Johannes Brahms, pasardhësi i denjë i Ludwig van Beethoven, kompozitori që mahniti në piano që 10 vjeç dhe mbajti familjen me të ardhura kur ishte vetëm 13 vjeç

Ashtu si edhe mjeshtrat e tjerë, fati me të cilët nuk ishte dhe aq bujar, jeta dhe vepra e Johannes Brahms, e këtij kompozitori ka kaluar përmes shumë peripecish dhe sfidash. Vështirësitë dhe problematikat, me të cilat ai u përball, që në nevojën e hershme kur sai ishte ende fëmij, për të siguruar të ardhura për familjen, deri te publikimi i vlerave krijuese, nuk e mposhtën. Ngulmi për të përfaqësuar më të mirën, e hovi këtë vërshim shpirtëror pasuroresh shpërblyese, që t’i qasej fuqishëm një shekulli prurjesh transformuese. Ai u ngjit ngadalë në yllin e tij të famës, për të mos zbritur që atje atëditë e sot. Spikat për një stil i pagabueshëm dhe mjeshtëri të lartë, tipare të cilat përbëjnë karakterin e veprës së gjithanshme të Brahms.

Me përjashtim të operës – pothuajse në të gjitha zhanret muzikore ai shkëlqeu. Kompozitori ndjehej i lidhur shpirtërisht me muzikën popullore. Pothuajse të gjithë e njohin ninullën (Guten Abend, gut Nacht) “Mirëdita, nëtën e mirë”, dhe pak kanë dijeni se ajo pjesë fantastike u kompozu nga Brahms.

Johannes Brahms u lind më 7 maj 1833 në Hamburg, Gjermani dhe  vdiq më 3 prill 1897 Vjenë, Austri. Nga shumë kritikë, Brahms është konsideruar si një nga kompozitorët më të mëdhenj gjerman të shkullit XIX. Për shumë njohës të muzikës ai ishte pasardhësi i denjë i Ludëig van Beethoven, ndërsa simfonia e tij e parë “Prima Hans fon Bylov” u përkufizua si Sinfonia e X-të e Beethovenit. Që në moshën 10-vjeçare ai mrekullonte këdo që e dëgjonte kur luante në piano. Kur ishte vetëm 13-vjeç Brahms ndihmonte familjen me të ardhura nga fitimet që nxirrte duke interpretuar në lokale të ndryshme në Hamburg të Gjermanisë.

Nga jeta e Kompozitorit

Johannes Brahms, që kur ishte i ri kërkoi më kot të bëhej i njohur. Botuesi, që e donte shumë, i tha:

– I dashur mik, muzika juaj tingëllon shumë e trishtuar dhe publiku nuk do gjëra melankolike. Pse nuk shkruan diçka të gëzueshme? Provojeni një herë.

Pas disa ditësh Brahms erdhi sërish te botuesi.

– E pra, besoj se po më sillni diçka më të këndshme dhe më të gëzueshme- e pyeti botuesi?

– U mundova aq sa munda të jem më i hareshëm, i’u përgjigj mjeshtri.

– Vështrojeni një herë vetë nëse i’a arrita qëllimit. Dhe i dorëzoi një këngë të re, pjesa e së cilës fillonte: “Me buzë në gaz po zbres në varr”.

Botuesit i’u varën krahët.

* Një mbrëmje Johannes Brahms po jepte në Vjenë një koncert së bashku me një violonçelist, i cili nuk ishte ndonjë ekzekutues për të qenë. Kompozitori i mërzitur shumë, po i binte pianos me sa fuqi që kishte gjithë zemërim.

– Ej, miku im, – i tha në një çast violonçelisti, – i bini pak më ngadalë pianos, sepse mua kështu nuk do të më dëgjojnë fare.

– Do të jetë fat i madh për juve po të ndodhë ashtu, – u përgjigj thatë Bramsi.