Uri e vazhdueshme, kush janë nxitësit më potencial që e shkaktojnë këtë ndjenjë të bezdisshme?

Emocionet si stresi, ankthi, mërzia mund të nxisin një dëshirë të vazhdueshme për ushqim: është e ashtuquajtura uria nervoze. Emocionet mund të çojnë në dëshirën e pakontrollueshme për ushqim. Ankthi, mërzia, trishtimi, shqetësimi, mund të kërkojnë kompensim në kërkim të vazhdueshëm për diçka jo të shëndetshme për të ngrënë. Por, shkaqet nuk janë vetëm psikologjike: nëse ndiheni të pangopur, kjo mund të varet edhe nga ADN-ja juaj. Njohja e shkaqeve bën të mundur menaxhimin më të mirë të problemit dhe veprim më efektiv për të “shuar” urinë e vazhdueshme. Kushtojini vëmendje këtyre 10 shkaqeve që shkaktojnë këtë ndjenjë të bezdisshme të urisë së vazhdueshme.

Keni etje

Edhe nëse keni ngrënë nuk ndiheni të ngopur, ndoshta nuk ka të bëjë me urinë. Mendoni kur ishte hera e fundit që keni pirë ujë. Pini një gotë dhe prisni pak kohë. Ndjenja e urisë do të zvogëlohet dhe do të zbuloni se në realitet keni pasur vetëm etje. Konsumoni një sasi të madhe uji nga mëngjesi dhe gjithmonë gjysmë ore para çdo vakti.

Hani ushqime me kalori të zbrazët

Të ëmblat, madje edhe nëse merren në sasi të vogla, përfundojnë të nxisin oreksin tonë pa i dhënë trupit ushqim të shëndetshëm dhe ushqyes. Çelësi është që të përpiqeni të zvogëloni numrin e karbohidrateve dhe sheqernave duke ngrënë ushqime të shëndetshme.

Ndoshta nuk flini mirë

Nëse nuk keni fjetur mirë do të zgjoheni i uritur, diçka që nuk do të ndodhë nëse flini për 7-8 orë. Gjatë natës organizmi sekreton një hormon të quajtur melatonin që kujdeset për funksionimin korrekt të trupit.

Stresi

Ne të gjithë reagojmë në dy mënyra kur përballemi me momente stresi. Njerëzit të cilët nuk mund të hanë asgjë dhe ata që hanë më shumë, vetëm për shkak se ata janë të shqetësuar. Nëse jeni gjithmonë i uritur në kohë stresi dhe ankthi, duhet të mbani parasysh se nuk është arsye për të ngrënë ushqime të pashëndetshme. Thërrisni miqtë tuaj, bëni sport, lexoni një libër, çdo gjë që do t’ju shkëpusë dhe nuk do të mendoni për ushqimin.

Aperitivët dhe alkooli

Alkooli ju shëndosh sepse stimulon oreksin tuaj. Mos pini alkool ose e pini në mënyrë të moderuar dhe nëse shkoni me miqtë, zgjidhni ushqime të lehta dhe aperitivë të shëndetshëm.

Mungesa e proteinave

Vazhdimi i urisë mund të jetë për shkak të mungesës së proteinave, të cilat sigurojnë energji dhe një ndjenjë të qëndrueshme të ngopjes. Hani perime dhe fruta së bashku me proteina.

Mungesa e yndyrnave të shëndetshme

Jo të gjitha yndyrnat janë të njëjta. Për shembull, ushqimet e skuqura, ushqimet e yndyrshme, ushqimet e tymosura dhe miellet përmbajnë yndyrna të dëmshme për shëndetin, yndyrna të ngopura që ju shëndoshin dhe ju mbajnë të uritur.

Nuk keni një orar fiks për të ngrënë

Për të parandaluar urinë e vazhdueshme, bëni pesë vakte në ditë: mëngjes, drekë, darkë dhe dy vakte në mes. Mos kaloni asnjë dhe nëse mundeni, gjithmonë i bëni ato në të njëjtin orar ose me një interval kohor të ngjashëm.

Mos mendoni gjithmonë për ushqimin

Tendenca në rritje për të parë imazhet e ushqimit në rrjetet shoqërore gjithmonë na bën të mendojmë për të ngrënë. Mos rrini gjithë kohën në Instagram duke kërkuar çfarë të gatuani për darkë ose festën e ardhshme sepse, në fund, do të dëshironi të hani përsëri.

Mos hani me nxitim

Ngrënia e ushqimit ngadalë është thelbësor për t’u ndjerë i ngopur në kohën e duhur. Ushqimi shpejt nuk lejon që trupi të asimilojë ushqimet dhe përfundon duke kërkuar më shumë. Është e nevojshme të prisni një kohë para se sinjali i ngopjes të arrijë në tru.