Puthja pasionante e simbolistit austriak, Gustav Klimt, një grishje tunduese epshi 

Nga Albert Vataj

“The Kiss” është një nga kryeveprat e simbolistit austriak Gustav Klimt. Tabloja është realizuar me bojra vaji, e veshur me fletë argjendi dhe ari. Realizimi i saj daton në periudhën ndërvitase 1907 – 1908, kohje krijuese që përkon me “Periudhë e Artë” të Klimtit. Piktura përshkruan një çift të përfshirë në një përqafim që kredh tërësoren e tyre mish e shpirt. Trupat e tyre i mbështjell një veshje solemne e stolisur përmes një stili modern, tepër të ndërlikuar dhe të sofistikuar. Kjo vepër, nga një shqyrtim i gjithpranuar, konsiderohet si kryevepra e periudhës së hershme moderne.
“The Kiss” është nga emblemat e Gustav Klimt. Një dashuri në ekstazë, të cilës i hidhet mbi lakuriqësi të epshme një mantel i florinjtë, stolisur me një gjuhe misikën, përmes një larmie simbolesh, thellësisht erotike. Thua se ka rrëmuar të gjitha kulturat dhe ka nxjerr së andejmi mëtimet abstrakte të simbolizmit që kumtojnë pasionin e zanafillës, elementin bazë të krijimit, seksin. Trupat i përthyen në densitetin e përqafimit. I mbërthen me gishtërinjë të stërgjatë e trupa që i zgjat joshja. Burri në ngulmin për të dominuar, e ka vënë parfundi objektin e joshjes së tij të epërme. Femra është përthyer në gjunjë, duke ngasur afrinë dhe gadishmërinë për tu dhënë. Shkrehja e saj lexohet në portretin që është fikur në zjarrin e brendisë ku ajo po tretet. Gjithçka te “The Kiss” të është një lojë zjarri ngjyrash dhe grishje përpirëse. Ai në këtë tablo ka treguar gjithçfarë përfaqëson vetë postulatin e piktorit, sipas të cilit, “I gjithë arti është erotik”.
Gjithshtu, sfida e tij erotike është një përleshje me kohën dhe vetveten si vullnesë çliruese. Forca gllabëruese e femrës në pikturën e Klimt, e ka të përcaktuar qartë pozitat e saj, atë të dominimit, dhe e nis ta bëjë këtë duke sfiduar, një sfidë kjo që arrin të jetësojë stuhi ndjesish sa herë që shihesh me çfarë ai mëton epshin.
Gustav Klimt përshkruan në këtë tablo çiftin e mbyllur në një përqafim intim, përkundër një sfondi ari dhe argjendi, të sheshtë dhe llamburitës. Përngjet sikur të dy figurat janë të vendosura në buzë të një livadhe me lule që cek skajin e fundmë nën këmbët e ekspozuara të gruas. Burri vesh një mantel të zbukuruar me modele gjeometrike dhe grafika të tjera delikate. Ai mban në kokë një kurorë të hardhisë ndërsa gruaja mban një kurorë me lule, simbolika këto të begatisë, epshit dhe pjellorisë, dehjes dhe shpengimit. Ajo është treguar veshur me në një fustan të rrjedhshëm të lulëzuar. Fytyrën e burrit, qëllimisht nuk i është shfaqur audiencës. Koka e tij dhe profili i shfaqur është i tendosur poshtë për të ofruar një puthje gruas, ndërsa duart e tij mbështjellin fytyrën e saj. Sytë ajo i ka të kapitur, fytyrën të praruar, shprehi këto të një ëmbëlsi grishëse, joshjeje dhe epshi. Një krah i saj i rrethvjen qafës së partnerit, si shenj pranimi dhe dorëzanie. Dora tjetër i jepët një pushimi të butë dhe një gatitje për të marrë çdo rreze të këtij diellimi shkrirës e kësaj epje pasionante.
Gjithqysh mund ta shijosh këtë pikturë, por në gjithësinë e gjendjeve dhe çasteve të epjes dhe ëndjes, ajo ka fuqinë të të përfshijë si në një përqafim si ky që udhëton plot 110 vite për të ndezur dhe epshur.
Albert Vataj