Honore de Balzac: Zemra e një nëne është një humnerë e thellë, në fundin e të cilës gjithnjë do të gjesh faljen!

Më 20 maj 1799, në Tours të Francës, lindi Balzaku (Honore de Balzac), romancier francez dhe dramaturg. Ai ishte monarkist konservator; antipod i republikanizmit demokratik të shkrimtarit Victor Hugo. Megjithatë, trajtimi i mprehtë i realitetit dhe çështjeve të kohës fitoi respektin e shumë socialistëve dhe marksistëve. Engelsi thoshte se Balzaku ishte shkrimtari i tij e preferuar, ndërsa Marksi u referohej vazhdimisht romaneve të tij. Vdiq në Paris, më 18 gusht 1850. Më poshtë mund të lexoni 50 thënie të tij.

  • Lavdia është një helm që duhet marrë me doza të vogla!
  • Ligjet janë rrjeta ku mizat e mëdha kalojnë lehtësisht, ndërsa mizat e vogla ngelin të mbërthyera!
  • Prapa çdo pasurie të madhe, fshihet një krim i madh!
  • Zemra e një nëne është një humnerë e thellë, në fundin e të cilës do të gjesh faljen!
  • Një grua e njeh fytyrën e njeriut që dashuron, ashtu si marinari njeh detin e hapur!
  • Një bashkëshort i mirë nuk shkon kurrë të bjerë për të fjetur i pari natën dhe nuk zgjohet kurrë i fundit në mëngjes!
  • Lumturia e një nëne është si një rreze drite, ajo ndriçon të ardhmen, por reflektohet gjithashtu në të kaluarën, në formën e kujtimeve të bukur!
  • Kur gratë na dashurojnë, ato na falin për gjithçka, edhe për krimet tona; kur nuk na dashurojnë, nuk na njohin meritën për asgjë, as edhe për virtytet tona!
  • Dashuria është poezia e shqisave!
  • Kur zhytemi në thellësitë e kënaqësisë, ne nxjerrim lart më shumë llum, sesa perla!
  • Ndoshta virtyti nuk është asgjë më shumë, se sa mirësjellja e shpirtit!
  • Kur ligji bëhet despotik, morali dobësohet, dhe anasjelltas!
  • Pasioni është humaniteti universal. Pa të, feja, historia, romanca, arti do të ishin të kotë!
  • Një burrë është një krijesë e gjorë, krahasuar me një grua!
  • Vetmia është e mirë, por gjithsesi të duhet dikush, që të të thotë se vetmia është e mirë!
  • Mençuria është kuptimi i atyre gjërave hyjnore, tek të cilat shpirti ngjitet përmes dashurisë!
  • Në atë kohë, vetëvrasja ishte në modë në Paris: e çfarë çelësi më të përshtatshëm mund të kishte, për të zbërthyer misterin për një shoqëri skeptike?!
  • Armiqtë tanë më të mëdhenj janë të afërmit tanë. Mbretërit nuk kanë vëllezër, nuk kanë bij, nuk kanë nëna!
  • Sa më shumë dikush gjykon, aq më pak ai dashuron!
  • Lumturia është poezia e gruas!
  • Të pakuptuarit përfshihen në dy kategori: femrat dhe shkrimtarët!
  • Fama tepër e dëshiruar është pothuaj gjithmonë një prostitutë e pashpallur!
  • Kritika është një furçë që nuk mund të përdoret mbi stofra të buta, ku mund të rrënojë gjithçka!
  • Martesa është një betejë deri në vdekje, para së cilës bashkëshortët ia kërkojnë qiellit bekimin e tij!
  • Besojini gjithçka që dëgjojini të flitet për të tjerët, asgjë nuk është aq e shëmtuar sa të jetë e pamundur. /Tirana Observer/