Ngrohuni nga zjarri i ndjenjave të një letre dashurie që Gabriel Garsia Markez shkroi për zemrën që i’u blatua shpirtit të tij

E Dashur…

kam kuptuar që shkrimtari është gjithmonë në luftë me mjedisin në të cilin shkruan, tamam si dashuria që tenton të jetojë përjetësisht. Ja pse nuk prita asnjë sekond tjetër që të ulesha përsëri e të rifilloja letrën që e lashë pa filluar rreth një orë më parë.

Postjeri më tha që e kanë zgjatur orarin për të pranuar letra e që për mua do e mbyllte njërin sy edhe për vonesa të tepruara. Me siguri do të ketë lexuar letrat e mia e ka rënë në dashuri me ty. Ja kisha frikën kësaj gjëje, por më mirë të bëj të tjerët të dashurohen me ty sesa ti të vazhdosh ditët e tua pa ditur se sa lehtë i bën të tjerët të bien për ty duke të parë nëpërmjet fjalëve të mia.

E mban mend fiksimin tonë të hershëm për ëndrrat dhe kuptimet e tyre? E di, nuk arritëm asnjëherë t’ua gjenim fundin e ndoshta kjo është arsyeja se pse më shfaqesh këto netët e fundit kur mbyll sytë. Mesa duket egoizmi i tepruar që ke pasur për të marrë dashuri nuk të qënka shuar fare. Gjithmonë ta kam urryer atë veçori, pasi doemos duhet të jetë një ves, kur pi me litra dashuri e përsëri mendon për goten e rradhës. Ama e di mjaft mirë që nëse nuk do e kishe atë gjë, une s’do kisha asgjë.

Ja për shembull dje, tek po ecja rrugës për të blerë disa libra të rinj, pasi kam nevojë që të dal nga idetë e djeshme, pashë një vajzë. Nuk ishte aspak si ti, por në mëndjen time imazhi yt ishe gjithçka që shihja. Humba aq shumë në formën e gushës së saj duke pikturuar butësinë e lëkurës tënde, saqë nuk e dëgjova as të kuqen e semaforit që kërcente para syve të mi. Kalova rrugën me shpejtësi që mos ta humbisja fytyrën e saj nga vështrimi im. Në mëndje shpresoja që të mos më vinte re, pasi do e kuptonte mënjëherë që po mendoja për ty. E një femre nuk i pelqen ta shikojnë për një tjetër. Edhe pse në rastin tënd jam i sigurtë që dhe vetë ajo do bënte një përjashtim.

Flokët nuk i kishte aspak si ti. Ja pse mu desh të bëhesha piktor e të kaloja aromën e kaçurrelave të tu nga kujtimet e mia tek mendimet e saj. Mollëzat nuk e kishin aspak atë nuancën ngjyrë ari që krijohet tek ti kur të buzëqeshin sytë, ama bëra më të mirën që munda për t’i dhënë buzëqeshjen që kam kur ti më sheh drejt e në sy.

Në fund mbërrita tek sytë. Ngjyra e tyre ishte gati e njëjtë me të tuat, ama e dija me siguri që i mungonte epshi i egër që ti i jep shikimit kur i lyen buzët me të kuqe. E buzët janë gjithmonë të kuqërremta kur të shikoj tek femrat e tjera. Ndoshta sepse buzët e tua janë të marrosura pas të kuqes. Ose ndoshta sepse gjaku im është i marrosur pas buzëve të tua.

Nese do ta dija qe sot do te ishte hera e fundit qe do te te shihja duke fjetur, do te te perqafoja fort,fort dhe do t’i lutesha Zotit qe te behesha roja e shpirtit tend. Nese do e dija se kjo do ishte hera e fundit qe do te te shihja te dilje nga dera, do te te perqafoja dhe do te te jepja nje puthje dhe do te te therrisja perseri qe te te jepja edhe te tjera.

Nese do ta dija qe kjo do te ishte hera e fundit qe do ta degjoja zerin tend, do te regjistroja cdo fjale tenden qe te mund te te degjoja perseri,perseri.. Nese do te dija qe keto do te ishin momentet e fundit qe do te te shihja, do te te thosha “te dashuroj” dhe do te supozoja jo logjikisht se e dije me pare. Ekziston gjithmone nje e neserme dhe jeta na jep edhe mundesi te tjera qe t’i bejme gjerat sic duhet, por nese bejme gabime na mbetet vetem e sotmja.

Do te doja te te thoja se sa shume te dua dhe se kurre s’do te te harroj. E nesermja nuk eshte e sigurt per askend, si i ri, si i vjeter. Sonte mund te jete hera e fundit qe i shikon njerezit qe do. Prandaj mos prit me, beje sot sepse e nesermja nuk vjen kurre. Sigurisht do pendohesh per diten kur nuk gjete kohe per nje buzeqeshje, nje perqafim, nje puthje dhe sepse ishe i zene per te realizuar nje deshire te tyre.

Mbaji ata qe dashuron prane vetes, thuaju duke mermeritur se sa shume ke nevoje per ta, dashuroji, sillu mire, gjej kohen per ta, thuaju “me vjen keq”, “me fal” , “faleminderit” dhe te gjitha fjalet e dashurise qe di. Asnjeri nuk do te te mbaje mend per mendimet e tua te fshehta…

Gabriel Garcia Marquez