Të gjithë burrat që dashuruan princeshë Dianën, nga Princi Charles, kirurgu Hasnat Khan te miliarderi Dodi El-Fayed

Marrëdhënia jo e mirë e princeshës Diana me bashkëshortin e saj, princin Charles ishte vetëm maja e ajsbergut. Kronikat e të dashurve të saj para dhe pas divorcit mbretëror, vazhdojnë të shfaqen edhe 17 vjet pas vdekjes tragjike në aksidentin automobilistik në Paris. Filmi më i fundit i titulluar “Diana” tregon për dy vitet e fundit të jetës së saj dhe për marrëdhënien e dashurisë me kirurgun e zemrës, Hasnat Khan dhe më pas me miliarderin Dodi El-Fayed. Ja cilët janë burrat që marrosën princeshën e Uellsit.
1. Princi Charles
Ata patën një dasmë që e pa e gjithë bota mbarë. Mbretëria e Bashkuar e bëri 29 korrikun e vitit 1981 një ditë kombëtare pushimi, kur princi i Uellsit dhe 20-vjeçarja Diana Spencer u martuan në Katedralen e Shën Palit. Por përralla nuk zgjati shumë. Me vetëm disa vite martesë, pasi lindën dy djemtë e tyre Uilliam dhe Herri, çifti mbretëror filloi nga tradhtia, duke u bërë personazhe kryesore të skandaleve në gazeta. Ata u ndanë në vitin 1993 dhe divorci u përfundua në vitin 1996, nga ku Dajana mori një përfitim prej 17 milionë paundësh.
2. James Hewitt
Vetë Diana e pranoi se kishte kryer tradhti me flokëkuqin Hewitt, i cili në atë kohë përmendej si babai biologjik i princ Herrit. Lidhja e tyre zgjati pesë vite, pas së cilës ai mendoi të vriste veten. Megjithatë, James hapi disa biznese dhe u përpoq të shiste letrat e Dianës për të, për 10 milionë paund.
3. James Gilbey
Përflitet se ka qenë i dashuri i Dianës gjatë martesës së saj dhe është qendra e skandalit “Skuidxhigejt”. Gilbey, atëherë një shitës makinash, u regjistrua teksa bënte biseda intime në telefon me princeshën. Pas bërjes publik të lajmit të lidhjes së tyre jashtëmartesore, stresi dhe presioni për ta ishte aq i madh, saqë besohet se princesha i dha fund marrëdhënies vetëm prej këtij shkaku.
4. Barry Mannakee
Një nga dashuritë e hershme të Dianës, ai ishte truproja dhe i besuari i saj. Mannakee ishte i martuar dhe punoi në Pallatin Kensington për një vit, derisa u spiunua se po ngushëllonte Dianën në depresion dhe u lirua nga detyra në vitin 1986. Një vit më pas, kur vdiq nga një aksident me motor, rrethanat u mbuluan me teori konspirative.
5. Oliver Hoare
Shitësi i artit islamik dhe një mik i princit Charles, thuhet se u bë i afërt me Dianën në vitin 1992, pas vdekjes së babait të saj. Gjashtëmbëdhjetë vjet më i vjetër se Diana, Hoare ishte një aristokrat i kamur dhe revista People raportoi se princesha ishte e fiksuar pas tij. Ndonëse kohëzgjatja e marrëdhënies së tyre nuk është e qartë, Hoare u vu re nga një prej truprojave të Dianës “gjysmë i zhveshur pas një peme në korridor të Pallatit Kensington, duke pirë një cigare”, sipas Daily Mail.
6. Bryan Adams
Këngëtari kanadez e quajti atë “mbretëreshën e ëndrrave të tij” në një këngë të vitit 1985 të titulluar “Diana”. Por ai nuk e takoi atë për dhjetë vitet e ardhshme, kur ajo u nda nga Charles. Një ish e dashur konfirmoi për gazetën britanike Daily Mail se këngëtari dhe Diana patën një shkëndijë.
7. Hasnat Khan
Kirurgu pakistanez i zemrës që Diana i vuri nofkën “Zotëria i Mrekullueshëm” konsiderohet të ketë qenë dashuria e jetës për princeshën. Marrëdhënia e tyre dyvjeçare u mbajt sekret, ngaqë Khan kishte frikë vëmendjen e medias, të cilën do e merrte pashmangshmërisht si i dashuri i Dianës. Ata vizituan edhe familjen e Khan në Lahore. Por presioni e çoi ngjarjen shumë larg: Khan mendohet se i ka dhënë fund marrëdhënies në një takim natën vonë në parkun Hyde. Përflitej se Diana ishte shtatzënë me fëmijën e Khan, në kohën e vdekjes së saj.
8. Dodi El-Fayed
Diana nuk priti shumë pas ndarjes me Khan. Një muaj më vonë, ajo po dilte me Dodi El-Fayed. Por marrëdhënia nuk zgjati shumë. As dy muaj më vonë, pas një pushimi së bashku në një jaht në rivierën franceze, të dy u përfshinë në një aksident me makinë në Paris që u kushtoi atyre jetën. Babai i El-Fayed, miliarderi Mohamed El-Fayed, pretendoi për shumë kohë se aksidenti ishte një ekzekutim konspirativ nga organizata britanike e inteligjencës, MI6.