Antonio Salieri, si u bë i famshëm vetëm nga mosmarrëveshjet që ai kishte me Wolfgang Amadeus Mozart

Arti nuk i përjashton edhe mënyra të tilla si promovues të një emri, roli i të cilit mjerisht do të ngjiste shkallët e famës nga dera e pasme e suksesit. Antonio Salieri gjendet shpeshherë në prapaskenë të shumë ngjarjeve që kanë të bëjnë me jetën dhe veprimtarinë krijuese të Mozartit. Mënyra se si italiani Antonio Salieri zgjodhi të ishte i famshëm, mund të mos kenë lidhje me minimin e sukseseve, për të cilat ai u akuzua nga vetë Mozart, por shumë zëra e bëjnë atë më faj. Ndoshta një xhelozi që lind dhe fermentohet natyrshëm deri në shndërrimin e këtij fërkimi në urrejtje. Dhe e tillë ishte dhe mbeti deri në fund marrëdhënia që kishin ata të dy, Wolfgang Amadeus Mozart dhe Antonio Salieri.

***

Italiani Antonio Salieri u lind në Legnago më 18 gusht të vitit 1750 dhe vdiq në Vjenë më 7 maj të vitit 1825. Ai pati një fat të habitshëm, atë që të bëhej i famshëm jo prej dhuntive muzikore të tij, por prej ndodhisë së raportit të stuhishëm që ai kishte me Mozartin. Efektivisht kritikët seriozë e gjykuan dhe e gjykojnë një drejtor orkestre të aftë, kompozitorin më të famshëm dhe më të rëndësishëm të Europës të kohës së tij. E thënë në këto terma, Salieri qe një muzikant i pajisur me një talent të konsiderueshëm, i prirur për mësimdhënien, pavarësisht mënyrës sesi e ka përshkruar Milosh Forman, i cili e ka bërë pothuajse si vrasës (episodi i pa demonstruar ndonjëherë historikisht për sa paraqitet me ironi dhe forcë vizionare nga regjisori i “Amadeus”, 1984 prodhim i Ëarner Bros). I diskutueshëm është edhe rivaliteti artistik i tij. Faktikisht, në atë kohë veprat e Salieri ngjallnin vlerësim më të madh nga sa u rezervohej atyre të Mozart. Në karrierën e tij Salieri pati si nxënës muzikantë të ardhshëm të destinuar që të bëheshin të famshëm: nga Beethoven tek Schubert, nga Liszt tek Czerny dhe Hummel. Ironi e fatit, midis nxënësve të tij pati një një prej djemve të vetë Mozart, Franz Xaver Ëolfgang. Me fjalë të tjera, Salieri ishte ai që sot do të përkufizohej si një njeri i “plotësuar”.

