Pse gomat e makinave janë gjithmonë të zeza dhe vetëm të zeza?

Të gjithë mund ta kenë vënë re se gomat e makinave janë përherë të zeza. Ato nuk kanë thuajse asnjëherë ndonjë ngjyrë tjetër, edhe pse besojmë se të shumtë janë ata që do të donin t’i kombinonin gomat e automjetit të tyre me ngjyrën e pjesës së sipërme.

Por a e dini arsyen e vërtetë pse gomat e makinave janë pikërisht të zeza?

Për një shkak të thjeshtë: sepse bloza është e rëndësishme dhe pjesë e paevitueshme e prodhimit të tyre.

Përbërësi kryesor në goma, natyrisht, është goma (kauçuku), e cila në fillim të prodhimit është e butë dhe e ngjitshme.

Gjatë procesit të vullkanizimit në gomë shtohet bloza, e cila e shndërron në masë të fortë dhe i jep fortësinë.

Gjithashtu, bloza ia zgjat afatin e përdorimit të gomës, sepse e riorienton nxehtësinë nga pjesët e gomës të cilat nxehen posaçërisht gjatë ecjes.

Edhe pse është e mundshme të shihni goma me skaje të bardha, është pak e sigurt që në treg së shpejti të depërtojnë gomat me ngjyra të shndritshme, sepse kjo do të thotë që shoferët patjetër duhet t’u kushtojnë edhe më shumë mund për t’i mbajtur të pastra.