Pse fëmijët e vegjël bëjnë mimika habitore, qajnë ose qeshin kur shohin një person që është i panjohur për të?

Fëmijët në kontaktin fillestar me një person të panjohur për të, shprehin një veçori karakteristike që i bashkon pothuajse të gjithë. Shprehia e tyre është, habitore, rishtuese dhe e lumtur. Fëmijët e vegjël bëjnë mimika të ndryshme kur nuk pëlqejnë një person, por askush nuk kupton arsyen e vërtetë. Një studim i botuar në “Frontiers of Psychology” ka zbuluar se përse fëmijët pëlqejnë vetëm disa të rritur dhe gjithçka lidhet me bukurinë. Fëmijëve në studim ju paraqitën 200 imazhe të fytyrave të meshkujve që u krijuan me anë të një programi të ndryshimit të fytyrës dhe të gjithë kishin shikim të drejtpërdrejtë. Të gjithë fëmijët pjesëmarrës duhet të vlerësonin besueshmërinë e personit në bazë të paraqitjes së tyre. Një muaj më vonë, ata u kthyen në qendrën e studimit për të bërë vlerësimin e atraktivitetit të atyre fytyrave të njëjta. Studimi arriti në përfundimin se fytyrat që konsideroheshin më të besueshme ishin gjithashtu ato që ishin renditur më tërheqëse. Kështu, sa më pak tërheqës apo i bukur ti dukeni një fëmije, aq më të ulëta janë mundësitë që t’ju besojnë. Nga ana tjetër, nëse merrni një buzëqeshje nga foshnjet, ata duan t’ju bëjnë një kompliment për bukurinë. Studimi zbuloi se aftësia e një fëmije për të gjykuar besueshmërinë e një personi rritet me moshën.

Edhe në traditën shqiptare nuk ka kaluar pa vëmendjen e duhur dhe pa një lloj profilizimi më shumë se sa psikologjik, supersticioz, i kësaj sjellje të fëmijëve. Pavarësisht se nuk ka një studim, “të vjetrit” siç njihet rëndom pasuria shpirtërore e dokeve dhe zakoneve, sjelljeve dhe veçorive befasuese, kanë përpiluar domethënien e mënyrës së si reagojnë fëmijët kur shohin një burrë të panjohur. Në rastin që fëmija ngërdheshet ose qan, është dalë në përfundimin se personi është hijerëndë. Në rast se fëmija qesh, personi është parë hënëmirë me fëmijën. Zakonisht gratë shqiptare gjithnjë janë të kujdesshme në mbajtjen sa më larg syve fëmijën e vogël, kjo për shumë arsye, por kryesorja mbetet syri i keq, zemërplasja, një e keqe që dikush e përcjell fëmijës, pa dashje, jashtë çdo shtyse vepruese mbi foshnjën.