Salvatore Kuazimodo, shpirti i drobitur nga fëmijëri e vështirë, zemra e poetit që luftoi me penën dhe kumtimin e tij kushtrues

Salvatore Kuazimodo ishte një nga poetët e shumënjohur italian. Kritik dhe përkthyesit po kaq i përkushtuar që plazmoi gjurmë të shndritshme në historinë e letërsisë.
Salvatore Kuazimodo u lind më 20 gusht në Sicili, ishte biri i një punonjësi hekurudhash. Pas tërmetit të tmerrshëm të vitit 1908- shkon pas të atit, i cili transferohet në Mesinën e shkatërruar. Për gjithë jetën e tij, megjithë kohën e kaluar, poeti thuhet se do të ketë në mëndje përgjithnjë jetesën e çuditshme në vagonët hekurudhorë, midis gërmadhave, vrasjeve të çakejve, lëkundjeve sizmike të njëpasnjëshme. Më pas ai studion në Palermo: por nuk mundet të përfundojë në fakultetin e inxhinierisë. Gjendja e vështirë ekonomike e bën që të kërkojë herët punë. Pasi punon si projektues teknik në një ndërmarrje ndërtimesh, komisionar dyqanesh, nëpunës teknik pranë një magazine romane, pasi organizon, – siç rrëfente vetë – një grevë, pikërisht në vigjilje të hyrjes në fuqi të ligjit fashist antigrevë, gjeti një punë të re, më të qëndrueshme, në Xhenjon Civile.
Shkruan shpejt vargje dhe auditori i parë i tij janë miqtë e ngushtë Puliati e Elio Vitorini dhe, në vijim të ftesës së Vitorinit, më 1929, shkon në Firence, ku njeh, ndër të tjerë, Euxhenio Montalen, Manzaninën, Lorian e Bonsantin, i cili boton, për herë të parë, tre poezi të të riut sicilian në revistën “Solaria”. Vite më vonë e gjejmë që i jepet përkthimit , ku vepra e tij e parë e rëndësishme në fushën e përkthimit poetik është “Lirikë grekë” (“Lirici greci”) botuar për herë të parë më 1940 me parathënie të Luçiano Ansekit. (Ansechi). Më 1942 pason vëllimi që përmbledh krijimtarinë poetike të të gjithë periudhës së mëparshme, “Dhe mbrëmja ia beh në çast”. “Odiseja” e nga Katuli, “Edipi-n mbret” të Sofokliut dhe “Ungjillin” e Shën Gjonit. Boton këngën epike të “Ditë pas dite” (Giorno dopo giorno”), 1947, të cilën do ta ndjekin vepra gjithashtu me vlerë: “Jeta nuk është ëndërr” (“La vita non e sogno”), 1949, “Blerimi i rremë dhe i vërtetë” (“Il falso e vero verde”), 1956. Në vitin 1958, për veprën “Toka e pakrahasueshme” (“La terra imparegiabbile”) poetit i jepet çmimi “Viareggio” (më 1953 kishte marrë, bashkë me anglezin Dylan Thomas, çmimin Etna – Taormina). Më në fund, një vit më pas (1959), Kuazimodo fitoi vlerësimin më të madh, çmimin “Nobel” për letërsi.

Pas luftës, pikpamjet sociale të Kuazimodos, formësuan veprimtarinë e tij dhe përmbush korpusin krijues në kuptimin tërësor me botimin “Giorno dopo giorno” (1947), “Dita pas dite”. Shumë nga poemat e Kuazimodos fshikullojnë padrejtësitë e regjimit fashist, tmerret e luftës dhe fajësinë italiane. Poezitë e mëvonshme në të njëjtën mënyrë, të thjeshta në gjuhë, shfaqin imazhe konkrete dhe të menjëhershme.
Salvatore Kuazimodo ishte një nga më të mëdhejtë e poezisë italiane.
Është mjaft e njohur fjala e tij në ceremoninë e marrjes së çmimit Nobel në vitin 1959. Pjesë nga ajo: “Ndërsa poeti është i ndërgjegjshëm për fuqinë e politikanit, këtij të fundit i bie ndërmend për poetin kur zëri i këtij depërton thellë në shtresa të ndryshme shoqërore dhe prej atij çasti fillon lufta e nëndheshme ndërmjet politikanit dhe poetit[……] me fjalë politikani mbështet kulturën, por në të vërtetë rreket t’ja mehë fuqinë, t’ja heqë poetit tri a katër liritë themelore të njeriut, deri sa poeti të vazhdojë, në këtë qerthull të përjetshëm, të rifitojë çka i kanë grabitur.”
Salvatore Kuazimodo vdiq në Napoli më 14 qershor 1968.
Në një ese për poezinë Salvatore Kuazimodo thotë:
“Filozofët, armiqtë e natyrshëm të poetëve, dhe skeduesit e përhershëm të mendimit kritik, pohojnë se poezia (dhe të gjitha artet), ashtu si veprat e natyrës, nuk pësojnë ndryshime as gjatë dhe as pas një lufte. Ky është iluzion, sepse lufta ndryshon jetën morale të një populli dhe njeriu, në rikthimin e tij, nuk gjen më masa sigurie në një modus jetese të brendshëm, të harruar apo të ironizuar gjatë provave të tij me vdekjen. Lufta rivendos me dhunë një rregull të pashpallur në mendimin e njeriut, një zotërim më të madh të së vërtetës: shfaqjet e realitetit ndikojnë në historinë e saj. ”