vezullimtë drite.

Ndërsa ne gjithnjë kemi një ngasje përjetuese që e thërrasim përmes një kafshimi buze, ajo që mbetet ngërthyer ende në dilemë është fakti se pse ne gjatë këtij momenti dalldisës gjithnjë pulitim sytë.

Ndonjeri prej nesh, gjatë përvojat e aktive të puthjeve, a ka menduar ndonjëherë pse i mbyllim sytë kur puthim?

Është mënyra se si jemi trajnuar?

Është një veprim i pavullnetshëm, apo diçka tjetër struk misteri i këtij akti?

Lista e pyetësorëve është e gjatë dhe gjithnjë jemi mjaftuar me pranime të sipërfaqshme në lidhje me domethënien e mbylljes së syve kur shkëmbejmë puthje buzë më buzë.  Ka prej atyre aq të pacipë sa mendojnë se nuk ka pse të shkëmbejmë shikime ndërkohë që buzët ngërthehen në puthje. Ato momente magjike janë shumë intime dhe erotike, si të tilla arrijnë të transmetojnë përmes sinjaleve dhe gjesteve një kompleksitet të tërë veprues brenda nesh, pjesë e së cilit edhe pulitja e qepallave.

Sipas një studimi të botuar nga “Journal of Experimental Psychology”:  Perceptimi dhe Performanca e Njeriut, ekziston një arsye shkencore që vërteton se pse ne mbyllim sytë gjatë shkëmbimit të puthjeve në buzë.

Ajo që mund të thuhet dhe që mbetet e gjithëpranuar është fakti se mbyllja e syve gjatë këtij akti nuk është thjeshtë një formalitet, është funksionimi i një mekanizmi të komplikuar të pjesëmarrjes në aktin e puthjes.

Psikologëve, Polly Dalton dhe Sandra Murphy,  e kanë trajtuar këtë fakt nëpërmjet një studimi. Sipas tyre një grup pjesëmarrësish, të rekrutuar prej tyre, që ndërveprojnë me stimulimet fizike dhe vizuale, truri i tyre nuk mund ta vlerësojë plotësisht anën fizike kur shpërqendrohet me pamjen.

 

“Kaviet” poseduan një pajisje të vogël që lëshonte një dridhje delikate në dorën e tyre. Ndërsa ata mbanin pajisjen, atyre iu dha detyra vizuale dhe mendore për të kërkuar letra. Të përfshirit në këtë eksperiment raportuan se ndërkohë që po kërkonin letra, dridhjet ishin më pak evidente, kur atyre i’u mbyllën sytë dhe ju dha e njëjta detyrë, dridhjet e duarve ndiheshun shumë më të përqëndruara edhe pse, në të dy rastët atyre u ishte vendosur e njëjta frekuencë vibrimi.

Pra, kjo dëshmon për psikologët, Polly Dalton dhe Sandra Murphy se është truri ai që mund të vlerësojë më mirë stimulimin fizik kur nuk po ndan përpjekjet e tij me stimulim vizual. Ajo që nuk është shprehur në mënyrë specifike është ndikimi interesant i imazhit të syve të mbyllur, pra çfarë shohim dhe pse pikërisht na shfaqet ai imazh gjët këtij momenti.

Në fund të fundit, çfarë është puthja ? Është një akt intim i dëshirës që mund të përshkallëzohet në një akti edhe më intim të marrëdhënieve seksuale. Sepse po, në një nivel primal, kjo është arsyeja kryesore pse ne jemi këtu. Pra, puthja me sy të mbyllur u jep pjesëmarrësve një shans më të mirë për të lëvizur drejt marrëdhënieve duke i mbajtur ata të përqendruar dhe duke i lejuar ata të ndërtojnë momentin me një puthje, në vend që të shpërqendrohen dhe të devijojnë vëmendjen e tyre diku tjetër.

Si ilustim mendoni vetëm një gjë, ju nuk i mbyllni sytë kur puthni nënë apo fëmijën tuaj edhe pse ky gjest në të shumtën e herëve nuk është thjeshtë një formalitet, është një angazhim, një përqendrim energjish, një pjesëmarrje për të komunikuar përmes këtij akti me njeriun tuaj të shtrenjtë.

Pra puthja me sy të mbyllur është një përpjekje e madhe për të mbledhur ndjenjat dhe intensifikimin e intimitetit të takimit. Ndoshta për më shumë arsye se një. Duke mbajtur sytë hapur ndërsa komunikojmë dhe shkëmbejmë përmes puthjes në buzë, mund të prishin ndërveprimin duke e shpërndarë përqendrimin. Ndodh si goditja e një objekti me rreze, ku gjithçka e vendos përqendrimi vazhdues energjisë.

Gjatë një puthjeje ne mbyllim sytë, totalisht jashtë vetëdijes sonë, sepse është pulsi, ritmi ndjesor, epshi dhe pasioni ai që tashmë ka marrë në dorë drejtimin e trupave  duke tentuar ta rrugëtojë në një tjetër etapë të shkëmbimit të kësaj marrëdhënie. Edhe nëse shumë puthje pasionante ndalojnë, duke bërë që ky proces të vijojë drejtimin e trupave në të tjerë faza, fikja me gjas krijon te partnerët një lloj zbrazje gërryese, duke e mbushur këtë hendek me ajrin e nxehtë të pasionit, frymë e cila pengon individin të ripozicionohet, të rigjejë ekuilibrin e prishur nga kjo stuhi. Gjithçka që vjen më pas është një lloj angështie, hutimi, keqorjentimi, shpërqendrimi, që pason me rritje të veprimtarisë kardiovaskulare. Këto minuta janë fatale, por të bukura, sepse gjithnjë është aty ajo, puthja, kafshimi prej zjarri.