Gjeneza e një kundërshtie mjeshtrash

Le të shikojmë tani nëse historia mund të na zbulojë ndonjë gjë që nuk na del nga arti muzikor dhe nga rivaliteti inekzistues. Kështu, historia na thotë se kundërshtia Salieri – Mozart nuk kishte arsye që të ekzistonte. Atëherë, është shpikur ditën për diell nga një regjisor në kërkim të përrallores artistike? Jo, sepse shkak i kundërshtisë qe pikërisht Mozart i cili rreth vitit 1790, megjithëse duke qenë në kulmin e famës, akuzoi Salieri – me që ra fjala, në rënie fame – për kopjim dhe atentat ndaj jetës së tij. Çfarë kishte të vërtetë në këtë akuzë? Alexander Wheelock Thayer, me profesion historiak, rreth 10 vjet përpara takimit Mozart – Salieri i kish hequr salzburgasit rolin e mësuesit të muzikës të Princeshës Württemberg. Për më tepër, as vitin e ardhshëm, Mozart nuk kishte arritur ta siguronte detyrën e mësuesit të pianos të princeshës. Këtyre mossukseseve “profesionale” i shtohet mossuksesi i njëkohshëm pranë publikut (dhe pranë Perandorit) që shënoi debutimin e “Dasmës së Figaros”: për njërin mossukses dhe tjetrin Mozart akuzoi Salieri që i kishte bojkotuar kandidaturën dhe ekzekutimin. Një shqyrtim serioz i mossuksesit të “Dasmës së Figaros: na zbulon se në atë kohë Salieri ishte në Francë për premierën e veprës së tij “Les Horaces”: do të kishte pasur goxha të vështirë që të përcaktonte në atë largësi suksesin apo mossuksesin e një vepre të Mozart. Ka shumë mundësi që nxitësi anti-Salieri qe poeti Giovanni Battista Casti, i cili ishte një rival i poetit të oborrit Lorenzo da Ponte, autor i libretit të “Figaro”. Në thelb, diatriba Mozart – Salieri nuk duhet të ketë qenë gjë tjetër veçse një aferë e montuar me art. Në fakt, kur në mënyrë të çuditshme – në vitin 1788 – Salieri mori detyrën e “Kapellmeister” të oborrit perandorak, ai nuk propozoi për rastin një opera të çfarëdoshme, por një ribërje të “Dasmës së Figaros” të Mozart (mik – armikut!?). Është fakt se me kalimin e kohës u përhap dhe u konsolidua legjenda e helmimit të supozuar të Mozart nga ana e një Salieri të tërbuar nga zilia. Legjendë e privuar nga çdo bazë, por që gjithsesi ka frymëzuar artistë të ndryshëm gjatë shekujve. Forman nuk ka qenë as i vetmi, as i pari: përpara tij, në ekuivok analog kishte rënë edhe poeti (dhe shkrimtari) rus Aleksàndr Sergejeviç Pushkin. Ky në vitin 1830 kishte shkruar “Mozart e Salieri” (në të kundërt e mbiquajtur në mënyrë simptomatike “Zilia”). Në dramën e tij shumë të shkurtër në vargje, Pushkin imagjinon që Salieri – i tërbuar nga xhelozia – do t’i komisiononte rivalin “Requiem” e zakonshëm, me synimin që t’ia vidhte pasi ta helmonte. Në linjë pastërtisht fakti, padyshim që “Requiem” ishte një vepër e kompozuar me komision; megjithatë, porositësi ishte i mirënjohur: bëhej fjalë për Kontin Fritz Von Walsegg dhe ishte ky që mund të kishte synimin që ta paraqiste si të vetin me rastin e ekzekutimit të funeralit të dhëndërit të vet. Nuk ka munguar kush e ka konsideruar të drejtë që të bëjë shaka lidhur me ndodhinë e treguar nga Pushkin, duke pohuar: “Nëqoftëse Salieri nuk e ka vrarë Mozart, me siguri Pushkin e ka vrarë Salieri”. Në vitin 1898, “Mozart e Salieri” u shfaq në versionin e kompozitorit Nikolaj Rimskij-Korsakov. Muzika është frymëzuar dhe i është kushtuar kompozitorit Aleksandr Dargomujzhiski, ndërsa libreti ishte i vetë Rimskij-Korsakov, që bazohej mbi dramën me të njëjtin emër të Pushkin dhe sesi kjo vepër u nda vetëm në dy skena. Muzika u ekzekutua nga pianisti dhe kompozitori Sergej Rahmaninov. Është i vitit 1978 një përshtatje e mëtejshme e ndodhisë mozartiane: në fakt, më “Amadeus” dramaturgu Peter Shaffer pushton teatrot e Londrës. Ndodhia merr bazat e veprës së Pushkin dhe ia zgjeron shtrirjen. Mbetet zilia e Salieri dhe “Requiem” i porositur nga një njeri i veshur me të zeza (Salieri i maskuar), por gjithçka thellohet dhe sidomos narrativa vjen nga vepra e vetë Salieri. Teksti pëson modifikime, deri në versionin definitiv të vitit 1981. Për të gjetur versionin e fundit, dramën e Shaffer, duhet të arrihet në vitin 1984 kur Milosh Forman sjell në sallat kinematografike “Amadeusin” e tij. Nuk do të donim që puna e tanishme të tingëllonte si një gjykim absolutisht negativ ndaj veprës së Forman. Praktikisht, nga njëra anë personazhi Mozart merr karakteristika lehtësisht karikatureske; nga ana tjetër janë zbutur anët negative të personazhit Salieri: Salieri kinematografik (i interpretuar nga F. Murray Abraham) është patjetër më pak “negativ” se ai i propozuar në dramën e Shaffer. Në thelb, karakteret e të dy personazheve janë zhveshur nga një sens ironie dhe zbutur nga një ndjenjë e madhe muzikore në skenën e famshme madhështore të kompozimit të “confutatis maledictis”. Nëqoftëse do të na duhej të bënim bilancin lidhur me atë që mund të ketë ndodhur në fakt midis Salieri dhe Mozart, do të detyroheshim të konkludonim se:

” Është shumë e mundur që Salieri të jetë nxitur nga ky rivalitet që dallon raportet midis artistëve të nivelit të lartë;

” Se kjo nuk nënkupton automatikisht që Salieri kishte mundësinë, rastin apo vullnetin për ta eliminuar fizikisht Mozart nga horizonti i tij;

” Në çdo rast, nuk do të kishte asnjë përfitim;

” Nga ana tjetër nuk ka dyshim se Mozart ishte gjeni, se ndjehej pothuajse totalisht i “pakuptueshëm” dhe se ishte një subjekt lehtësisht i influencueshëm dhe pafundësisht i brishtë.