Shkëlqimi i parakohshëm dhe fundi i trishtë i ish-mbretëreshës së Francës, Mari Antuaneta, jeta në kapërcyell e një gruaje të rrallë

Do të mbetet emblematike në historinë e monarkisë franceze, emri dhe gjithçka që rreket të krijojë një panoramë atë çfarë ishte mbretëresha e Francës, Maria Antoneta. Ajo u martua me Luigjin XVI te Francës. Ishte austriake. Në dasmën e saj morën pjesë rreth 2000 vete. Kur Maria Antoneta po firmoste dokumentin e martesës, pena e saj lëshoi boje, që në atë kohe quhej si martesë plot fatkeqësi. Te gjithë i pushtoi një shastisje. Thashethemnaja pushtoi Francën cep më cep. Gumëzhinte oborri mbretëror.

Kur Maria Antoneta u martua me Luigjin XVI te Francës, ajo ishte vetëm 14 vjeç. Ne atë kohe për mbretërit kaq ishte mosha e limituar e marteses. Maria lindi katër fëmije, dy djem dhe dy vajza. Një mbretëreshë që do t’i kthente shpinën popullit, si ajo, mendonte vetëm për vete. Kaluan disa vite, francezët e shprehën verdiktin e tyre për te mos pasur më mbretër e mbretëresha. Maria Antonetes i’u pre koka ne gijotinë. Po këtë fat tragjik pati edhe vet bashkëshorti i saj, Mbreti, Luigji i XVI, i fundit i varganit të Luigj-ve të Francës.

Një nga rrëfimet më të bukura për Mari Antuanetën është bërë nga shkrimtari I njohur Stefan Cvajg. Biografinë e librit të tij për Maria Antuanetën, i cila u kurorëzua mbretëreshë e Francës në moshën 15-vjeçare, Stefan Cvajgu e bazoi në dokumentet e korrespondencës së Maria Antuanetës me nënën e saj.

Cvajgu analizon pikërisht kiminë e shpirtit të kësaj gruaje, që nga kënaqësitë e saj intime e deri në vuajtjen e saj publike. Maria Antuaneta kishte lindur si princeshë e Austrisë. Ajo u martua me mbretin Luigj XVI, si rrjedhojë e makinacioneve politike të familjeve monarke të asaj kohe. Mbreti Luigj XVI kishte një karakter të dobët dhe të pavendosur.

Ai gjithashtu nuk mund të përmbushte detyrimet bashkëshortore, për shkak të paaftësisë së tij fiziologjike. Që të lehtësonte ankthin e saj të brendshëm, Maria Antuaneta zgjodhi një jetesë ekstravagante dhe të trazuar, duke e kaluar kohën në lojërat e fatit dhe duke bërë shpenzime të bujshme e të pafundme, por më në fund gjithçka i doli kundër.

Sidoqoftë, gjatë viteve të fundit të jetës, Mari-Antuaneta ndryshoi sjelljen e saj të mëparshme ekstravagante dhe të padurueshme, duke u bërë këmbëngulëse e guximtare dhe me një përpjekje të admirueshme për të mbrojtur dinjitetin e saj, e përqafoi vdekjen me qetësi të plotë.

***

Maria Antoneta harxhonte tepër para për ballo dhe bizhuteri e veshje nga më të shtrenjtat. Banorët e Francës nuk e donin sundimtaren e tyre, sepse ajo nuk mendonte për ata. Shumica vdisnin nga uria dhe askush nuk shqetësohej për ta përveç familjarëve. Gjithashtu Maria Antoneta kishte shumë shoqe në pallatin e Versajës, por disa prej tyre nuk ia donin të mirën asaj,për shkak të pasurisë përrallore që ajo zotëronte. Maria Antoneta ishte shumë e ashpër me popullin e saj, sepse që e vogël ajo ishte mësuar të ishte në qendër të vëmendjes. Gjithçka që ajo kishte përreth ishte vetëm ar e pasuri madhështore. Pastaj, edhe mosha kur ajo u bë mbretëreshë ishte shumë e vogël dhe nuk kishte mësuar shumë të sundonte. Në anën tjetër ishte edhe mamaja e saj,e cila ishte Maria Tereza e Austrisë që i thoshte vazhdimisht nëpërmjet letrave që po bënte gabime të mëdha duke shpenzuar për ballo e veshje ne vend qe te shpenzonte për popullin e saj që ishte në skamje totale. 23 milion banorë përbënte populli i saj, nga 25 milion banorë që kishte Franca në atë kohë. Djali i Maria Antonetës kishte lindur me një sëmundje, i cili në moshën 7-vjeçare vdiq, ndërsa motra e tij gëzonte shëndet të plotë. Para se ai të vdiste rënkonte shumë nga dhimbjet dhe një ditë kur ai ndodhej në shtrat i mbytur nga dhimbjet, populli hyri në oborrin e Versajës dhe filloi të thërriste me të madhe poshtë ballkonit të asaj dhome, mbretëreshën e tyre me shumë fuqi edhe pse po binte shi i rrëmbyer dhe bënte shumë ftohtë. Në një moment djali i saj filloi të thërriste të atin ndërkohë që mamaja e tij qëndronte afër tij, por ai donte vetëm Luigjin XVI. Aty Maria Antoneta u ndërgjegjësua. Nuk mund të arrinte ta besonte se as djali i saj nuk e donte më atë. E tronditur, ajo u çua dhe shkoi te ballkoni ku populli i saj po e thërriste. Ajo doli dhe iu përkul popullit të saj. I gjithë vendi ra në qetësi të plotë dhe askush nuk bënte zë. Më vonë ajo lindi një djalë tjetër që vazhdoi jetën normalisht. Maria Antoneta ishte një sundimtare jo e mirë, por një mama shembullore. Në vitet 1788-1789 Pallati i Versajës pësoi humbje të mëdha ekonomike. Populli u rebelua. Më 14 korrik 1789 populli shembi Bastijen, fortesën e mbushur me armë e monicione, e cila i dha fund Revolucionit Francez. Aty ata ngritën flamurin e sotëm francez(kuq,bardh,blu) dhe kjo datë festohet si festa e Pavarësisë në Francë.