Rudolf Otto von Ottenfeld një ushtarak që u bë piktor dhe skalitim me penel histori shqiptare

Nga Albert Vataj

Ai ishte një nga ta piktor që pasuroi njohjen tonë me të vërtetat e historisë së shqiptarëve në një periudhë kur flitej fare pak ose aspak për fatin dhe jetën tonë. Me krijimtarinë e tij hapi një dritare të asaj afri tonë me Shqipërinë dhe shqiptarët e atyre viteve të largëta. 
Rudolf Otto von Ottenfeld u lind më 21 korrik 1856 dhe vdiq më 26 korrik 1913 në pragë. Ai ishte po kaq i njohur sa piktor edhe si ushtarak. Por ajo që e mbajti atë në përjetësi është peneli, është puna e tij krijuese dhe jetësimi në pikturë i asaj njohje që ai pati për shqiptarët. Rudolf Otto von Ottenfeld ishte një nga anëtarët themelues vjenez të shkëputjes. Ishte gjithashtu profesor në Akademinë e Arteve të Bukura, Pragë.
Ottenfeld si një student në Akademinë e Arteve të Bukura, Vjenë ishte nën mbikqyrjen dhe trajtimin artistik dhe estetik të mjeshtrave Karl Wurzinger dhe Leopold Carl Müller. Talenti dhe pasioni për pikturën u bënë shtytëse në punën dhe veprimtarinë e tij. Megjithëse akti krijues i Ottenfeld gjehet e lidhur me historinë e ushtrisë austriake në periudhën ndërvitase 1700 -1867 në vitin 1895, veç punës standarte të referimit të uniformave ai e pasuroi galerinë e tij me episode nga jeta shqiptarëve. Ai ka disa punë ku tematikë e tij janë luftëtar shqiptar dhe jo vetëm. Ai përcjell me një besueshmëri të admirueshme dhe besnikëri korrekte kostumet tradicionale, por edhe shprehinë dhe karakteristikat dalluese të shqiptarëve, ku spikat krenari dhe ashpërsia. Pasuria e kostumeve dhe ngjyrave, armëve dhe sendeve të tjera personale vijnë më shumë se 100 vitesh kaq domethënëse dhe kaq të vërteta. Më shumë se sa piktura ata janë ai testament shpirtëror i atyre banorëve që jetuan dhe luftuan. Bëhej fjalë për Shqipërinë nën sundimin osman, një Shqipëri hekakeqe por shprehëse. Fati dhe tragjizmi i tyre erdhi përmes punëve të këtij mjeshti si dëshmi e së vërtetës së historisë.
Albert Vataj